Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Vodafone dhe Google njoftuan së fundmi se do të ketë një zgjerim strategjik dhjetëvjeçar të partneritetit të tyre për të sjellë shërbime, pajisje e përvoja të reja televizive për miliona klientë të Vodafone në mbarë Evropën dhe Afrikën, mbështetur në Cloud të avancuar (Gen AI) dhe modelet Gemini të Google.
Kjo marrëveshje do të rrisë kapacitetet për të ruajtur materiale, sigurinë dhe asistencën në përdorimin e Inteligjencës Artificiale për klientët Vodafone në 15 vende, si dhe partnerët e saj në 45 tregje, teksa Google do të përdorë shërbimet fikse dhe celulare të Vodafone për të përmirësuar produktivitetin e fuqisë punëtore.
Margherita Della Valle, drejtoreshë Ekzekutive e Vodafone Group, tha se:
“Vodafone dhe Google do t’u sigurojë pajisje dhe përmbajtje të gjeneruara nga AI miliona klientëve në gjithë botën. Falë këtyre shërbimeve, klientët mund të gjejnë mënyra të reja për të mësuar, krijuar e komunikuar, si dhe për të ndjekur programe televizive në një shkallë si kurrë më parë.”
Nga ana e tij, CEO i Google dhe Alphabet, Sundar Pichai, shtoi se:
“Partneriteti i zgjeruar me Vodafone do t’u ofrojë akses më shumë njerëzve në mbarë Evropën dhe Afrikën në produktet dhe shërbimet më të avancuara të AI të Google, përfshirë modelet Gemini. Jam i lumtur që konsumatorët e Vodafone, bizneset e vogla dhe qeveritë, do të përdorin Inteligjencën Artificiale dhe Google Cloud për të transformuar mënyrën se si punojnë dhe aksesojnë informacionin.”

Në fokus të partneritetit të Vodafone me Google është edhe aksesi i konsumatorëve në teknologjitë më të fundit hardware dhe digjitale, duke përfshirë AI dhe aplikacionet e mbështetura në Cloud. Vodafone dhe Google do të punojnë së bashku për të përmirësuar e zgjeruar njëkohësisht gamën e produkteve e shërbimeve të disponueshme në dyqane dhe online, e cila bazohet te një përvojë e re klienti, rrënjosur te përfitimet nga AI.
Gjithashtu, përmes këtij partneriteti synohet t’u ofrohet klientëve të biznesit mbrojtje më e madhe kibernetike përmes një metode bashkëkohore të sigurisë kibernetike, e cila do të zhvillohet së shpejti duke përdorur platformën e Operacioneve të Sigurisë së Google Cloud. Platforma do të ofrojë suport në incidentet e sigurisë dhe menaxhimin e rasteve. Vodafone do ta përdorë gjithashtu platformën në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të ndryshme, që garantojnë më shumë siguri për klientët online.
Po ashtu, të dyja kompanitë synojnë të promovojnë standardet universale të industrisë në fusha si siguria në internet, përdorimi i përgjegjshëm i AI, performanca e rrjetit dhe ndërveprueshmëria për të nxitur ekonomitë e mëdha të kenë efikasitet industrial, të shtojnë përdorimin e inovacionit dhe të përmirësojnë shërbimet publike. Nëpërmjet këtij partneriteti, Vodafone dëshiron të krijojë gjithashtu akses te më shumë njerëz në Cloud, në përmbajtje dhe ndërlidhjen që mbështetet tek AI.
Gjatë viteve të fundit në Shqipëri, fenomeni i përndjekjes...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në konfere...
Në Shqipëri do të hapet një universitet turk. Lajmin ...
Turqia do të bëjë trajnime dhe do të japë mbështetje me pa...
Në Tiranë pritet të përurohet xhamia e Namazgjasë me prani...
Që doganat janë hambar me hajdutë kjo dihet, por që ta...
Grupi Parlamentar i PD-së reagoi ashpër për anulimin e...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur m...
Fituesi i "Big Brother VIP", këngëtari dhe ish-noteri,...
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, ka dorëz...
Gazetari Sokol Balla “kërcënoi” mbrëmjen e së mërkurës...
Shqisa të mprehta, shumë studim e “stërvitje me shijen” du...
Numri i studentëve po vjen në ulje të shpejtë, për shkak t...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Opozita nuk do të ndalë protestat para Bashkisë së Tiranës...
Ish-ministri Fatmir Xhafaj në emisionin Opinion ka folur p...
Sonte i ftuar në emisionin Opinion, Fatmir Xhafaj ka folur...
Ashtu siç ishte paralajmëruar reshjet e shiut kanë kri...
Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se seanca parlamentare që...
Në Shqipëri, Sarandë po mbahet Kampionati i 6-të Botëror...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...