Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Vrasja në det të martën e një fëmije 7-vjeçar në plazhin e Himarës nga një mjet lundrimi, që drejtohej nga një komisar policie, ka rikthyer në Shqipëri debatet për sigurinë e plazheve.
Numri i personave që humbin jetën në det vijon të mbetet i lartë dhe me një rritje në vitin 2021, ndërkohë që pjesa dërrmuese e stacioneve të plazheve nuk mbulohen me vrojtues të sigurisë dhe shpëtimit, siç e përcakton ligji.
Sipas të dhënave të organizatës joqeveritare “Federata Shqiptare Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, 105 persona kanë humbur jetën 5 vitet e fundit, nga viti 2017 deri në vitin 2021, si pasojë e mbytjes në bregdetin shqiptar.
Numri më i lartë i viktimave shënohet në vitin 2017 me 47 persona të mbytur në det, ndërsa në vitin 2021 u shënuan 19 raste me një rritje krahasur me vitin 2020 kur ishin shënuar 12 mbytje në det.
Sipas të dhënave të Federatës, të bëra të ditura për "Zërin e Amerikës", nga 19 persona që humbën jetën, vitin e kaluar 5 ishin mbytje dhe 14 si pasojë e problemeve kardiake.
Sipas Federatës gjatë verës së vitit 2019, janë raportuar 12 mbytje në det, prej të cilave, 5 janë shkaktuar nga ataku kardiak, 1 nga arsye shëndetësore, 1 si pasojë e goditjes nga mjeti lundrues, 1 si pasojë e motiveve të lidhura me rrethana kriminale dhe 4 prej tyre kanë ardhur si pasojë e mbytjes në det.
Gjatë sezonit turistik të këtij viti sipas Federatës rreth 1200 vrojtues plazhesh të licencuar janë përfshirë në stacionet e plazheve që janë në një numër shumë më të lartë në zonën bredgetare dhe ku nuk kanë munguar edhe këtë vit humbjet e jetëve në det.
Federata e Vrojtuesve të plazheve thotë se janë rreth 3 mijë stacione plazhesh, një pjesë e madhe e të cilëve nuk mbulohen me vrojtues.
Qeveria shqiptare krijoi tetë vite më parë Agjencinë Kombëtare të Bregdetit si një strukturë të posacme për kontrollin dhe inspektimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitet si stacion plazhi dhe disa herë janë bërë përmirësime në kuadrin ligjor, por situata në zonën bregdetare ende përballet me mjaft sfida.
Në rrjetet sociale dhe në media janë raportuar shepsh shkelje flagrante të mjeteve private të lundrimit si motorë uji, skafe dhe gomone që hyjnë në zonat ku ndodhen pushuesit, ndërkohë që në shumë zona nuk ka kulla vrojtimi dhe mungojnë vrojtuesit.
Vetëm këtë vit janë shënuar tri incidente ku në korrik një çift të rinjsh u goditën në bregdetin e Jalës në Vlorë nga një gomone që doli jashtë kontrollit në det dhe përfundoi në breg. Njëri prej të rinjve ndodhet ende i shtruar në spital me dëmtime të rënda.
Pak ditë më vonë një fëmijë tjetër u lëndua nga një gomone në bregdetin e Vlorës dhe mori trajtim mjekësor.
Rasti më i rëndë u shënua të martën kur 7-vjeçarja Jonada Avdia, që po pushonte me prindërit e ardhur nga Anglia, u godit për vdekje nga skafi që kishte hyrë në zonën e plazhit të Potamit në Himarë, jashtë rregullave dhe drejtohej nga një komisar policie.
Shefi i policimit në policinë e Elbasanit, Arjan Tase, tashmë i përjashtuar nga Policia e shtetit do të dalë të premten para gjykatës së Vlorës. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tha se e arrestoi atë në flagrancë për veprën penale “Vrasje e kryer nga pakujdesia”.
Ende kjo akuzë nuk është pohuar nga Prokuroria e Vlorës, e cila mund të ngrejë edhe akuzën e "vrasjes me dashje" pasi nga hetimet paraprake komisari i policisë kishte leje drejtimi për skafin dhe ishte në dijeni të pasojave kur hynte në mënyrë të paligjshme në zonën e sigurisë së plazhit.
Ndërkohë, organizata të shoqërisë civile njoftuan mbajtjen të enjten në mbrëmje të një proteste për humbjen e jetës së fëmijës së pafajshëm para Ministrisë së Brendshme në Tiranë me moton “Nuk e vrau varka, por shteti”./voa
Sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari,...
Kur vetëm dy ditë kanë kaluar nga ngjarja e rëndë e Himarë...
SPAK ka bërë bilancin e muajit korrik. Janë paraqitur 13 ...
Kryetari i Partisë së Lirisë ka vizituar familjen Avdi...
Shqipëria prej javësh po vazhdon të luftojë me zjarret...
Evi Angelakis-Kokalari, e cila sulmon herë pas here të rin...
Policia Rrugore, ka shtuar masat për parandalimin e akside...
Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka vizituar s...
Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, me rastin e 30-vjetori...
Pemët janë madhështore, e jo vetëm për t'u parë. Ato ofroj...
Policia ka nisur “luftën" me çadrat dhe shezlongët me pret...
Komisari i Policisë, Arjan Tase, i cili përplasi me skaf p...
Ngjarja e 2 gushtit që ndodhi në plazhin e Potamit në Hima...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka heshtur për vrasjen e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsh...
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka vendosur më n...
Ngjarja e Himarës është e dyta brenda dy javësh. Disa ...
Ngjarja e rëndë që ndodhi në Himarë, ka pasur shumë dëshmi...
Për deputetin e Partisë Demokratike, Dashnor Sula, pun...
Ngjarja e Himarës i ka tronditur të gjithë. Pas qirinj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...