Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Dokumentet e siguruara nga "BIRN" zbulojnë se punimet për rikonstruksionin e ish-hotel Dajtit nuk po kryhen nga kompania që u përzgjodh fituese në një tender ndërkombëtar në vitin 2017, pasi ajo është prej 5 vitesh në procedura falimenti.
Në qershor të vitit 2010, Banka e Shqipërisë i bleu Këshillit të Ministrave për 30.4 milionë euro ndërtesën e ish-hotel Dajtit, për ta kthyer në një kompleks zyrash për administratën e saj në rritje – një transaksion i pazakontë që ngjalli debate dhe akuza politike.
Në vitin 2017, Banka e Shqipërisë mbajti një tender të kufizuar ndërkombëtar me vlerë 16 milionë eurosh me shtatë kompani ndërtimi të huaja për rikonstruksionin e ndërtesës, duke premtuar se do të bënte transparencë për kompaninë fituese pas lidhjes së kontratës.
Megjithëse kanë kaluar pesë vjet nga tenderi dhe dy vjet nga afati i përfundimit të punimeve, ndërtesa ikonike e hotelit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë është ende në rikonstruksion.
Edhe premtimi i Bankës së Shqipërisë për të bërë transparencë mbi kompaninë ndërtuese nuk është materializuar, ndërsa institucioni qendror financiar i vendit fshihet pas ‘sekretit bankar’, duke refuzuar kërkesat për informacion të bazuara në ligjin ‘Për të drejtën e informimit’.
Megjithatë, të dhënat dhe dokumentet e siguruara nga "BIRN" nga burime të tjera tregojnë se tenderi për rikonstruksionin e ndërtesës u fitua nga kompania italiane e ndërtimit “C.G.F Construzioni Generali s.p.a’ në bashkëpunim me shoqërinë lokale ‘AD-STAR’ sh.p.k.
Por italianët falimentuan një vit më pas dhe në skenë hyri një kompani shqiptare, e regjistruar në Tiranë nga një shtetase italiane me të njëjtin emër – “C.G.F Construzioni Generali s.p.a sh.p.k’, rrokadë që sipas ekspertëve, shkel rregulloren e prokurimit të Bankës së Shqipërisë.
“Nëse një kompani është zgjedhur mbi bazën e dokumentave të rregullt, të një procesi të rregullt dhe gjatë rrugës ajo falimenton, atëherë prokurimi duhet të ndërpritet dhe të rishpallet gara,” tha Selami Xhepa, profesor ekonomie në Universitetin Europian të Tiranës, ndërsa shtoi se zëvendësimi i kompanive kontraktore është “plotësisht i parregullt nga pikëpamja ligjore.”
E pyetur nga "BIRN" mbi procedurën e zëvendësimit të fituesit të tenderit, Banka e Shqipërisë refuzoi të komentonte.
“Çdo praktikë e jona klasifikohet sekret bankar deri në përmbylljen e plotë të procedurës,” insistoi ajo nëpërmjet një përgjigje me shkrim.
Pronari i kompanisë shqiptare ‘C.G.F Construzioni Generali shpk’, Halim Saliu ishte më i hapur. Ai i tha BIRN se nuk kishte rëndësi nëse kompania e tij ishte apo jo degë e kompanisë italiane.
“Kur Banka e Shqipërisë ka arritur të ruajë cilësinë, çmimet, gjithçka dhe të merreni me një devijim të tillë?” u ankua ai. “Nuk mund të quhet shkelje kur nuk ka dëm për xhepat e shqiptarëve, më habit kjo mënyra si ju gjykoni,” shtoi Saliu.
Ndërkohë, drejtuesi i kompanisë ‘AD-STAR’ sh.p.k, Alfred Çoma i tha "BIRN" se kompania e tij kishte pasur një rol të vogël në tender.
“Unë kam qenë në konsorcium me kompaninë italiane dhe kam patur një pjesë të vogël të punimeve, vetëm 10%,” tha Çoma, ndërsa shtoi se pjesa tjetër i takonte kompanisë italiane.
“Kemi qenë më tepër për rregullimin e fasadës, sepse aty është specialiteti i biznesit tim, në fushën e restaurimeve arkeologjike,” shtoi ai.
Kur "BIRN" i vuri në dukje se kompania italiane kishte falimentuar, Çoma deklaroi se nuk i kujtohej se kush ishte kompania me të cilën kishte bashkëpunuar.
“Nuk më kujohet se ka kaluar kohë,” tha ai, ndërsa shtoi se i ka dorëzuar punimet./BIRN
Pas thuajse tre javësh nga sulmi kibernetik, shërbimet...
Evi Angelakis-Kokalari ka xhelozi të fshehura. Xhelozitë ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndar...
Vrasja në det të martën e një fëmije 7-vjeçar në plazh...
Sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari,...
Kur vetëm dy ditë kanë kaluar nga ngjarja e rëndë e Himarë...
SPAK ka bërë bilancin e muajit korrik. Janë paraqitur 13 ...
Kryetari i Partisë së Lirisë ka vizituar familjen Avdi...
Shqipëria prej javësh po vazhdon të luftojë me zjarret...
Evi Angelakis-Kokalari, e cila sulmon herë pas here të rin...
Policia Rrugore, ka shtuar masat për parandalimin e akside...
Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka vizituar s...
Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, me rastin e 30-vjetori...
Pemët janë madhështore, e jo vetëm për t'u parë. Ato ofroj...
Policia ka nisur “luftën" me çadrat dhe shezlongët me pret...
Komisari i Policisë, Arjan Tase, i cili përplasi me skaf p...
Ngjarja e 2 gushtit që ndodhi në plazhin e Potamit në Hima...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka heshtur për vrasjen e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsh...
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka vendosur më n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...