web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spitali Amerikan sjell në Shqipëri shërbimet dhe teknologjinë më të avancuar për trajtimin e sëmundjeve

13 Dhjetor 2023, 10:21, Aktualitet CNA
Spitali Amerikan sjell në Shqipëri shërbimet dhe
Foto ilustruese

Spitali Amerikan ka sjellë një sërë shërbimesh shëndetësore në Shqipëri, të cilat kanë përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve.

Për herë të parë, 15 vite më parë, është kryer në Spitalin Amerikan transplanti i parë i veshkave, duke krijuar kështu një mundësi për të gjithë ata pacientë që vuanin nga probleme të parikuperueshme të saj.

Në Spitalin Amerikan janë kryer më shumë se 200 ndërhyrje dhe Spitali Amerikan është i vetmi në vend që nuk ka pasur asnjë rast të asaj që quhet flakja akute apo mospranimi i organit të vendosur.

 “Kirurgjia e transplanteve është kirurgji e nivelit shumë të lartë dhe Spitali Amerikan prej vitesh tashmë është lider në kirurgjinë e veshkave dhe tranplantit të veshkave, të cilat kanë kaluar me rezultate të mira dhe me problematika të krahasueshme në vende të tjera dhe qendrat më të avancuara të transplantit në botë.

Janë raste që ka pasur problematika, të cilat janë tek çdo pacient që bën kirurgji transplanti sepse është një kirurgji madhore. Është përshtatshmëria që bën organizmin me organin e marrë dhe ndonjëherë kjo përshtatshmëri do kohën e vet që të mos ndodhë flakja e organit, por që janë raste, të cilat kanë kaluar mirë”, tha doktoreshë Lindita Shosha, kryemjeke në Spitalin Amerikan për emisionin Opinion. 

Doktoreshë Fjona Nasto ka treguar rastet ku mund dhe kur nuk mund të kryhet një transplant veshkash.

 “Dëshira për të kryer transplantin renal është te të gjithë pacientët që janë në stade përfundimtare të sëmundjes renale kronike, por se sa ajo mund të arrihet është e ndryshme në pacientë.

E para, ne në Shqipëri mund të kryejmë vetëm transplantet me donator të gjallë dhe të afërm sipas ligjit shqiptar.

Kështu që jo të gjithë e kanë këtë mundësi për të gjetur një dhurues të përshtatshëm.

Pas gjetjes së dhuruesit ka dhe problematika të tjera që lidhen qoftë me dhuruesin dhe marrësin që mund të mos jenë të përshtatshme për një arsye tjetër mjekësore”, tha doktoreshë Fjona Nasto, nefrologe.

Hemodializa, shërbimi që ofrohet në Spitalin Amerikan.

Doktoreshë Fjona Nasto shpjegon se Spitali Amerikan ofron një paketë shërbimesh për pacientët që trajtohen nga hemodializa.

Janë 7 qendra të vendosura në dispozicion për pacientët në Tiranë, Durrës, Fier dhe Gjirokastër.

Po ashtu ka treguar dhe grupmoshat e pacientëve që trajtohen nga hemodializa në Spitalin Amerikan.

“Është e vështirë për pacientin për të pranuar faktin që do të bëhet i varur ndaj një aparati tr herë në javë rregullisht dhe pa të jeta e tij do të ndryshojë.

Aktualisht kemi 450 pacientë që trajtohen në Tiranë, në 4 qendrat ku ne ofrojmë këtë shërbim, rreth 145 pacientë në qendrën e hemodializës në Durrës, 110 pacientë në qendrën e hemodializës Fier dhe 51 pacientë në qendrën e hemodializës në Gjirokastër. Këto janë 7 qendrat që ne ofrojmë shërbimet. Pra 4 qendra në Tiranë të ndara sipas spitaleve ku ofrojmë shërbimin për të qenë sa më afër pacientëve.

Kur kemi filluar ka qenë një numër i vogël pacientësh që mund të aksesonin shërbimin e dializës dhe hapja e këtyre qendrave të dializës rrit mundësinë e marrjes së shërbimit, rrit cilësinë e jetës të këtyre pacientëve dhe patjetër jetëgjatësinë e tyre.

Kur ne kemi filluar mosha mesatare e pacientëve me hemodializë ishte 40-45 vjeç, sepse në dializë futeshin kryesisht moshat e reja. Sot mosha mesatare e pacientëve me dializë është 64-65 vjeç.

Kemi në dializë pacientë që janë të moshës 90 vjeç.

Kemi pacientë që janë 23 vjeç në dializë e janë me ne prej hapjes së qendrave dhe që janë në kushte shumë të mira shëndetësore”, tha Dr. Fjona Nasto.

Shërbimet falas në Spitalin Amerikan, ndikojnë në statistikat e pacientëve që paraqiten me sëmundje të veshkave.

“Shërbimi që ne kemi është multidisiplinar. Pra ne i ofrojmë pacientit të gjitha konsultat e tjera përveç shërbimit të hemodializës.

Ai e ka të mundur të marrë pranë qendrave të dializës dhe konsultat me mjekët e tjerë specialistë apo shërbimet e tjera që atij i nevojiten që nga aksesi vaskular, kateteret e përkohshme dhe të përhershme, që janë aksesi vaskular për kryerjen e seancës së hemodializës, që janë ekot kardiake, abdominale, grafitë e pulmonit apo edhe konsultat me mjekët e tjerë specialistë, pneumologë, kardiologë, urologë. Të gjitha shërbimet që Spitali Amerikan i ofron sa u përket konsultave u ofrohen falas edhe këtyre pacientëve të hemodializës”, u shpreh Dr. Fjona Nasto.

Qendra e Strokut

Kryemjekja e Spitalit Amerikan, Lindita Shosha, bën me dije se në Spitalin Amerikan ka një qendër të neurokirurgjisë shumë të avancuar dhe ka krijuar qendrën e strokut që u jep ndihmë në kohë reale pacientëve që pësojnë goditje në tru.

“Përveç kirurgjisë së transplanteve Spitali Amerikan ka një qendër të neurokirurgjisë shumë të avancuar. Ka krijuar qendrën e strokut e cila u jep një ndihmë në kohë reale shumë shpejt pacientëve të cilëve pësojnë goditje në tru.

Janë mbi 500 intervente që bëhen në neurokirurgji dhe kirurgji introvercionuese të cilat janë jetëshpëtuese”, tha kryemjekja.

Qendra e syrit

Po ashtu një risi e Spitalit Amerikan është edhe qendra e syrit, më e mira në rajon ku kryhen transplante të kornesë, kirurgjinë e retinës, viteretinën dhe kirurgjinë me lazer, një sërë procedurash që më parë ishin të pamundura.

“Spitali Amerikan ka një risi dhe një kontribut të jashtëzakonshëm në qendrën e syrit. Është qendra më e mirë që kemi në rajon, e cila përfshin transplantin e kornesë, kirurgjinë e retinës, viteretinën, kirurgjinë me lazer, pra shumë procedura, të cilat më parë ishin thuajse të pamundura”, u shpreh kryemjekja e Spitalit Amerikan.

Imazheria e avancuar në Spitalin Amerikan

Spitali Amerikan ka një bllok imazherik shumë të avancuar ku përfshihet gjithë gama e diagnostikës. Kur themi imazheri e avancuar, nuk ngelemi tek imazheria bazike, por është një imazheri e avancuar me tomografi, me rezonancë, ku bën një diagnostikim shumë të mirë jo vetëm të problematikave beninje, por në mënyrë të veçantë të metastazave.

Qendra e gjirit.

Qendra e gjirit do imazheri të mirë, do diagnostikues të mirë, onkologë të mirë dhe kjo gjë realizohet në Spitalin Amerikan nëpërmjet qasjeve multidisiplinare dhe diskutimeve multidisiplinare që bëjnë të mundur të ofrohet një trajtim i specializuar për pacientin.

Teknologjia ka mundësuar mëmësinë për një grua 56-vjeçare në Spitalin Amerikan.

Spitali Amerikan realizon ëndrrën e çdo gruaje në moshë të bëhet nënë. Kjo kryhet në Spitalin Amerikan përmes modaliteteve të ndryshme.

“Janë me qindra pacientët të cilët e kanë humbur shpresën për të pasur një fëmijë dhe sot gëzojnë bashkë me fëmijët e tyre. Italiania e parë në Shqipëri që ka ngelur shtatzënë në Spitalin Amerikan ka qenë 62 vjeçe. Femra e parë shqiptare që është bërë nënë në moshën 56 vjeçe në Spitalin Amerikan.

52 vjeçe është femra e parë që ka bërë binjakë. Pra Spitali Amerikan ofron të gjitha procedurat për t’i dhënë mundësinë grave të cilat dëshirojnë të kenë fëmijë me modalitete nga më të ndryshmet për të arritur këtë gjë e cila është shumë e domosdoshme për vazhdimësinë e jetës dhe familjes.

Gjithë qëllimi i shëndetësisë dhe mjekësisë moderne sot është që të përmirësojë cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve, e cila përkthehet në një kualitet tjetër më të mirë dhe në një jetëgjatësi më të mirë. Sigurisht kjo kërkon edhe edukim të stafeve mjekësore dhe për këtë Spitali Amerikan ka një platformë të strukturuar të edukimit në vazhdim, e cila organizon evente të nivelit ndërkombëtar, jo vetëm në nivelin e konferencave të thjeshta por master klaseve dhe deri në nivelet e kongreseve ndërkombëtare me një pjesëmarrje nga shumë vende të botës”, tha kryemjekja Lindita Shosha./ CNA





Lajmet e fundit nga