Rekursi në Gjykatën e Lartë/ SPAK triumfon ndaj Veliajt
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...

Vit pas viti Taksa e Ndikimit në infrastrukturë që vilet mbi ndërtimet e reja është duke u bërë furnitori kryesor i të ardhurave lokale në buxhetet bashkiake.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave burimi më i rëndësishëm në strukturën e të ardhurave të veta vendore në nivel kombëtar në vitin 2023 ishte taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja me 37% të totalit, e ndjekur nga taksat e pasurisë (18%), tarifa e pastrimit (13%) dhe të ardhurat jotatimore (9%), shkruan Monitor.
Bashkitë rritën më tej varësinë ndaj Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë e cila zuri 37% te të ardhurave të veta vendore nga 33% në vitin 2022.
Në vitin 2023 u grumbulluan 13.1 miliardë të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë me një rritje vjetore 30%. Të ardhurat nga ky zë shënuan gjithashtu rekord historik në vitin 2023.
Pavarësisht se në total ky burim është më i rëndësishmi për pushtetin vendor, në nivel njësie rreth 72.9% të ardhurave totale nga taksa e ndikimit në infrastrukturë e mbledh vetëm Bashkia Tiranë.
Burimet kryesore të e të ardhurave janë rritur në vlerë absolute, ndonëse pesha relative e tyre në strukturën e të ardhurave ka ndryshuar lehtësisht.
Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë përbën 48% të të ardhurave të veta në Tiranë, 65% në Kamëz, 52% në Kavajë, 49% në Himarë dhe 39% në Vorë dhe Sarandë, por Ministria e Financave vlerëson se ky burim të ardhurash nuk siguron qëndrueshmëri financiare në kohë, ndonëse zgjeron bazën e taksave të ndërtesës për të ardhmen.
Pavarësisht se Taksa e Ndikimit në infrastrukturë ka peshën më të madhe në të ardhurat e veta të pushtetit vendor, të ardhurat nga taksa e fjetjes në hotel kanë përjetuar rritjen më të lartë vjetore kundrejt vitit paraardhës, me 41% (408 milionë lekë në 2023 kundrejt 290 milionë në 2022), ndjekur nga taksa e ndikimit në infrastrukturë me 29% rritje (13 miliardë përkundrejt 10.1 miliardë në 2022) dhe “taksa të tjera”, 21% rritje.
Performanca në rritjen e të ardhurave nga taksat e pasurisë në vitin 2023 nuk ka shumë ndikim në të ardhurat vendore, duke qenë në të njëjtat nivele.
Ministria e Financave vlerëson se një ndër burimet më të rëndësishme si në këndvështrimin e peshës që ato zënë në totalin e të ardhurave të veta vendore, por gjithashtu edhe të qëndrueshmërisë e potencialit në rritje si burim financimi, janë të ardhurat nga taksat mbi pasurinë e paluajtshme.
Gjatë vitit 2023, pushteti vendor ka realizuar 6.18 miliardë lekë të ardhura nga tatimi mbi pasurinë, ku përfshihen taksa e ndërtesës (76%), taksa e tokës bujqësore (10%), taksa e truallit (4%) dhe taksa për transaksionet e pasurisë të paluajtshme (10%). 29 Taksat e ndërtesës zë 13% të të ardhurave të përgjithshme vendore, me një realizim prej 4.7 miliardë lekë në 2023, përkundrejt 4.5 miliardë në 2022.
Mesatarja kombëtare nuk është larg peshës së taksës së ndërtesës në shumicën e bashkive: në mbi gjysmën e bashkive, të ardhurat nga taksa e ndërtesës janë më pak se 12% e të ardhurave të veta./ Revista Monitor
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, i është kundër...
Në një sipërfaqe kodrinore ndërmjet fshatit Blacë dhe ...
Sot ishte caktuar dita për zhvillimin në Apel, të sean...
Ditën e djeshme policia goditi një rast të lojërave të...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës ...
Të enjten, Erzen Breçani është paraqitur në Prokurorin...
Një mesazh ka ardhur për kryebashkiakun e Tiranës, Eri...
Protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe fruta në drejtim të ...
Qindra qytetarë po protestojnë para Bashkisë së Tiranës, p...
Në seancën parlamentare të kësaj të enjteje u miratuan anë...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, n...
Të enjten, Apeli GJKKO-së ka rikthyer në qeli biznesme...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Sot në orën 11:00 pritet të zhvillohet protesta e 18-t...
Ditën e sotme, në orën 11:00, pritet të zhvillohet par...
“Mosdeklarimi i adresës së ambientit ku ushtroni aktivitet...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryeso...
Dy partitë politike kryesore të vendit, Partia Sociali...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka deklaruar se Edi Rama ...
Moderatorja Erla Mëhilli ka pyetur në mënyrë direkte n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...