web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kë të besojmë për SPAK-un Salianjin apo Saliun?

26 Shtator 2024, 15:08, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha prej më shumë se një viti ka një qëndrim të qartë kundër SPAK-ut, ai sulmon, akuzon prokurorët e SPAK-ut, kreun e saj, Altin Dumanin dhe gjyqtarët.

Berisha ka një problematikë personale megjithëse qëndrimet e tij ndaj prokurorëve të SPAK-ut mund të jenë të qarta, por politika nuk e bën që të dijë të ndajë shapin nga sheqeri.

Pra, kush janë prokurorët problematikë e kush jo, kush janë shërbëtorët e kush jo, gjë që e kemi dëgjuar shumë në media.

Shumë nga gazetarët pretendojnë se brenda SPAK-ut ka prokurorë me dinjitet, të ndershëm dhe profesionistë ashtu sikurse ka edhe njerëz që flirtojnë me politikën, kanë akuza të shumta apo në çështje të ndryshme janë treguar joprofesionalë.

Sot jemi përballë një fakti përtej diskutimeve të mësipërme, ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ashpër ndaj SPAK-ut në shumë qëndrime të tij. Nga ana tjetër dëgjuam Salianjin. (Lexo këtu)

Kë të besojmë për SPAK-un Salianjin apo Saliun?
Sali Berisha dhe Ervin Salianji

Ervin Salianji pas daljes nga Gjykata e Apelit ku u dënua me burg, pasi u la në fuqi vendimi i Gjykatës së Faktit për çështjen të ashtuquajtur “Babale”, tha se kjo gjykatë kishte dhënë një vendim në shërbim të Fatmir Xhafajt, i cili përdoret nga Edi Rama për të kapur ishujt e pakontrolluar nga kryeministri, siç është SPAK-u.

Pra, për Berishën SPAK-u është i kapur dhe i keqpërdorur. Ervin Salianji na tha që SPAK-u është i pakapur, i papërdorur, por do ta kapë Rama përmes Xhafajt.

E mira do ishte që edhe pse doktori është në “arrest shtëpie” të bëjë ndonjë mbledhje dhe të sqarojë qëndrimet politike se njëri ia fut gozhdës dhe tjetri patkoit.

Kë të besojmë për SPAK-un Salianjin apo Saliun?
SPAK

Nuk po dinë se çfarë po thonë, është i kapur apo i pakapur SPAK-u? Po e kap Xhafaj apo e kanë amerikanët? Po e kap Rama apo po e kap Veliaj? Po e kap Salianji apo kush po e kap? Sepse kjo çështje nuk është hetuar nga SPAK-u, por nga prokurorë të cilët edhe për arsye politike, edhe pse janë parë me profil të djathtë, ose mbështetës të PD-së mund të jenë larguar nga Reforma në Drejtësi.

Çështja është si do ta mbajë qëndrimin opozita, fajin e ka SPAK-u apo nuk e ka SPAK-u, kur në këtë rast nuk ka hetuar aspak SPAK-u./ CNA





Lajmet e fundit nga