Nën akuzë për pastrim parash/ Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim dy persona
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërgu...

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kagan Atay, në një deklaratë nga Korça ka zbardhur bisedën telefonike mes Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit Edi Rama, të zhvilluar një ditë më parë.
Atay tha se miqësia mes dy liderëve është e dukshme dhe se ata takohen shpesh. Gjatë bisedës mes Ramës dhe Erdogan tema kryesore ka qenë presioni që presidenti turk i ka bërë kreut të qeverisë shqiptare “për pastrimin e organizatës FETO”.
“Është biseduar për fusha të shumta, është folur edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Siç edhe është prekur përsëri pjesa e kërkesës së vazhdueshme të bërë edhe publike nga ana e presidentit tonë për pastrimin e organizatës terroriste FETO këtu në Shqipëri sidomos në fushën e arsimit dhe fesë dhe kjo është prekur edhe në bisedën telefonike”, u shpreh ai.
Më tej, diplomati turk premtoi vijimin e bashkëpunimit, sidomos në fushën e mbrojtjes. Atay u ndal te 3 dronët “Bayraktar” që vendi ynë i ka blerë nga Turqia dhe shtoi se mbështetja do të vijojë, me kusht që vendi ynë ta trajtojë organizatën FETO, njëjtë siç e trajton Turqia, si një organizatë terroriste. Sipas ambasadorit, FETO është shtrirë në arsim dhe në fe në vendin tonë dhe se nuk do të lejohet të “helmojë” marrëdhëniet mes vendeve.
“Partneriteti strategjik do të vazhdojë, siç e thatë edhe ju dhe e dini Shqipëria ka blerë nga Turqia 3 drona ‘Bayraktar’ dhe patjetër që këto marrëdhënie do të vazhdojnë.
Plus kësaj ju e dini që Turqia është goxha e zhvilluar në fushën e mbrojtjes, sot kanë qenë 3 dronë, nesër mund të jenë pajisje apo gjëra të tjera, partneriteti do të vazhdojë.
Sa i përket gjysmës së pyetjes së parë për telefonatën duhet të pyesni Ramën, unë nuk mund të kthej dot një përgjigje se çfarë ka thënë Rama dje, por dua të theksoj dhe mund ta them këtë që pjesa e pastrimit të Fetos nga Shqipëria nuk është vetëm çështje e Turqisë, ajo është çështje edhe e shtetit shqiptar.
Pra, ata janë të rrezikshëm. Ky pastrim nuk duhet bërë vetëm për Turqinë, duhet të bëhet për një të ardhme më të sigurt edhe për vendin tuaj.
Patjetër që do të marrim përfundime për këtë temë dhe zhvillime ka dhe dua të theksoj që organizata FETO për vazhdimin e partneritetit dhe zhvillimin e marrëdhënieve miqësore. Nuk do t’i lejojmë të helmojnë marrëdhënien midis dy shteteve. Unë si ambasador e kam një nga punët e mia primare këtë çështje dhe dua ta theksoj sot edhe përpara jush edhe përpara ndërkombëtarëve, kjo është një punë që ne do t’i shkojmë deri në fund”, deklaroi ambasadori.
Deklaratat ambasadori turk i ka bërë pasi mori pjesë në mbylljen e projektit të organizuar nga Këshilli i Qarkut Korçë për trajnimin dhe mësimdhënien e të rinjve të qarkut juglindor për kujdesin ndaj bletëve dhe marrjen e profesionit të bletërritësit. Shteti turk ka dhënë ndihmë në këtë projekt nëpërmjet bashkëpunimit me organizatat e tij./ CNA
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërgu...
Tiranës do t'i shtohet dhe një tjetër kullë. Bëhet fja...
Aeroporti i parë ndërkombëtar në jug të vendit pritet të p...
Erion Veliaj ka paralajmëruar auditimin e Bashkisë Tir...
Ditën e djeshme u përfshi nga flakët Parku Arkeologjik i F...
Policia ka shpallur në kërkim ish-banoren e “Big Broth...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar të martën e 6 gu...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Shqipëria është një ndër vendet me nivelet më të larta në ...
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gon...
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu, ka dhënë detaje në l...
Banorët e Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës kanë dalë sëri...
Për të 18-in vit radhazi do të zhvillohet Festa e Birrës n...
Drejtuesja e “Top Channel”, Lori Hoxha prej vitesh ësh...
Zjarri i regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në parkun...
Sipas Studying-in-Germany, shuma e kërkuar për dëshmin...
Mesditën e sotme, flakët kanë përfshirë parkun arkeologjik...
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar ka shpallur r...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën "arrest në burg" për Ri...
Protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës, ku qindra q...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...