Foto - Dardha zbardhet nga bora/ Manteli i bardhë mbulon fshatin turistik
Dimri ka ‘trokitur’ në fshatin Dardhë të Korçës, i cil...

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë një reagim të ashpër ndaj politikës për të vërtetën e luftës dhe për numrin e dëshmorëve.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai i bën thirje atyre që i cilëson si ‘mashtrues ordinerë’ të mos mashtrojnë shqiptarët me historinë e luftës.
Ai deklaron se nuk duhet të gënjehet me numrin e dëshmorëve, pasi pretendon se shifra e artikuluar nga politika e 28 mijë dëshmorëve është ndryshe nga ajo që ka dokumentuar historia.
Statusi i plotë:
Dy fjalë për mashtruesit ordinerë që prej 78 vitesh mashtrojnë me historinë e luftës dhe numrin e dëshmorëve.
Që të jesh veteran dhe me shall të kuq në qafë tek varrezat, duhet të jesh minimalisht 94 vjeç që të kesh qenë 16 vjeç në vitin 1944.
Prandaj kur shoh palaço që kanë lindur në komunizëm si mender veteranë më vjen pështirë.
Më kanë “humbur” dëshmoret e rrethit tim!!!
Dy fjalë për “luftën”, për “28 mijë dëshmorët”, për ata me shall të kuq dhe hipokritët me kollare që hanë “djathtas” e ju qanë zemra majtas.
Them “djathtas”, por në fakt në Shqipëri e gjithë politika pothuajse vjen nga e majta dhe PPSH.
Ata që nuk vijnë nga ajo tufë, apo nuk kanë dalë nga ajo derë, shihen akoma si “armiq” e luftohen njëlloj politikisht, si deri në vitin 1990, por mungon pushkatimi fizik dhe interrnimi.
Së pari, unë nuk i përkas atij soji që krekosen para kamerave duke na thënë se ndjehen krenarë pse janë bij komunistësh.
Me sinqeritet e them, që ndjehem shumë krenar që nuk jam i lindur nga prindër komunistë.
Si njeri i lirë, si qytetar dhe si demokrat, nuk ndjehem kurrë me “faj”, pse nuk kam patur babanë apo nënën komuniste, përkundrazi shumë i lumtur dhe i çlirët.
Më duket se vazhdon akoma një farë “krenarie” nga pasardhësit e komunistëve, se i kam parë jo rrallë kohet e fundit të mburren pse janë bij komunistësh.
Dhe mendojnë akoma për pjesën tjetër që nuk e kanë këtë “fat”, se janë “armiq”, “kulakë” e të deklasuar me biografi të “keqe”.
Nisur nga faktet e pa kundërshtueshme, zyrtare të historisë reale, jo të historisë së “partizanëve trima”, rezultojnë të vrarë në Shqipëri gjatë viteve të luftës pra 1939-29 nëntor 1944 gjithsej: 314 italianë dhe 123 gjermanë.
Këto shifra të konfirmuara edhe nga vetë ambasadat e shteteve italiane dhe gjermane.
Nëse dikush ka shifra të tjera, por jo nga ato të kinostudios ku një “partizan” tek filmi Prita (Sulo i Shanikos), vrau njëmijë gjermanë, le t’i nxjeri.
Nisur dhe nga libri i rrallë dhe i shkëlqyer i mikut tim z Erald Kapri “Sekretet e Luftës”, doja të thoja dy fjalë, për të gjithë ato me shall të kuq, apo me kollare, që nxitojne tek varrezat, çdo 5 maj, apo 28-29 Nëntor, sipas kohës, me kurora në dorë.
Disa se ua do puna, e disa se me atë kurorë mbajnë vendin e punës.
Nuk kam asgjë me të ndjerët që realisht askush nuk e di ekzakt se sa kanë qenë???
Flas për ato që janë vrarë, pa vrarë asnjë shqiptar.
Se për sojin e vrasësve mercenarë e kriminelë që vranë e pushkatuan shqiptarë për karrigen e tyre nga viti 1941, dhe deri në vitin 1991, ndjej neveri e përbuzje.
Njëlloj ndjej neveri e përçmim, edhe për çdo hipokrit me kollare apo me shall të kuq, që pas 8 dhjetorit 1990, e deri më sot, përkulet para atyre që vranë 8 mijë shqiptarë, e internuan, torturuan burgosën e dënuan, qindra mijëra të pafajshëm.
Se deri më 8 dhjetor duhej të merrje “vizë” për të vënë kurorë.
Shifrat flasin më shumë se qindra filma, e mijëra gënjeshtra e pallavra të thëna deri më sot.
Pra 314 italianë dhe 123 gjermanë bëjnë gjithsej 437 "armiq".
Këta 437 “armiq” na i paskan vrarë 28000 mijë partizanët tanë “trima”???
Po i bie që një "armik" të ketë vrarë 70 partizanë???
Po në histori na kanë thënë ndryshe???
Po këta paskan qenë spurdhiakë jo trima.
Apo ja kanë futur kot me numrin???
Unë mendoj që aq “trima” sa kanë qenë partizanët tanë, patjetër që çdo partizan i ka vrarë të paktën dy armiq.
Flas për “partizan” normal, se po të kenë qenë si “Sulo” i filmit Prita, duhet të kishin shuar të gjithë Gjermaninë!!!
Kështu që ne duhet të kemi gjithsej 219 dëshmorë.
Po 27781 të tjerët ku në të sëmës i gjetën????
Shqipëria në 1944 ka qenë rreth 1 milion banorë, pra i bie që për çdo 36 banorë të ketë një dëshmor.
A mundet të jetë e vërtetë kjo shifër???
Shqipëria sot ka 5200 qendra votimi. I bie që për çdo qendër votimi të jenë vrarë 5.6 partizanë.
Sikur nuk dalin llogaritë???
Nejse për rrethet e tjera që kanë qenë me partishmëri të lartë unë nuk kam të drejtë të flas.
Por rrethi i Lushnjës ka 228 qendra votimi, dhe sipas kësaj llogarie duhet të ketë 1227 dëshmorë.
A mi gjeni dot emrat???
Ftoj çdo qytetar të gjejë emrat e 5.6 dëshmorëve të qendrës së tij të votimit.
Ftoj çdo hipokrit, me shall të kuq apo kollare, të mos na shesë më hipokrizinë si realitet.
Boll më me mashtrime ordinere.
Ju tregoni shqiptarëve që nuk janë si ju, e nuk ngjajnë me ju, të vërtetën e “luftës”./ B.A. - CNA.al
Dimri ka ‘trokitur’ në fshatin Dardhë të Korçës, i cil...
"Daily Mail" i ka kushtuar artikull atmosferës që krijuan ...
Viti i Ri është koha në të cilën një vit i ri kalendarik f...
Avokati Spartak Ngjela shprehet se SPAK-u është goditur ng...
Një ditë më parë është organizuar pritja shtetërore nga Pr...
Të gjithë zgjedhin një armë për të luftuar, në një betejë të...
Ditën e djeshme këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua L...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, është pyetur edhe për lakimin e e...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, shprehet i shqetësuar për ...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, mori pjesë në ceremoni...
Krerët e grupeve diplomatike në Shqipëri kanë marrë pjesë ...
Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë janë kryer homazhe për ...
Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar sot festën e Çlirimi...
Edhe këtë 29 nëntor nostalgjikët e Enver Hoxhës nuk harrua...
Nuk ka zgjatur shumë arratia e 53-vjeçarit Van Rica, i cil...
Diplomatja Edith Harxhi është përplasur me Kryetarin e Par...
Sot festohet 29 Nëntori, 78-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Aktori Julian Deda, i cili do të garojë në Primare për...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka deklaruar se Shqipë...
Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur se shteti më i...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...