Muçollari: Republika jonë po shkon drejt diktaturës
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka ngri...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe CRDF organizuan mëngjesin e kësaj të enjtje në qytetin e Korçës, një trajnim me temë "Higjiena Kibernetike dhe Praktikat më të mira të Sigurisë".
Sulmet kibernetike janë kthyer në një shqetësim dhe problem shumë të madh sa i përket jo vetëm qytetarëve por edhe administratës publike dhe private. Në dy vitet e fundit, Shqipëria është goditur nga këto sulme disa herë rradhazi, ku shumë të dhëna e informacionë kanë rrjedhur nga institucionet dhe janë përdorur nga shtetet që kanë kryer sulmin.
Erisela Çikopana, përfaqësuese e AKSK, tregon se statistikat zyrtare flasin se 70% e sulmeve kibernetike ndodhin për shkak të gabimeve njerëzore. Për këtë arsye, u mendua dhe u organizua nisma për të trajnuar punonjësit e administratave, në mënyrë që ata të ndërgjegjësohen dhe të marrin njohuritë bazë për të shmangur rrjedhjen e informacioneve. Çikopana shprehet se interesimi ka qenë i lartë për këtë trajnim, ndërsa duhet të jemi të vetëdijshëm që për shkak të vrrullit që po merr teknologjia ditët e sotme, rreziku është më i madh sa i përket sulmeve kibernetike.
"Ky është trajnimi i pestë në rang vendi që zhvillohet me tëmen e higjienës kibernetike. Ka patur interesim shumë të madh duke qenë se higjiena kibernetike ofron njohuritë bazë që na duhen secilit prej nesh për mënyrën se si duhet të sillemi në internet, si duhet të mbrojmë të dhënat tona personale por dhe organizatat ku punojmë. Jemi të vetëdijshëm që jetojmë në një kohë që zhvillimet teknologjike po ecin me hapa të vrrullshëm dhe duhet të jemi të vetëdijshëm e për sulmet kibernetike që na kanosen. Rreth 70% e incidenteve kibernetike ndodhin nga gabimet njerëzore, me një klik të thjeshtë nga pakujdesia mund të biem pre e sulmeve. Sulmet kibernetike janë të formave të shumëllojshme dhe nëse marrim njohuritë bazë, do të dimë si të mbrojmë privatësinë tonë."
Çikopana shprehet se sulmet kibernetike janë të shumëllojshme, duke rrezikuar jo vetëm të dhënat personale por edhe informacione sekrete që është përballur vendi ynë gjatë viteve të fundit. Mënyra më e thjeshtë e një sulmi kibernetik që mund të mos kuptohet nga administrata është ajo e fishing, ku nëpërmjet një klikimi që i bëhet një e-maili, mund të merren të gjitha të dhënat e institucionit. Ndër të tjera, ajo thekson faktin se trajnimet e këtij lloji janë mjaft të rëndësishme për të ndërgjegjësuar çdo punonjës i cili ka një farë përgjegjësie për pozicionin e punës dhe duhet të dijë ta mbrojë.
"Sulmet kibernetike janë të shumëllojshme, nga ato më të thjeshtat që na kanosin të dhënat personale deri tek ato të sponsorizuara nga shteti me të cilat është përballur shteti ynë para dy viteve. Insfrastrukturat kritike të institucioneve tona janë të kërcënuara nga sulmet kibernetike. Në kuadër të këtij trajnimi, theksojmë se sulmet që mund të kanosin punonjësit tanë të administratës, mund t'ju vijë një sulm i papritur që nuk e identifikojnë dot në formë e-maili, pra sulmet fishing. Ndaj ne po i mësojmë si të përdorin fjalëkalime të forta, si ti sigurojnë sa më mirë të dhënat e tyre gjatë procesit të punës, sepse një rrjedhje të dhënash nga një klik i pakujdesshëm mund të përbëjë një rrezik për të gjithë të dhënat e organizatës e të krijojë akses tek to. Kjo patjetër ka nevojë për ndërgjegjësim e të gjithë të jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi secili prej nesh."
Në të gjitha takimet e deritanishme në Korçë dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë, pjesë e trajnimeve janë bërë rreth 2400 punonjës të sektorit publik dhe privat./ CNA
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka ngri...
Ditën e sotme Gjykata e Apelit ka dënuar me një vit bu...
Ditën e sotme, Gjykata dënoi me një vit burg deputetin...
Ish-kryeministri Sali Berisha prej më shumë se një viti ka...
Deputeti Ervin Salianji, me vendim të formës së prerë nga ...
Sot Gjykata e Apelit dha vendimin përfundimtar për dep...
Deputeti Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg nga Gjyk...
Ervin Salianji është dënuar me një vit burg nga Gjykat...
Deputeti Ervin Salianji, i njohur si “Babalja” do të njihe...
Komisioni i posaçëm ka dorëzuar 3 emra për drejtorin e Për...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i ka dhë...
Aurora Polo është komanduar këtë të enjte si drejtoreshë e...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, po merr p...
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, po përb...
Media prestigjoze britanike, “The Sun”, ka shkruar një...
Gazetarja Klodiana Lala, teksa ka folur për eskortat d...
Këtë të enjte do të mbahet seanca për dosjen “Babale” ...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur p...
Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE do të shkëputet nga...
Pasuritë e paluajtshme po kryesojnë investimet e huaja...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...