EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Gazetari Bledian Koka ka dalë sot para Prokurorisë së Posaçme dhe ka deklaruar se duke pasur dhjetëra fakte që kryebashkiaku Erion Veliaj është bosi zyretar dhe "de jure" i inceneratorëve ende nuk është thirrur në SPAK.
Koka thekson se Veliaj është personi që i dikton Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos se ku duhet të investojnë, çfarë duhet të ndërtojnë, kujt duhet t’u marrin paratë për dherat dhe kujt jo.
Më tej nënvizon se SPAK i cili nuk ka lënë arkë peshku pa gjetur, nuk po shikon faktet publike dhe zyrtare po ashtu dhe gjurmën, ujkun e Bashkisë së Tiranës që bën kërdinë me paratë e qytetarëve shqiptarë?!
“Tani, pse jam këtu?! Unë zgjodha të dal ndryshe, sepse ja ku është gjykata, po unë jam këtu tek SPAK-u, te dera e SPAK-ut për t’i thënë SPAK-ut dhe për t’i bërë një thirrje institucioneve të drejtësisë:
“Unë, Bledian Koka, gazetar gjithë jetën që thjesht jam munduar, aq sa kam mundësinë, të flas për interesin e opinionit publik, sot jam i paditur pse unë kam bërë një intervistë me një person, me një qytetar që e akuzon Erion Veliajn (ai, jo unë) se unë kam bërë intervistën, e akuzon Erion Veliaj se është takuar me bosin e inceneratorëve, me Alberto Presezzi-n, kompanin e Bruno Presezzi-t që erdhi në Shqipëri para disa ditësh dhe shëtiste nëpër Tiranë, një institucion që nuk dihet çfarë efekti ka dhe për çfarë vjen e çfarë kërkon për atë që ne e ndjekim si megaaferë e korrupsionit - dhe unë jam sot në gjykatë dhe duhet të përballem, të harxhoj kohë kur mund ta vë në dispozicion të opinionit publik për ta informuar më mirë për bëmat e kësaj qeverie dhe të këtij kryebashkiaku.
Tani unë jam në gjykatë dhe më shtyhet seanca çdo gjashtë muaj dhe institucioni që kemi mbrapa nesh (SPAK) akoma nuk e ka thirrur Erion Veliajn për inceneratorët, ndërkohë që janë publikuar që nga 14 maji i zgjedhjeve deri më sot, me dhjetëra fakte që faktojnë sesi Erion Veliaj është bosi zyrtar dhe de jure i inceneratorëve!
Është ai njeriu që i dikton Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos se ku duhet të investojnë; është ai që i dikton bosëve të inceneratorëve se çfarë duhet të ndërtojnë; është ai që u thotë se kujt duhet t’u marrin paratë për dherat dhe kujt nuk duhet t’ia marrin paratë për dherat!
Praktikisht, inceneratorët janë Erion Veliaj dhe SPAK-u sot, që nuk ka lënë arka peshku pa gjetur, po nuk i shikon faktet publike dhe faktet zyrtare dhe gjurmën dhe ujkun e bashkisë së Tiranës që bën kërdinë me paratë e qytetarëve shqiptarë?!
Dhe unë tani duhet të vij të përballem me drejtësinë për punën time dhe Mashtruesi Publik na dikton dhe emisionet e humorit se kush duhet e kush nuk duhet të ndiqet, kush duhet e kush nuk duhet të hetohet!” , ka thënë gazetari.
Ndër të tjera gazetari nxjerr zbuluar gjyqësorin duke thënë se para zgjedhjeve nxitonte për të shqyrtuar padinë e Veliajt kundër tij, ndërsa tani i cakton seancat çdo 6 muaj.
“Është tragjedi, por edhe komedi njëherësh, një gjykatë dhe një gjyqësor që funksionon sipas nevojave që ka Erion Veliaj. Është e dyta herë që unë përballem me zotërinë pas padisë të tij, sepse Mashtruesi Publik më ka paditur mua për shpifje e ndërkohë kemi dy standarde: herën e parë, kur padia u bë para zgjedhjeve lokale, gjykata funksionoi si orë zvicerane dhe afatet që parashikohen brenda në Kodin Penal për mënyrën se si trajtohen çështjet dhe paditë penale për shpifje, u bënë brenda afatit 15-ditor. U zhvilluan 2-3 seanca, aq sa kishte nevojë zoti Veliaj për “publik relations” të tij dhe kjo mbaroi.
Ndërkohë, pas risjelljes së të njëjtës padi, megjithëse herën e parë u tërhoq kot pa arsye, çfarë ndodh?! Ndodh që seanca, tani që zoti Veliaj nuk ka më nevojë për këtë çështje, por ama do ta mbajë të karikuar për presion ndaj medias, seancat zhvillohen njëhërë në 6 muaj!!!
Sot i kërkuam gjyqtares Enkeleda Dalipi: “Zonjë, pse seancat tona shtyhen dhe zhvillohen njëherë në 6 muaj”?! U bë e para në qershor dhe sot jemi në nëntor dhe seancën tjetër e lë në 20 shkurt! Pra, çdo gjashtë muaj dhe na jep argumentin se “paska shumë seanca, paska shumë masa sigurie zonja dhe mori një vendim të ndërmjetëm në shkelje të Kodit Penal”!!! Pra, Kodi Penal këtu nuk ekziston, por ekziston vullneti i i gjyqtares si të dojë sepse kështu është diktati.
Kjo është çmenduri e madhe. Këtu, praktikisht, ti mund të futesh në një proces dhe seancat mund të zgjasin aq sa i nevojitetin paditësit për sa kohë që ai e kontrollon dhe e dikton gjykatën”, tha gazetari para SPAK./ CNA
Komisionerja Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Kës...
SPAK kërkon 4 vite burg për ish-sekretaren e Shëndetësisë,...
Pas shkarkimit nga detyra, Artan Lame u është hakërrye...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar dhe akuzuar...
Prokuroria i ka dërguar një shkresë KQZ-së, ku i bën me di...
Një 40-vjeçar i armatosur dhe pa patentë është arrestu...
Deputetja Jorida Tabaku ka analizuar raportin e Komisi...
Dritan Rexhepi, kreu i kartelit që drejtonte trafikun e dr...
Mazhoranca ka dështuar protestat dhe ndërhyrjet e opoz...
Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në flagrancë ng...
Pesë të dyshuar për terrorizëm janë arrestuar nga Euro...
Fiskalizimi, transparenca e transaksioneve bankare si ...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me ...
Pesë shtetas shqiptarë janë larguar nga gaza. Lajmin e ka...
Zv.kryeministrja, Belinda Balluku ka folur lidhur me p...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi thotë se vetting i gjyqta...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do ...
I Ngarkuari me Punë David Wisner, Atasheu i Mbrojtjes Eric...
Dritan Rexhepi, kapoja shqiptar që organizoi një struk...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga pakti i bërë për të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...