Pas ministrit të Mbrojtjes/ Shkarkimi i radhës nga Zelensky trondit ushtrinë ukrainase
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi këtë të diel ka sjellë një nga fjalimet më të rëndësishme të parlamentarizmit shqiptar që prej krijimit të tij.
Përmes Inteligjencës Artificiale ai ka sjellë fjalimin e Luigj Gurakuqit në mbledhjen e parë të Kuvendit të datës 21 janar të vitit 1924.
Peleshi ka ndarë fjalimin e një prej personaliteteve më të shquara të lëvizjes kombëtare, arsimore e kulturore, Luigj Gurakuqit, i cili përmes atij fjalimi përcolli vizionin e tij për shtetin që po lindte.
“Fjalët që formësuan shtetin, vizionet që i dhanë drejtim kombit!
Sot nisim një cikël të veçantë, duke sjellë fjalimet më të rëndësishme të parlamentarizmit shqiptar që prej krijimit të tij.
Përmes mundësive që na jep Inteligjenca Artificiale, e nisim me Mbledhjen e parë të datës 21 janar 1924, me një prej mendjeve më të ndritura të kombit, Luigj Gurakuqin, i cili përcolli vizionin e tij për shtetin që po lindte.
Fjalët e tij nuk janë vetëm histori janë busull për të sotmen dhe për të ardhmen. Janë kujtesë se Shqipëria ndërtohet me punë, me përgjegjësi dhe me unitet”, shkruan Peleshi.
Fjalimi i Luigj Gurakuqit në mbledhjen e parë të Kuvendit në 21 Janar të vitit 1924.
Mbledhja e sotme ka një qëllim ndryshe, jo historik kaq të madh, por për jetën qytetare të kombit shqiptar ka një vlerë edhe më të madhe.
Populli shqiptar, këto tre muajt e fundit bëri zgjedhjet me qetësi. Tregoi se ka një opinion publik dhe tha: "Themelet që janë vënë shtetit tonë, ato mendime që janë bërë, duhet të kenë siguri, duhet të forcohen, duhet t'i japim këtij shteti drejtimin e duhur, t'i japim formën e tij."
Ky është qëllimi i mbledhjes së Kuvendit Kushtetues që sot për herë të parë hap dyert e veta, ku janë mbledhur përfaqësuesit e kombit shqiptar.
Detyrë e madhe është, zotërinj të nderuar, kjo që kemi marrë përsipër: të formojmë themelet e shtetit tonë e t'i japim drejtimin e duhur popullit tonë. Kjo me të vërtetë është një detyrë e shenjtë, dhe një detyrë e rëndë, sepse duhet të marrim parasysh gjithë jetën e kombit tonë, që të dimë ta rregullojmë për të ardhmen e tij. Që të mund t'i sigurojmë një jetë të ndritur, përparimin e qytetërimin.
Të gjejmë rrugën e mesme, që të mos shkojë dikush para e dikush mbrapa, por të veprojmë të bashkuar, duke marrë parasysh zakonet e të gjitha fiseve të Shqipërisë, duke marrë parasysh nevojat e të gjitha krahinave, që të ecim në një udhë që të na bashkojë, që të na udhëheqë të gjithëve në një ligj të përbashkët, duke siguruar jo vetëm mbijetesën e popullit tonë, por edhe përparimin dhe qytetërimin e tij./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se këtë javë u preza...
Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për ndeshjen ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zhvillua...
Partia Demokratike do të protestojë të hënën para kryemini...
Në katin e dytë të Panairit të Librit gjendet standa e sht...
Ministri i Mbrotjes, Pirro Vengu ka ndarë mbrëmjen e sotme...
Ish-anëtarja e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja në një ...
Aktorja e njohur Elia Zaharia vjen në edicionin e 28-të të...
Ai njihet për penën e tij të mprehtë, një satirë që godet ...
Këshilltari i opozitës në Bashkinë Vlorë, Atird Hoxha ësht...
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahi...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aks...
Policia ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen dhe ...
Një protestë për mbrojtjen e kafshëve do të zhvillohet më ...
Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur të shpallë të paligjs...
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka reaguar në lidhje ...
CNA TV ka marrë të drejtat ekskluzive nga profesori dhe ...
Kanë kaluar plot 90 ditë nga mashtrimi publik i Erion Ve...
Pastori Akil Pano ka qenë i pranishëm në tubimin e zhvillu...
Koalicioni Pro Familjes dhe Jetës ka zhvilluar ditën e sot...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...