Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në vigjilje të Krishtlindjeve, Mitropoliti i Korçës, Hirësia e tij, Imzot Joani ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë besimtarët e krishterë.
Përmes videomesazhit, Imzot Joani e vë theksin tek paqja dhe jep mesazhin se Perëndia dëshiron që të gjithë njerëzit të jetojnë së bashku në paqe. Nëse është e mundur, për aq sa varet nga njerëzit, të jetojnë në paqe me të gjithë.
Me fjalët e Shën Vasilit të Madh “të jesh i krishterë do të thotë të jesh njeri i paqes dhe punëtor i saj”, Imzot Joani tregon se sa e rëndësishme është të jetojmë në paqe me njëri-tjetrin.
“Se një djalë na lindi, dhe një Bir na u dha, dhe ai do të marrë qeverimin përsipër. Dhe do të quhet emri i tij, Engjëll i Këshillës së madhe, i Mrekullueshëm, i Fuqishëm, Atë i amëshuar, Princ i Paqes. (Is. 9:6-7). Me këto fjalë profeti Isaia paralajmëron Lindjen e Krishtit, Princit të paqes, i Cili erdhi për të rivendosur marrëdhënien tonë me Perëndinë, duke na mundësuar të rigjejmë paqen. Paqja është një dëshirë e zjarrtë e vendosur brenda nesh, e krijuar për të na treguar se i vetmi mjet për të arritur këtë paqe, vjen nga Ai që quhet Princi i Paqes, sepse Perëndia dëshiron që të gjithë njerëzit të jetojnë së bashku në paqe. Nëse është e mundur, për aq sa varet nga ju, jetoni në paqe me të gjithë – na porosit Apostulli (Rm. 12:18).
Në fillim të Liturgjisë Hyjnore në Kishën Orthodhokse, tre kërkesat e para i referohen temës madhore të paqes: Me paqe le t'i lutemi Zotit; Për paqen që lartazi; Për paqen e tërë botës. Pas përsëritjes së kërkesës për paqe edhe 18 herë të tjera, deri në lutjen e fundit: Fali paqe botës sate, Liturgjia Hyjnore përfundon me thirrjen: Me paqe le të shkojmë. Nga fillimi i Liturgjisë Hyjnore e deri në fund mbizotëron ideja e paqes. E përsërisim vazhdimisht rëndësinë e paqes dhe lutemi për të, sepse të jesh i krishterë do të thotë të jesh njeri i paqes dhe punëtor i saj. Asgjë nuk është më karakteristike për një të krishterë sesa të jetë një punëtor për paqen - shkruan Shën Vasili i Madh”, thotë Mitropoliti i Korçës në mesazhin e tij.

Hirësi Joani thotë se, Zoti e ka caktuar botën të jetojë në drejtësi dhe paqe dhe se nuk duhet të ngrutësojmë zemrat dhe të mbyllim sytë e veshët përballë vuajtjeve, padrejtësive, luftërave dhe konflikteve.
“Por të krishterët, jo vetëm që luten për paqen dhe besojnë se Zoti e ka caktuar botën të jetojë në drejtësi dhe në paqe, por, për shkak të besimit të tyre, ata janë thirrur të jenë paqebërës aktivë. Ne nuk mund të ngurtësojmë zemrat tona, të mbyllim veshët dhe të jemi indiferentë ndaj vuajtjeve, padrejtësive, luftërave dhe konflikteve dhe në të njëjtën kohë të jemi të krishterë. Shën Joan Gojarti thotë: Unë nuk besoj në shpëtimin e askujt që nuk shqetësohet për shpëtimin e tjetrit. Jisui kishte paqe të përsosur në zemrën e Tij, por Ai, gjithashtu, pati dhembshuri për njerëzit, që ishin si dele pa bari (Mk. 6:34). Vetë Zoti thotë: Lum paqebërësit, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë (Mat. 5:9).
Paqebërës është ai, që sjell paqen e Krishtit në konfliktet njerëzore, paqe që nuk është ashtu siç e jep bota (Jn.14:27), Paqja që jep bota është e paqëndrueshme. Ajo varet nga vullneti njerëzor, që shpesh helmohet nga egoizmi dhe lakmia, nga emocionet e paqëndrueshme të njerëzve dhe nga interesat e tyre që ndryshojnë me shpejtësi. Ndërsa Paqja e Krishtit, Princit të paqes, themeluar në shkëmbin hyjnor të dashurisë, është e përjetshme. Ajo lind në zemrën e njeriut, pastaj përhapet jashtë dhe merr një dimension shoqëror.
Të jesh paqebërës nuk është mirë vetëm në nivelin etik, por është më tepër në nivelin ontologjik, po ashtu si të jesh i mirë. Duke mos qenë të mirë dhe paqësorë, është vetë qenia jonë ajo që gjymtohet. Paqebërës është ai që ka dashuri dhe sheh tek çdo njeri, kushdo qoftë ai, ikonën e Perëndisë dhe në zemrën e tij nuk ka urrejtje dhe armiqësi. Nëse nuk e shohim ikonën e Perëndisë në çdo qenie njerëzore në këtë jetë, nuk do të shohim Fytyrën e Zotit në jetën e ardhshme. Kërkoni paqen me të gjithë njerëzit dhe shenjtërinë, pa të cilën asnjë nuk do të shohë Zotin - shkruan Shën Pavli (Hebr. 12. 14)”, shprehet Mitropoliti i Korçës.

Në përfundim të mesazhit të tij Hirësi Joani, ngre shqetësimin se në ditët e sotme paqja është pakësuar si ndërmjet individëve po ashtu dhe në familje.
Gjithashtu nuk ka paqe sociale as ndërmjet kombeve. Imzot Joani kujton se luftërat dhe konfliktet po e përgjakin planetin tonë dhe po shtojnë vuajtjet dhe shkatërrimet.
Mitropoliti i Korçës thotë se “Krishtlindja na kujton, përsëri dhe përsëri, se Perëndia është midis nesh dhe nuk do të na braktisë, por do të na japë urtësi dhe kurajë për ta ruajtur në veten tonë dhe për ta përhapur tek të tjerët paqen dhe gëzimin e Tij”.
Kështu ai përsërit dhe përsërit thirrjen për paqe.
“Me keqardhje shohim se në kohën e sotme paqja është pakësuar, si ndërmjet individëve, ashtu edhe brenda familjes. Nuk ka as paqe sociale dhe nuk ka as paqe ndërmjet kombeve. Luftërat dhe konfliktet po e përgjakin planetin tonë dhe po shtojnë vuajtjet dhe shkatërrimet. Perëndia na kërkon të dëshmojmë dhe të punojnë për paqen.
Ndonëse rruga për ta realizuar atë është e mundimshme dhe e vështirë, ne nuk jemi vetëm. Krishtlindja na kujton, përsëri dhe përsëri, se Perëndia është midis nesh dhe nuk do të na braktisë, por do të na japë urtësi dhe kurajë për ta ruajtur në veten tonë dhe për ta përhapur tek të tjerët paqen dhe gëzimin e Tij.
Paqja e Perëndisë është një dhuratë nga Ai dhe pjesë e hirit të Tij dhe, duke qenë një parashijim i Mbretërisë, është një mjekim kundër frikës dhe mbron mendjet dhe zemrat tona në kohë të trazuara dhe të paqëndrueshme. Vetëm Paqja qiellore mund ta largojë ankthin tonë tokësor. Edhe paqja e Perëndisë që kapërcen çdo mendje do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja me anë të Jisu Krishtit - thotë Apostulli (Fil. 4:7).
Të dashur vëllezër dhe motra! Lajmi se lindi Krishti, Princi i Paqes, është për ne. Ai është një lajm gëzuar dhe një thirje për tu zgjuar. Zgjohu o njeri! Sepse ishte për ju që Perëndia u bë njeri. Ngrihuni dhe kuptoni se gjithçka ishte për ju – shkruan Shën Agustini. Prandaj, në këtë ditë të shenjtë të lindjes së Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, le të zgjohemi dhe le të ndërgjegjësohemi se Trupëzimi i Perëndi-njeriut bëri të mundur që paqja e Tij të bëhet e arritshme për të gjithë njerëzit. Le ta përjetojmë këtë paqe, së pari në zemrat tona dhe pastaj të përpiqemi ta përhapim kudo ku ajo mungon.
Gëzuar Krishtlindjet dhe për shumë vjet!
Mitropoliti i Korçës, Pogradecit, Kolonjës, Devollit dhe Voskopojës + Joani “, përfundon mesazhin e tij Mitropoliti i Korçës./ CNA
Imzot Angelo Massafra ka përcjellë një mesazh për të g...
Një 27-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ki...
Autostrada Tiranë-Elbasan është në gjendje katastrofik...
Situata e trafikut në autostradën Tiranë-Elbasan është...
Në pikat kufitare ka patur një fluks emigrantësh që pr...
Autostrada Tiranë-Elbasan është drejt bllokimit total....
Policia rrugore është fshehur pikërisht në këto ditë f...
Trafilu i rënduar ka “paralizuar” kalimin e mjeteve nga au...
Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet...
Dy shtetas të cilat kanë qenë të dënuar nga Gjykata e ...
Ilia Murzaku, sot 86 vjeç, flet një shqipe të kulluar,...
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë dhe një tje...
Një fluks automjetesh është vërejtur paraditen e kësaj...
Një 17-vjeçar në Librazhd ka rënë nëprangat e policisë pas...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blu...
Kryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë së Liris...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se j...
Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzo...
Ish-konkurentja e “Love Island”, Xhoana Kurti ka folur...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...