web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I akuzuar për shpërdorim detyre në 2 raste/ Shtyhet seanca për ish-kryebashkiakun socialist

2 Shkurt 2024, 10:32, Aktualitet CNA

I akuzuar për shpërdorim detyre në 2 raste/ Shtyhet seanca

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ish-kryebashkiakun socialist të Durrësit, Vangjush Dakon.

Seanca e radhës do të mbahet në datën 27 shkurt në orën 12:00.

Dako është arrestuar dhe akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste.

Vangjush Dako u arrestua në qershor të vitit 2023 pas hetimit të bërë nga SPAK për shpërdorim detyre në dy raste.

I pari kishte të bënte me legalizimin jashtë ligji të disa kateve pa leje të një pallati.

Ndërsa momenti i dytë lidhet me tenderin e shëtitores së Durrësit, ku sipas kontrollit të lartë të shtetit, Dako i ka krijuar buxhetit një dëm prej 18 milionë lekësh./ CNA





Lajmet e fundit nga