GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Skandali te spitali Onkologjik ka tronditur mbarë opinionin publik.
Mjeku Ilir Alimehmeti, në një intervistë për CNA TV, me gazetaren Fabjona Pasho, e ndan skandalin në 3 çështje.
"Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë, nga i pari tek i fundit. Për çdo rast, ligji duhet zbatuar, nëse shkelet, do të marrë vendimet gjyqësori karshi tij. Shoh të paktën tri çështje brenda një lloj diskutimi dhe kush i sheh të tria në një ka arsyetimin e vet. Kemi disa pacientë, të cilët drejtohen nga sistemi publik drejt privatit, duke gjeneruar patjetër përfitime në sistemin privat. Kemi një çështje tjetër për mjekime për përdorim spitalor, që prokurohen për t’u përdorur në spitale, një pjesë e të cilave del nga spitali për t’u shitur në sistemin privat. Çështja e tretë për praninë e një aparature rrezatuese, që riskon njerëz të tjerë, përfshirë këtu vetë mjekët, pacientë, apo njerëz të tjerë që ndodhen aty afër, pa pasur kushtet e përshtatshme për t’u ruajtur nga ky lloj rrezatimi."
Një tjetër problematikë që Alimehmeti ngre është edhe centralizimi i kurimit vetëm në kryeqytet, që i detyron pacientët të shkojnë te shëndetësia dhe jo shëndetësia tek ata.

"Numri i konsultave kirurgjikale në spitalin Onkologjik është 70-75 në ditë. Plus rreth 49 të tjera që vijnë nga rrethet. Imagjinoni se çfarë shifre është kjo. Është bërë një sistem i centralizuar dhe të gjithë duhet të vijnë në Tiranë. Për shkak të një centralizimi, në duart e pak njerëzve vetëm në Tiranë, e mira e vetme do të kishte qenë monitorimi, por as kjo nuk ka ndodhur. E thotë KLSH-ja. Ne mendojmë se decentralizimi është rruga e duhur dhe ofrimi i shërbimeve më afër qytetarëve. Të shkojë shëndetësia te pacienti, jo pacienti te shëndetësia".
Sipas Alimehmetit, i gjithë problemi i takon sistemit, i cili nuk garanton kushtet e duhura, si për pacientët, ashtu edhe për mjekët, ndërsa i sugjeron ministrisë që të ngrejë një grup pune, pasi hetimi administrativ nuk është zgjidhja.
"Po nesër a do të përmirësohet trajtimi? Do të ketë medikamente? Pajisjet a do të funksionojnë nesër, nëse këto paskan qenë problemi? Do të ulet menjëherë vdekshmëria e kancerit, meqenëse paska qenë problemi në dy veta apo tre? Problemi është shumë më rrënjësor. Ne shpenzojmë 2.5% të PBB-së për buxhetin e shëndetësisë, më e ulëta në Evropë, edhe Kosova na e kalon.

Sa barna mungojnë? Ndër 13 medikamente që KLSH ka kontrolluar, thonë se ka pasur vonesa në zhvillimin e tenderëve dhe furnizimin e medikamenteve nga 12 deri në 34 ditë, në kundërshtim me recetën mjekësore. Do të thotë se nuk zbatohet dot skema e terapisë. Po tenderët kush i bën, ata mjekët në fund fare? I bëjnë hallkat e fundit të zinxhirit, apo janë më lart këto gjëra? Nuk janë aty për të thënë nuk e dinim. Sepse është krijuar një lloj skeme, siç e përdori kryeministri "nuk e dija unë se ç'bënte ai". Të njëjtën skemë përdori Erion Veliaj me drejtorët e tij. Të njëjtën gjë po zbaton edhe tani kjo ministre. Ajo mund të shfaqej duke thënë "unë gjeta një situatë të tillë, do të ngre një grup pune dhe me këtë grup pune do të ecim para. Thotë do të bëjmë hetim administrativ. Çfarë do të thotë do të bëjmë hetim administrativ? Si do të merret trajtimi nga pacienti nesër? Kjo është pyetja që duan të dinë njerëzit. Këto janë fjalë boshe, nuk na çojnë askund. Le t’i bëjnë hetimet organet përkatëse, por detyra e ministrisë nuk është të bëjë hetime administrative. Detyra e Ministrisë së Shëndetësisë është të ofrojë shërbim shëndetësor."
Alimehmeti bën thirrje të zbatohen rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat përmbajnë të dhëna alarmante për trajtimin e kancerit në Shqipëri./ CNA TV
CNA prej javësh është përballur me një sulm të paprecedent...
Bankat në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore rap...
Një protestë është thirrur nga opozita paraditen e kës...
Mjeku Edmond Gashi, i përfshirë në skandalin e Spitali...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 50 milionë euro pa...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projektrregullore...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka vlerësuar ko...
Mjeku Edmond Gashi, i përfshirë në skandalin e Spitali...
Ditën e nesërme pritet të zhvillohet protesta e radhës...
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka...
Fatlinda Berisha Tahiri, bashkëshortja e ish-ministrit...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pjesërisht ligjin për t...
Mjeku Edmond Gashi i Spitalit të Onkologjikut është nj...
Këtë të enjte u mbajt seanca për masat e sigurisë për ...
Në datë 7 qershor 2024, pas disa vitesh procedurash arbitr...
QSUT bleu pajisjen e kobaltit për terapi ndaj të sëmur...
Deputeti Toni Gogu i ka treguar vendin deputetit Flamu...
Mjeku Edmond Gashi pas daljes nga Gjykata ku i është k...
Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat për mjekët dhe inf...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...