E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Drejtori i përgjitshëm i Policisë së Shtëtit Muhamed RrumbUllaku është shprehur se deri më tani janë evidentuar 54 raste të krimeve zgjedhore gjatë fushatës elektorale.
Rrumbullaku ka theksuar se janë ngritur grupe të posaçme hetimore për krimet zgjedhore.
Ndër të tjera, Rrumbullaku i ka bërë thirrje qytetareve që të denoncojnë çdo rast të cënimit të votës.
"Procesi zgjedhor është i rëndësishëm për qytetarët dhe për vendin dhe si rrjedhojë, Policia e Shtetit është e angazhuar plotësisht për zbatimin e detyrimeve ligjore për mbarëvajtjen e këtij procesi.
Në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për Policinë e Shtetit”, Kodi Zgjedhor, vendimet dhe udhëzimet e nxjerra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash te cilat synojnë garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë procesit elektoral, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore.
Në kuadër të masave të ndërmarra gjatë fushatës elektorale, nga strukturat e Policisë së Shtetit u angazhuan maksimalisht 5081 punonjës policie, për mbarëvajtjen e 1471 aktiviteteve elektorale, dhe në asnjë aktivitet elektoral, të zhvilluar në ambiente të hapura dhe të mbyllura, nuk është evidentuar asnjë incident që cenon procesin.
(Masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë prezantuar në mënyrë të detajuar, gjatë paradites së sotme, në konferencën për median, nga Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, në Policinë e Shtetit.)
Në zbatim të Kodit Penal, në bashkëpunim të ngushtë me organet proceduese të juridiksionit të përgjithshëm dhe të posaçëm, Policia e Shtetit ka ngritur grupe të posaçme hetimore për evidentimin dhe dokumentimin ligjor të çdo veprimtarie të paligjshme në fushën e krimeve zgjedhore, të përcaktuara nga nenet 325-330 të Kodit Penal.
Në këtë kuadër, gjatë periudhës zgjedhore, strukturat e posaçme hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, kanë vlerësuar dhe analizuar çdo informacion, indicie, kallëzim apo deklarim të çdo qytetari, përfaqësuesi të subjekteve zgjedhore apo kandidati, me qëllim sqarimin e rrethanave, sigurimin e provave dhe vënien e autorëve para drejtësisë.
Nga të dhënat statistikore rezulton se:
Nga data 14.04.2023 deri më 12.05.2023, janë evidentuar gjithsej 54 raste të veprave penale në fushën e krimeve zgjedhore, për të cilat janë proceduar penalisht gjithsej 88 shtetas.
Të ndara sipas veprave penale:
1-Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve, 25 raste me 45 autorë;
2-Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike apo zgjedhore, 1 rast me 1 autor;
3-Korrupsioni pasiv në zgjedhje, 20 raste me 25 autorë;
4-Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje, 2 raste me 3 autorë;
5-Pengimi i zgjedhësit, 3 raste me 7 autorë;
6-Shkelja e të drejtës së zgjedhjes, 3 raste me 7 autorë.
Për veprat penale të sipërcituara, grupet e posaçme hetimore kanë vepruar në përputhje të plotë me ligjin dhe me autorizimet e organeve proceduese, si dhe vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre rasteve.
Tashmë kemi mbërritur në fazën finale të këtij procesi, dhe detyrat dhe angazhimi i Policisë së Shtetit janë më të shtuara, me qëllim që të garantohet rendi dhe siguria publike, si dhe që çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë të ushtrojë qetësisht dhe i sigurtë, të drejtën kushtetuese për të votuar.
Në përfundim, apeloj që qytetarët të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën e tyre për të votuar, apo që synon të tjetërsojë votën e tyre.
Njëkohësisht, apeloj për të gjitha subjektet politike, që të zbatojnë me korrektësi detyrimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, për çdo rast të cenimit të ligjit', tha ai./CNA.al
Policia e Shtetit është shumë e vendosur dhe e angazhuar për të siguruar deri në fund mbarëvajtjen e procesit zgjedhur, si dhe për mbajtjen në kontroll të plotë të të gjithë territorit të vendit, me qëllimin e vetëm, sundimin e ligjit.
Podcasti i radhës “Public Square” nga Ditmir Bushati, traj...
Gazetari Elton Qyno ka reaguar pas arrestimit të ka...
Ministria e Arsimit ka njoftuar këtë të premte se ku do të...
Ambasada e SHBA-së në Shqipëri u ka bërë thirrje partive p...
Avokati i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për H...
Disa orë na ndajnë nga zgjedhjet e 14 majit ku qytetarët d...
Policia ka shoqeruar në komisariat dy punonjës të Bashkisë...
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pas deklarata...
Drejtoria vendore e Policisë së Vlorës në një deklaratë pë...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka folur ...
Akuzat për shitblerje votash në prag të zgjedhjeve të 14 m...
Zbardhet dokumenti që tregon se është firmosur urdhër-arre...
Qytetarë të Himarës kanë reaguar pas arrestimit të Fredi B...
Ambasadorja greke në Tiranë, ishte në Ministrinë e Jashtme...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shoqërimit nga po...
Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, ...
Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike D...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka reaguar pas ndalimit...
Pas lajmit për ndalimin e kandidatit për kryetar Bashkie t...
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për kryetar bashk...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...