Kryegjyshi Botëror boton librat "Shtrirja e Bektashizmit në Shqipëri – Vëllimi I dhe II": Thirrje për reflektim shpirtëror
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahi...

Këshilltari i opozitës në Bashkinë Vlorë, Atird Hoxha është shprehur në një reagim në rrjetet sociale se Vlora sot është bërë simboli i korrupsionit dhe zhvatjes së qytetarëve.
Hoxha në postimin e tij, ka listuar dhe disa nga aferat që sipas tij kanë pasur përfitime marramendëse për klientët e pushtetit dhe kosto kolosale për qytetarët.
Ai shton më tej se Vlora po grabitet në çdo drejtim dhe se pasuritë publike po kthehen në fitime private.
Hoxha thekson se Vlora ka nevojë për përfaqësim të ndershëm, dhe për njerëz që jetojnë çdo ditë me problemet e Vlorës, dhe jo sipas tij për klientë të qeverisë që shfaqen vetëm për të marrë.
Postimi i plotë:
Vlora sot është bërë simbol i korrupsionit dhe zhvatjes së qytetarëve nga qeveria Rama&Balluku.
Aferë pas afere, përfitime marramendëse për klientët e pushtetit, kosto kolosale për qytetarët dhe tjetërsim brutal i pasurive publike të Vlorës.
Tuneli i Llogarasë, 50 milionë euro nga xhepat e qytetarëve
Një aferë e pastër korrupsioni.
Kosto të fryra, procedura të manipuluara dhe ministre e pandehur. Përfitimet për pak njerëz, fatura për qytetarët.
Porti i Vlorës, 18 pallate për klientët e qeverisë
Porti ekzistues iu dhurua Manes dhe Çeles për të ndërtuar kulla e pallate me fitime miliarda euro.
Interesi publik? I zhdukur.
Qyteti humbi portin, klientët dhe qeveritarët fituan pasuritë.
Porti i Triportit, 60 milionë euro për njerëzit e Salillarit
Koncesion i dhënë përmes një personi formal, punonjës i kompanisë së Salillarit.
Projekti që duhet të ndihmonte qytetin, nuk punohet ose punohet pak, qëllimi është të kthehet në burim fitimi për një grusht klientësh.
TEC-et lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3”
Afer e rëndë energjetike:
• 90 mijë euro në ditë pagesë
• Deri tani rreth 140 milionë euro kosto
• Prodhim minimal dhe i pavlefshëm
U shit si “shpëtim kombëtar”, doli mashtrim financiar.
Aeroporti i Vlorës, 750 milionë euro përfitime për koncesionarët, rrezik për buxhetin
Aeroporti duhet të hapet 1 marsin e ardhshëm, por është ende larg përfundimit. Ndërkohë, shteti garanton fitimin e kompanisë.
Për 10 vitet e para, nëse kompanitë e Pacollit dhe Ademit nuk fitojnë sa duhen, diferencën e paguajnë shqiptarët. Pa folur për kontratat publike dhe ato jo publike që rrezikojnë seriozisht funksionimin e aeroportit.
Landfilli i Sherishtës, 20 milionë euro për Zoton & Mërtirin, zero efikasitet
Teknologji jo funksionale, impakt i rëndë në mjedis dhe rezultat i dështuar.
Edhe një skemë tjetër ku humbet qytetari dhe fiton korrupsioni.
Aferat e reja në zhvillim
860 hektarë kullota në Kaninë, tjetërsim për parqe fotovoltaike në duart e klientëve të qeverisë.
Kompleksi “Flamurtari”, 60 mijë m² terren sportiv i kthyer në kulla 40-katëshe.
Pas projektit qëndrojnë publikisht interesat e administratorit të Flamurtari FC, Sinan Idrizi.
Fusha e Shkollës së Marinës, 20 mijë m² tokë publike planifikohet për komplekse banimi e hoteliere nga Bledar Sinani, ose siç njihet ndryshe (“Dari i APEX-it”).
Prej më shumë se 2 vitesh kjo zonë është shndërruar në parkim privat, nëpërmjet rryshfeteve në bashki e ministri.
Gabinat e Plazhit të Vjetër, tjetërsim i hapësirave publike për kulla private të Eduart Frangajt & Co.
Orikum, Pashaliman, 25 hektarë tokë shtetërore për “Meta Resort Albania” të italianit Dante Mazzitelli, personazh i hetuar në shtetin fqinj dhe për më tepër në një zonë të mbrojtur me ligj.
Vlora po grabitet në çdo drejtim.
Pasuritë publike po kthehen në fitime private.
Unë besoj se Vlora ka nevojë për përfaqësim të ndershëm, të vendosur dhe me rrënjë në këtë qytet.
Ka nevojë për zë të fortë, jo për zëra të blerë.
Ka nevojë për njerëz që jetojnë çdo ditë me problemet e Vlorës, jo për klientë të qeverisë që shfaqen vetëm për të marrë.
Ky model duhet të marrë fund.
/CNA
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahi...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aks...
Policia ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen dhe ...
Një protestë për mbrojtjen e kafshëve do të zhvillohet më ...
Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur të shpallë të paligjs...
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka reaguar në lidhje ...
CNA TV ka marrë të drejtat ekskluzive nga profesori dhe ...
Kanë kaluar plot 90 ditë nga mashtrimi publik i Erion Ve...
Pastori Akil Pano ka qenë i pranishëm në tubimin e zhvillu...
Koalicioni Pro Familjes dhe Jetës ka zhvilluar ditën e sot...
Punonjësit e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit në Bas...
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: “Dosja e “21 janarit”...
Gazetarja Klodiana Lala zbuloi disa të informacione të rej...
Gazetarja Klodiana Lala ndau këtë të premte detaje të tjer...
Gazetari Andi Bushati i ftuar në Syri Tv ka folur për sist...
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar me anë të një deklarate, ...
Shqipëria po hyn në një kapitull të ri të transformimit di...
Java e dytë e nëntorit e ka gjetur plot ngjyra vjeshte zon...
Kryebashkiakja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, që...
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Majli...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...