EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Fatlinda Berisha Tahiri, bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar për skandalin te Spitali i Onkologjikut me ilaçet për kimioterapinë.
Me anë të një statusi në rrjetet social, Fatlinda Berisha Tahiri tregon eksperiencën e saj me mjekët e Spitalit të Onkologjikut.
Ajo rrëfen se nëna e saj u diagnostikua me tumorin e lëkurës dhe një mjeke nuk ia dha shërbimin në QSUT, por e drejtoi tek klinika e saj private
Fatlinda Berisha Tahiri bën të ditur se ajo dhe familjarët e saj, të detyruar nga situata, kryen dy ndërhyrje në klinikën private, të cilën e krahason me një kotec.
Ajo thekson se gjendja e nënës së saj, asokohe vetëm 51 vjeç, u përkeqësua dhe ata u detyruan ta dërgojnë për mjekim jashtë shtetit, ku i thanë se ndërhyrja dhe trajtimi më pas ishin kryer në mënyrë të gabuar.
Postimi i plotë i Fatlinda Berisha Tahirit:
Ishte viti 2006. Asokohe 51 vjeçe, ime më, u diagnostikua me melanomë (kanceri i lëkurës) i kapur në gradën 2-3, në gjuhën e mjekëve, jo vonë. Mblodhëm forcat familjarisht të bënim më të mirën. Kontaktuam me mjeken e cila e diagnostikoi në Spitalin Onkologjik, e që vazhdon ende të jetë në detyrë.
Tronditja ishte e madhe, nxitimi për ta zgjidhur akoma më i madh. Mendja na punonte vetëm për të fituar kohë, e për ta shpëtuar. Doktoresha nuk e bëri dysh e na çoi menjëherë tek klinika e saj private. Një kotec i vockël, që klinikë nuk mund të quhet. Aty kryem operacionin e parë e na duhej të operohej sërish, ndaj u bë edhe operacioni i dytë, në po të njëjtin vend të vockël e të mjeruar. Ata që e dijnë, kuptojnë që as biopsi e asgjë nuk bëheshin këtu, por niseshin jashtë e përgjigjja vinte shumë vonë, duke humbur kohë të vyer.
Nejse, doktoresha me të mbaruar operacioni, erdhi vetë personalisht të merrte lekët në dorë, menjëherë….pa humbur asnjë sekondë. Arroganca dhe sjellja e saj, në fakt na dukej halli më i vogël. Justifikonim veten, të paktën po na shpëton jetën e time mëje mendoja, e lekët që gati sa nuk na i merrte nga xhepi, na dukeshin hiçgjë.
Përshkroi edhe një medikament, për të cilin që në momentin e parë na tha se këtu nuk gjendej. Kuptohet ne e gjetëm medikamentin dhe filloi trajtimin. Për pak kohë situata u përkeqësua dhe u nisëm jashtë. Mjeku sapo pa të dhënat e analizat na tha se ishte tepër vonë, e se nuk kishim më asgjë për ti bërë. Unë këmbëngulja që kishim shkuar në kohë, por ai vetëm çuditej me çfarë dëgjonte prej meje.
Aty kuptuam se e gjitha mund të ishte parandaluar. Ndërhyrja ishte bërë keq, gabim. Edhe trajtimi më pas ishte bërë gabim. Çdo gjë ishte bërë gabim. E të mendosh që ne paguam, jo pak… por jetën e saj e humbëm, sot e 15 vjet më parë. Kush nuk do paguante për shëndetin? Apo për t’i shpëtuar jetën prindit, fëmijës, vetes? Të gjithë do paguanim, por sot, 15 vjet me pas po paguajmë këta vrasës me pagesë, që ua njohim fytyrat e ua dimë zanatin.
Unë jetën e time meje nuk e shpëtova dot, dhe pse iu nënshtrova “rregullave” kriminale të asaj që ishte mjekja, e që jemi nënshtruar të gjithë kolektivisht, si delet para kasapit, me kokën rruar e qafën zgjatur duke pritur thikën në grykën e radhës. Nuk shpëtova dot as jetën e dikujt tjetër shumë të rëndësishëm në familjen time, sepse sërish dëgjova mjekun që edhe pse e dinte që vuante nga sëmundje e rëndë, më thoshte trajtoje me paracetamol, duke humbur kohë të vyer në dobi të vdekjes.
Mos të vazhdoj më me keqdiagnostikimet, mungesën e profesionalizmit dhe etikës, trajtimin skandaloz “me mik”, se e kam listën shumë të gjatë, për fatin tim te keq. Deri atëherë përqafoni prindërit, fëmijët e këdo dashuroni në këtë botë, me shpresën se nuk do bëheni për spital. Po ju ndodhi, SUKSESE NË JETË!/ CNA

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pjesërisht ligjin për t...
Mjeku Edmond Gashi i Spitalit të Onkologjikut është nj...
Këtë të enjte u mbajt seanca për masat e sigurisë për ...
Në datë 7 qershor 2024, pas disa vitesh procedurash arbitr...
QSUT bleu pajisjen e kobaltit për terapi ndaj të sëmur...
Deputeti Toni Gogu i ka treguar vendin deputetit Flamu...
Mjeku Edmond Gashi pas daljes nga Gjykata ku i është k...
Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat për mjekët dhe inf...
Debati për skandalin në spitalin e Onkologjikut është ...
Alketa Ymeri Pere, një nga mjeket me masë sigurie pas ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa...
Deputetët e opozitës kanë protestuar në Kuvend duke kë...
Ministrja Albana Koçiu, gjatë fjalës së saj në Kuvend,...
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka zgjedhur që t'u h...
Debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ...
Gazetari Erjon Skëndaj ka qenë në një nga zonat e Tiranës,...
Gazetarja Glidona Daci ka zbuluar detaje tronditëse ng...
Gazetari Klodian Tomorri ka renditur disa pyetje në li...
Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë shkaktuar ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...