Telefona të fshehur në ambientet e dusheve/ Çfarë u sekuestrua në burgun e Peqinit dhe Shkodrës
Kontrolle për sende të ndaluara janë zhvilluar në burgun e...

Është bërë së fundmi publik raporti përfundimtar i vendeve anëtare të Bashkimit Europian për ecurinë e Shqipërisë në procesin e negociatave të anëtarësimit. Dokumenti, i dakordësuar mbi një draft të Komisionit Europian dhe i shoqëruar me raportin e vlerësimit të piketave të ndërmjetme (IBAR), përmbledh progresin e deritanishëm të vendit në përmbushjen e detyrimeve të integrimit.
Në këtë raport evidentohen kritikat e ashpra të BE, e cila shpreh keqardhjen dhe i kërkon Shqipërisë që të adresojë përpjekjet në rritje dhe shqetësuese nga zyrtarët publikë ose politikanët, përfshirë ata në nivele të lartë për të ushtruar ndikim të tepruar mbi institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK.
Po ashtu theksohet se Shqipëria duhet të adresojë sulmet personale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke nënvizuar se KLGJ dhe KLP duhet të reagojnë me vendosmëri ndaj sulmeve ndaj gjyqësorit nga përfaqësuesit e degës ekzekutive ose legjislative.
“BE-ja shpreh keqardhje dhe i kërkon Shqipërisë që të adresojë në mënyrë efektive përpjekjet në rritje dhe shqetësuese nga zyrtarët publikë ose politikanët, përfshirë ato në nivele të larta, për të ushtruar ndikim të tepruar mbi institucionet e drejtësisë, përfshirë Strukturën e Specializuar Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe sulmet personale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe të forcojë më tej qëndrueshmërinë e institucioneve të drejtësisë ndaj rasteve të ndërhyrjes së brendshme dhe të jashtme, duke përfshirë sigurimin që KLGJ dhe KLP të vazhdojnë të reagojnë me vendosmëri ndaj sulmeve ndaj gjyqësorit nga përfaqësuesit e degës ekzekutive ose legjislative”, thuhet në raport.

Më tej, në raport theksohet se BE ka konstatuar se kuadri legjislativ dhe institucional i Shqipërisë për antikorrupsionin është pjesërisht në përputhje me acquis të BE-së.
Po ashtu ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimet për akuzat për korrupsion, përfshirë edhe kundër zyrtarëve të lartë.
Sipas raportit BE-ja mirëpret rezultatet e mira të arritura deri më tani nga SPAK dhe gjykatat e tij, përfshirë në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Megjithatë, BE-ja nënvizon se korrupsioni mbetet i përhapur në shumicën e fushave të jetës publike dhe të biznesit, duke përfshirë në të gjitha degët e qeverisjes qendrore dhe lokale dhe institucioneve, dhe mbetet një fushë me shqetësim të madh.
"BE-ja vëren se kuadri legjislativ dhe institucional i Shqipërisë për antikorrupsionin është pjesërisht në përputhje me acquis të BE-së. BE-ja mirëpret progresin e prekshëm të Shqipërisë në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimet për akuzat për korrupsion, përfshirë edhe kundër zyrtarëve të lartë. BE-ja mirëpret rezultatet e mira të arritura deri më tani nga SPAK dhe gjykatat e tij, përfshirë në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Megjithatë, BE-ja nënvizon se korrupsioni mbetet i përhapur në shumicën e fushave të jetës publike dhe të biznesit, duke përfshirë në të gjitha degët e qeverisjes qendrore dhe lokale dhe institucioneve, dhe mbetet një fushë me shqetësim të madh.
BE-ja thekson rëndësinë që Shqipëria të intensifikojë përpjekjet për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë dhe për të mbështetur parimin e barazisë para ligjit, dhe që gjyqësori, përfshirë SPAK-un, të vazhdojë të kryejë punën e tij në mënyrë të pavarur, si dhe me paanësi, llogaridhënie, profesionalizëm dhe respekt për të drejtat e mbrojtjes, pa ndërhyrje", thuhet në raport./ CNA

Kontrolle për sende të ndaluara janë zhvilluar në burgun e...
Kontrolle janë ushtruar në IEVP Durrës. Sipas të dhënave n...
Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka folur në Kuvend për...
Në Kuvend janë zhvilluar diskutime për investimin prej 100...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ba...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ja...
Pas gati dy orësh, ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klo...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2.1 vite burg ish-kryetaren...
Gjykata e Posaçme vendosi sot të shpallë të pafajshëm në p...
Gjykata e Shkodrës vendosi të lërë në burg autorin e dhuni...
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Kra...
Elbasani prej më shumë se dy ditësh po përballet me munges...
Ish-deputetja socialiste, Klotilda Bushka, është paraqitur...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka ...
Grupi i Punës në Këshillin e Bashkimit Europian ka kaluar ...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, foli sot ...
Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, që rezulton i z...
Arrestohet drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka mbërritu...
Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, është paraqitur...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...