Ndërtimet pa leje/ IKMT, aksion në Ksamil
IKMT ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje n...

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, në një deklaratë për mediat, ka reaguar për deklaratat e Arben Ahmetajt për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama ndaj të cilëve drejtoi gishtin për vjedhjen e kryer me inceneratorin inekzistent të Tiranës.
Boçi u shpreh se Ahmetaj konfirmoi lidhjet okulte politikë-media-drejtësi-krim, të cilat orientojnë, frymëzojnë dhe mbrojnë korrupsionin marramendës të Edi Ramës.
Nënkryetari tha se Ahmetaj vërtetoi me zërin e një socialisti se vendi udhëhiqet nga një bandë narko-politike që kanabizoi vendin, e shpopulloi atë, e korruptoi fund e krye dhe sot kontrollon çdo pushtet e institucion, që grabit milionat e pasurisë publike, që synon të eliminojë politikisht e madje deri fizikisht ata që thonë të vërtetën, pavarësisht krahut politik.
“Dje shqiptarët kanë dëgjuar nga vetë ish-krahu i djathtë i Edi Ramës se koka e aferës korruptive të inceneratorëve është vetë Edi Rama, ndërsa pronari faktik i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj, duke vërtetuar kështu akuzat e ngritura me fakte nga Partia Demokratike.
Arben Ahmetaj faktoi se mbrojtësit kryesorë të vjedhjes së shekullit janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe SKAP-istët e tjerë, të cilët të korruptuar nga Rama-Veliaj shkartisën dosjen e vjedhjes së shekullit dhe nuk hetojne procedurën antiligjore të prokurimit të firmosur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, por bëjnë 'koka turku' sipas urdhrit të Rama-Veliaj.
Arben Ahmetaj dëshmoi mbrëmë se Mirel Mërtiri nuk është pronar i djegësit të Tiranës, por është Erion Veliaj dhe se për zhdukjen e 130 milionë eurove për inceneratorin e Tiranës, Dumani-Kraja dhe organizata e tyre kriminale nuk hetojnë, sepse ato para janë vjedhë zhdukur nga Rama-Veliaj.
Krahas kësaj Ahmetaj denoncoi kapjen politike të Altin Dumanit, Arben Krajës dhe SPAK-ut, si dhe përdorimin e tij prej Ramës, si marionetë e bindur politike me qëllim për të stisur hetime e akuza, për të arrestuar e burgosur, shantazhuar e dënuar, kundërshtarët e tij politikë brenda PS, sikurse armiqtë politikë të opozitës, apo këdo që synon të thotë të vërtetën për bandën e tij narko-politike.
Pasi Dumani-Kraja u thanë shqiptarëve se nuk mund të sekuestrohet inceneratori, sepse na hedhin në Arbitrazh, pasi deklaroi se nuk dihet kush janë pronarët, sikur të ishte një shtet jashtë planetit, deri sot nga 130 milionë para të vjedhura për ndërtimin e inceneratorit që nuk ekziston, nuk ka gjetur apo konfiskuar një qindarkë të vetme, vetëm se ato janë paratë e padronëve të tij.
Metodat e përdorura nga SPAK-u nën drejtimin e partisë në pushtet, u demaskuan si metoda staliniste që nuk respektojnë asnjë ligj, të denja për hetuesinë e periudhës së diktaturës komuniste, duke e shndërruar atë në një aparat shtypës politik që vetëm drejtësi nuk bën.
Si ish-ministër i qeverisë socialiste, qeveri që i bie gjoksit për reformën në drejtësi, Ahmetaj rrëzoi dhe iluzionet më të fundit të mbetura në këmbë ende për vetting-un dhe rezultatet e kësaj reforme, e cila ka shndërruar drejtësinë në njërën prej degëve më të korruptuara të ekzekutivit që mbjell vetëm padrejtësi.
Ai rikonfirmoi lidhjet okulte politikë-media-drejtësi-krim, të cilat orientojnë, frymëzojnë dhe mbrojnë korrupsionin marramendës të Edi Ramës.
Dje ai vërtetoi me zërin e një socialisti se vendi udhëhiqet nga një bandë narko-politike që kanabizoi vendin, e shpopulloi atë, e korruptoi fund e krye dhe sot kontrollon çdo pushtet e institucion, që grabit milionat e pasurisë publike, që synon të eliminojë politikisht e madje deri fizikisht ata që thonë të vërtetën, pavarësisht krahut politik.
Prapa fasadave e fanfarave, fjalimeve figurative e dirigjimeve qesharake të Edi Ramës, shqiptarët kuptuan dhe njëherë se fshihen intriga, poshtërsi, ngulje thikash, vrasje politike e jopolitike, ndarje parash e interesash të nivelit të basifondeve të botës së krimit.
Shqiptarët u njohën dhe një herë, siç jua ka bërë të ditur Partia Demokratike, se në krye të vendit është një grup i strukturuar kriminal që duhet të përfundojë në honet e burgjeve dhe honet e historisë.
Ne nuk shfajësojmë Ahmetajn, por e inkurajojmë atë të kontribuojë për drejtësinë.
Shqiptarët nga dje janë të bindur gjithnjë e më shumë se vendi ka rrëshqitur drejt një autokracie kriminale që tenton të konfirmojë sundimin e saj duke kërkuar të eliminojë çdo opozitë”, tha Boçi.
Ndër të tjera u bëri thirrje qytetarëve se duhet të reagojnë dhe të ngrihen në këmbë në mënyrë që të shpëtojnë vendin dhe demokracinë.
“Vendi është në rrezik!Qytetarët duhet të reagojnë! Partia Demokratike i bën thirrje çdo demokrati, çdo qytetari, çdo të riu e të reje që të ngrihen në këmbë. Të nisim aksionin politik të bashkuar për të shpëtuar vendin dhe demokracinë. Është koha e sakrificave! O sot, o kurrë!”, u shpreh Boçi./ CNA
IKMT ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje n...
Deputeti i 362 votave, Petrit Vasili, ka reaguar pas dekla...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka hedhur akuza n...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka sjellë situatën...
Trupa e Vleresimit në Agjencinë e Mikëqyrjes Policore ka v...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në intervistën tele...
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ish-kryebashkiaku...
Zëvendësrektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, Ar...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka dalë nga a...
GJKKO ka shtyrë seancën për ish-zëvendëskryeministrin Arbe...
Deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministr...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqit...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po tenton ta bëjë ...
Polumbarët e RENEA-s kanë kryer për rreth dy muaj kërk...
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë deklaroi pak ditë më ...
Edhe mbrëmjen e sotme dhjetëra qytetarë dhe eksponentë të ...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar...
Platforma e-Albania do të jetë përkohësisht jashtë funksio...
Me datë 13 shkurt do të jepet pretenca për kryebashkiakun ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...