Rekursi në Gjykatën e Lartë/ SPAK triumfon ndaj Veliajt
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...

Përfaqësues të shoqërisë civile në Kukës shprehin shqetësimin mbi vazhdimin e fenomenit të emigracionit të paligjshëm, kryesisht të të rinjve, gjë që sipas tyre po ndikon në përkeqësimin e jetës social-ekonomike të banorëve të një prej zonave me pasuri të shumta natyrore, me miniera të kromit dhe bakrit, hidrocentrale si ai i Fierzës që është furnizuesi kryesor i vendit me energji, parku kombëtar i Valbonës, por edhe disa pikëkalime kufitare me Kosovën.
Megjithatë, thotë Rifat Demalija nga Qendra Rinore Progres, të rinjtë vazhdojnë të largohen përmes kanaleve që trafikantët kanë ngritur prej vitesh.
“Vetëm në vitin 2023 mund të ketë 400-500 të rinj që kanë tentuar të largohen drejt Anglisë, por jo vetëm, edhe vendeve të tjera për arsye emigracioni. Ndërkohë, ka rënë numri i familjeve me fëmijë, të cilët largohen nga vendi, kjo për arsye se një pjesë e madhe, pasi kanë provuar emigracionin e paligjshëm, janë rikthyer dhe nuk kanë rrezikuar për t’u larguar përsëri për shkak të kostove të larta, rrezikut për fëmijët e tyre edhe pasigurisë në vendin e mbërritjes”, thotë ai.
Vetëm gjatë vitit 2022, sipas të dhënave të Insitutit të Statistikave, popullsia e Qarkut të Kukësit u paksua me 1270 persona, ose me 1.7 përqind, dhe kjo kryesisht për shkak të emigracionit. Numri më i madh i të larguarve drejt emigracionit nga Qarku i Kukësit është nga zonat rurale, ku edhe kushtet e jetesës janë më të vështira dhe ku, gjithnjë e më shumë, po ndjehet mungesa e fuqisë punëtore.
Banorët e tre bashkive të Qarkut të Kukësit thuajse nuk përfitojnë asgjë nga pasuritë e shumta natyrore që shfryrëzohen ne territorin e tyre, çka ka ndikuar që Qarku i Kukësit të renditet si qarku më i varfër në Shqipëri.
“Vështirësitë ekonomike, papunësia, arsimimi, infrastruktura, që nuk janë të duhurat në vendin ku ata jetojnë, bëjnë që këta të rinj të largohen”, thotë Eris Zenelaj nga shoqëria civile.
Emigracioni i paligjshëm dhe i paorganizuar, sipas zotit Demalija, ka ndikuar negativisht në ekonominë e zonës, ku tashmë ndjehet mungesa e aktivitetit ekonomik të të rinjve, kjo e theksuar kryesisht në zonën rurale të tre bashkive të këtij qarku.
“Nëse hedhim një vështrin në bar-lokalet dhe restorantet e Kukësit, Hasit dhe Tropojës vërejmë fenomenin e moshave shumë të reja, 12, 13 vjeçare, të cilët shërbejnë si kamarierë, tej normave të lejuara për punësim, por kjo ka ardhur për shkak të mungesës së krahut të punës”.
Të gjendur përballë një fenomeni që nuk po ndalet, përfaqësuesit e shoqërise civile në Qarkun e Kukësit shprehen mbi nevojën e programeve të qarta qeveritare në mbështetje të zhvillimit social-ekonomik të kësaj zone të largët verilindore për të frenuar emigracionin e paligjshëm, kryesisht të të rinjve drejt vendeve të BE-së./ VOA
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për zjarrin e rënë...
Aleati strategjik i vendit tonë, Shtetet e Bashkuara të Am...
Afera në inceneratorin e Tiranës dhe Ardit Gjoklaj, 17-vje...
Manchester City ka deklaruar zyrtarisht këtë të shtunë se ...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Gjyka...
Bllokohet rruga drejt fshatit turistik të Dardhës. Nu...
Qyteti liqenor i Pogradecit ka pësuar një "boom"...
Pas një ecurie të ngadalësuar në 2023-shin, për shkak ...
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me zjarrin në Burr...
Policia ka dhënë informacione të reja mbi zjarrin masiv në...
Pas kualifikimit në Europian ankthi i tifozëve është kalim...
Barometri në Euronews Albania për herë të parë sjell mendi...
Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e grupit parlame...
Një zjarr masiv është regjistruar mbrëmjen e sotme në Burr...
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Leshnicë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi...
Raporti për cilësinë e jetës në qytetet europiane publ...
Kuvendi do të nisë sesionin e ri parlamentar me fokus ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri ka deklar...
Isuf Berberi, njeriut të cilit ne i kemi raportuar një...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...