Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...

SPAK ka paraqitur pranë GJKKO-së kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Besmir Murati dhe Albert Prenga”.
Gjykimi i kësaj çështjeje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 75, datë 21.11.2025 ka vendosur deklarimin fajtor të Ismail Zenelit duke e dënuar përfundimisht me 10 vite burg, Bujar Ajetin me 6 vite burg, Adrian Cenajn me 4 vite burg, Dedan Gjonin me 8 vite burg, Besmir Murtatin me 8 vite burg, Albert Prengën me 8 vite burg.
Njoftimi i GJKKO-së:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 - 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 vjet burgim. - Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 vjet burgim. - Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 80 - 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 9 vjet burgim. - Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 vjet burgim. - Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Ismail Zeneli me një dënim të vetëm me 15 vjet burgim. - Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Ismail Zeneli me një dënim të vetëm përfundimtar prej 10 vjet burgim. - Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ismail Zeneli do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 80 - 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 7 vjet burgim. - Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 burgim. - Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal pasi në zbatim të nenit 388/1/a të K.Pr.Penale nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale. - Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 burgim. - Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 burgim. - Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi) me një dënim të vetëm me 9 vjet burgim. - Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Bujar Ajeti (Gremizi) me një dënim të vetëm përfundimtar prej 6 vjet burgim. - Vuajtja e dënimit për të pandehurin Bujar Ajeti (Gremizi) do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë. 3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adrian Cenaj (Dedja), për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 80 - 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 6 vjet burgim. - Deklarimin fajtor të të pandehurit Adrian Cenaj (Dedja), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim. - Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Adrian Cenaj (Dedja), me një dënim të vetëm me 6 vjet burgim. - Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Adrian Cenaj (Dedja), me një dënim të vetëm përfundimtar prej 4 vjet burgim. - Vuajtja e dënimit për të pandehurin Adrian Cenaj (Dedja), do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 80 - 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite ligjore dënimin e tij me 2 vjet burgim. - Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i K.Penal pasi në zbatim të nenit 388/1/a të K.Pr.Penale nuk provoohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale. - Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 - 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim. - Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 burgim. - Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim. - Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Dedan Gjoni me një dënim të vetëm me 12 burgim. - Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Dedan Gjoni me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 burgim. - Vuajtja e dënimit për të pandehurin Dedan Gjoni do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë. 5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besmir Murtati, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 - 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim. - Deklarimin fajtor të të pandehurit Besmir Murtati, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim. - Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Besmir Murtati me një dënim të vetëm me 12 vjet burgim. - Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Besmir Murtati me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 vjet burgim. - Vuajtja e dënimit për të pandehurin Besmir Murtati do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë. 6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Albert Prenga, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Albert Prenga, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 - 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Albert Prenga për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 vjet burgim.
- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Albert Prenga me një dënim të vetëm me 12 vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Albert Prenga me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Albert Prenga do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë./ CNA
Bashkia Kolonjë njofton qytetarët se për shkak të reshjeve...
Ministria e Mbrojtjes ka pasqyruar situatën në 10 qarqet e...
Kisha në fshatin Barbullojë vazhdon të jetë e përmbytur pr...
Reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë natës dhe orëve të pa...
Situata në zonën e Bregut të Matës vazhdon të jetë shqetës...
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe mëngjesit të so...
Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me mot të ashpër në qy...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka dalë nga ambiente...
Prurjet jashtëzakonisht të larta të lumit Devoll gjatë orë...
Pas drejtorëve Gentian Gjyli dhe Erald Elezi ka mbërritur ...
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: “Pezullimi i Ballukut...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe festohet çdo vit më 22 n...
Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti, në emisionin Kjo Javë ka...
Reshjet intensive të shiut kanë shtuar ndjeshëm prurjet në...
Pas dy ditësh pune intensive, është mbyllur argjinatura e ...
Shirat e dendura të ditës së sotme kanë mbajtur në nivele ...
CNA TV ka marrë të drejtat ekskluzive nga profesori dhe st...
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë të rën...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...