Apeli vendos kundër ndërtimit të HEC-it mbi lumin Seta në Dibër
Gjykata Administrative e Apelit vendosi të enjten që të sh...

Skandal i kompanisë shqiptare të fluturimit ajror “Air Albania”.
Avioni i linjës Milano-Tiranë ka braktisur pasagjerët në aeroportin e Malpensës. Pasi i ka lënë për orë të tëra në pritje për t’u nisur në drejtim të Rinasit, në fund udhëtarët janë njoftuar se fluturimi është anuluar. Pas rreth 9 orë pritje në aeroport, pasagjerët shqiptarë e kanë parë veten në mëshirë të fatit.
Nisja e fluturimit ishte parashikuar për në orën 16.50, por pa asnjë shpjegim është shtyrë për në orën 20.30.
Edhe pse pasagjerët janë imbarkuar në bordin e avionit, ata janë lënë të presin edhe 2 orë të tjera në avion, ndërsa askush nuk i ka sqaruar apo dhënë shpjegime mbi arsyet e vonesës. Pasi kanë qëndruar më shumë se 120 minuta të bllokuar në bordin avionit, ata janë detyruar të zbresin, siç thonë pasagjerët, edhe forcërisht me ndërhyjen e policisë italiane.
Pasagjerët kanë kanë shprehur shqetësimin se si “Air Albania” i kishte lënë në aeroportin e Milanos dhe kompania nuk denjonte as t’u përgjigjej. Ata denoncojnë kompaninë për arrogancë dhe shpërfillje. Asnjë shpjegim nuk u është dhënë pasagjerëve për motivet e anulimit të fluturimit por po ashtu Air Albania nuk mban përgjegjësi as se ku do të kalojnë natën qytetarët.
Një nga pasagjerët, Sefedin Matraçi i cili mbrëmjen e djeshme do të udhëtonte me “Air Albania” në drejtim të Tiranës, nga aeroporti i Milanos, ka rrëfyer se si kompania ajrore shqiptare i braktisi ata në Malpensa. Ai rrëfen se udhëtimi do të bëhej me avionin e Air Albania, por në fakt në pistë kanë gjetur një mjet ajror të Turkish Airlines i cili megjithatë nuk u ngrit kurrë të fluturonte nga pista e Malpensës.
Sefedin Matraçi, pasagjer:
“Avioni duhej të nisej në orën 16.50. Kemi që në orën 14.00 këtu. Kur kemi mbërritur në aeroport nuk ishte hapur check-ini dhe askush nuk na përgjigjej. Pasi kemi qëndruar për orë të tëra në pritje, na thonë se do nisemi në orën 20.30. Por do niseshim jo me avionin e Air Albania, por me Turkish Airlines. Pasi kemi kalur në check-in, jemi futur në avion dhe na kanë lënë në pritje për më shumë se 2 orë. Piloti dhe stafi i avionit na thonin se nuk kishin leje nga kulla e kontrollit për t’u nisur. Kemi telefonuar sërish kompaninë dhe tha thanë që avioni nga Tirana nuk ka mbërritur pasi kishte turbulenca.
Por na gënjyen sepse punonjësit e aeroportit na njoftuan se kompania “Air Albania” nuk kishte paguar taksat aeroportuale. Dhe deri në datën 18 tetor nuk do të ketë fluturime në aeroportet e Italisë.
Kam 21 vjet që udhëtoj dhe s’më ka ndodhur asnjëherë. Këtu ka fëmijë, ka të moshuar. Jemi 50-60 pasagjerë.
Pasagjeri Romeo Gjergji: Kemi që në orën 2 që presim këtu. Jam i sëmurë, me diabet, me zemër. Askush nuk merr asgjë përsipër. Ne po qëndrojmë në aeroport. Nuk na sqaron njeri. Na sollën policinë në avion sikur të ishim kriminelë.
Pasagjerja: Ju lutem na bëni dërman, ka fëmijë që janë nga 8 muajsh këtu. Kemi ngelur jashtë, na jepni zgjidhje ju lutem, jemi shumë të lodhur./ BW
Gjykata Administrative e Apelit vendosi të enjten që të sh...
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ushtroi ankim të prem...
Një ditë më parë, Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdoga...
Më 15 tetor, në Luksemburg do të zhvillohet Konferenca e D...
Italia ka hapur zyrtarisht dy qendra në Shqipëri, ku plani...
Top eventi botëror i bukurisë sërish në Shqipëri për edici...
Efektivët e Forcës Ajrore janë një nga kategoritë që përfi...
Puna për qendrat e emigrantëve në Lezhë, që do të jenë nën...
Rreth 40 minuta ka zgjatur protesta e opozitës para Bashki...
Seanca për inceneratorin e Fierit në Apelin e Posaçëm ka d...
Një denoncim i fortë u bë në protestën kundër Erion Ve...
Aktori Mehdi Malkaj bëri një thirrje të fortë gjatë fj...
Qytetarët kanë nisur protestën para Bashkisë së Tiranës, k...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për dorëheqjen e depu...
Rrjeti "Safe Journalists" dënoi ashpër sulmin e dhunshëm n...
Richard Grenell, ish-këshilltari i ish-presidentit amerika...
Analisti Lorenc Vangjeli komentoi mbrëmjen e djeshme d...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, ësht...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi d...
Këtë të premte do të mbahet protesta e 28-të kundër kr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...