Kërcënon Kovaçi/ “Do të bojkotojmë provimet në shkurt”
Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, ka kër...

Në majin e vitit 2000 një gazetë franceze botoi një artikull me titull “Mafia shqiptare po korrupton Europën!” E përditshmja “Le Parisien” po raportonte mbi një dokument zyrtar të Interpolit që përshkruante një rrjet kriminal të “organizuar në mënyrë të përsosur” që buronte nga Shqipëria, me grupet e tij të shumëpërhapura në Perëndim.
Droga, prostitucioni, trafiku i armëve dhe emigracioni i paligjshëm ishin shtyllat kryesore të veprimtarisë së kësaj organizate, e cila kishte lidhje të forta me mafien italiane dhe turke. Raporti i Interpolit vinte në dukje se 40 për qind e tregtarëve të heroinës të arrestuar në Austri vitin e kaluar ishin shqiptarë.
Po ashtu “Le Parisien” u kujtonte lexuesve se kohët e fundit rrjetet e prostitucionit në qytetet e Nisës, Tuluzës, Strasburgut, Metzit dhe Nansit drejtoheshin nga mafia shqiptare. Vetëm një muaj pas atij artikulli, në Francë u botua një libër me titull “Mafia shqiptare, një kërcënim për Europën”.
Ishte një përshkrim shqetësues i një sipërmarrjeje kriminale që “madje gëzon një respekt të madh midis familjeve më të fuqishme mafioze të Siçilisë”. Ndërsa vitet 1990 nuk kishin qenë një dekadë e mirë për mafien siçiliane, që ishte përndjekur shumë nga autoritetet italiane pas atentateve në vitin 1992 ndaj 2 gjyqtarëve të rangut të lartë, ajo ishte një kohë fitimprurëse për kriminelët shqiptarë për shkak të luftës në Kosovë.

Një anëtar i trupit diplomatik amerikan në Kosovë, u tha autorëve të librit se në këmbim të parave dhe kontrabandës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) i kishte dhënë mafias një “legjitimitet politik”. Kjo e ndihmoi mafian shqiptare të zgjeronte sferën e saj të veprimit, dhe nga viti 2000 ajo kontrollonte më shumë se 70 për qind të tregut të heroinës.
Në Austri, Gjermani dhe vendet skandinave, ajo shfrytëzoi mijëra prostituta në të gjithë Europën. Po ashtu organizoi grabitje shumë fitimprurëse, të kryera shpesh nga ish-policë apo veteranë të UÇK-së. “Në Francë problemi është ende në fillesat e tij, por zhvillimi i tij është i pashmangshëm”, paralajmëruan autorët.
Në fakt problemi u bë edhe me shqetësues në vitin 2010, kur Këshilli i Bashkimit Europian miratoi udhëtimin pa viza për në BE për qytetarët e Shqipërisë, vetëm një vit pasi vendi aplikoi për t’u anëtarësuar në bllok. Shqiptarët udhëtuan me shpejtësi drejt Perëndimit, fillimisht në Gjermani, dhe kur Berlini nisi t'i refuzonte në masë kërkesat e tyre për azil, u spostuan drejt Francës.
Në vitin 2017, në këtë vend pati 7630 kërkesa për azil, me një rritje prej 66 për qind krahasuar me vitin 2016. Kjo shifër alarmante e detyroi Ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Zherar Kolomb, që të vizitonte Tiranën në dhjetorin e atij viti, në një përpjekje për të bindur qeverinë shqiptare të forconte kontrollet e saj mbi njerëzit që largoheshin nga vendi.
Por përpjekja e tij diplomatike doli e kotë. Në vitin 2018 kërkesat për azil u rritën në 8.261, nga të cilat vetëm 6.5 për qind ishin të suksesshme, (në Britani pranohet 55 për qind e kërkesave të shqiptarëve për azil). Tashmë qeveria franceze e kuptoi se kush qëndronte pas eksodit, dhe një raport i publikuar nga Ministria e Drejtësisë në vjeshtën e vitit 2018, nxirrte në pah rolin që luante mafia shqiptare.

Aktivitetet kryesore të mafias ishin grabitjet, droga dhe trafiku i qenieve njerëzore. Midis nëntorit 2017 dhe tetorit 2018, 5 shqiptarë kishin kryer 98 vjedhje të dhunshme në 11 rajone të Francës, duke fituar një sasi prej 423.000 eurosh.
Ndërkohë, trafiku i drogës ndodhte kryesisht në periferi të qyteteve në Francën Lindore.
Kjo veprimtari ilegale po lulëzonte dhe policia në Francë po punonte për të goditur rrjetet e mirorganizuara të heroinës dhe të kokainës të drejtuara nga shqiptarët.
Ndërkohë Ministria franceze e Drejtësisë, e cilësoi emigracionin ilegal si një degë në lulëzim të mafias shqiptare. Në vitin 2018, francezët shkatërruan 18 rrjete të kontrabandës shqiptare dhe bënë 83 arrestime, por pavarësisht përpjekjeve të tyre mafia vazhdoi të trafikonte njerëz nga Azia dhe Lindja e Mesme në Europë, “veçanërisht në Britaninë e Madhe”.
Pjesa më e madhe e trafikut në atë kohë kryhej me kamionë, dhe kur autoritetet britanike dhe franceze e forcuan sigurinë në portet e Kanalit, shqiptarët filluan të shikonin alternativa të tjera. Pse jo, me varkat që niseshin nga zonat e largëta të vijës bregdetare?
Kalimet e para ndodhën në vjeshtën e vitit 2018. Në fillim vetëm disa qindra, dhe sapo mafia e kuptoi se sa e lehtë ishte dhe sa dashamirëse ishin autoritetet britanike ndaj tyre - kryesisht për shkak të Aktit të Skllavërisë Moderne të Tereza Mej të vitit 2015 - një flotë e tërë barkash nisi të qarkullojë në Kanal.
Kjo gjë u theksua javën e kaluar nga Den O’Mahoni, Komandanti i Kërcënimeve Klandestine në Kanal në Komisionin e Përzgjedhur të Punëve të Brendshme. “Rritja ka qenë eksponenciale, dhe ne mendojmë se kjo është kryesisht për faktin se bandat kriminale shqiptare kanë krijuar një bazë të fortë në veri të Francës”- shpjegoi ai.
Në vitin 2019, 1843 emigrantë hynë në Britani me varka. Në vitin 2020, kjo shifër ishte 8466, dhe deri në fund të tetorit kanë hyrë 39.430 emigrantë. Nga këta 12.000 shqiptarë, 10.000 prej të cilëve janë burra beqarë, shumica midis 18-35 vjeç. Disa mund të synojnë të kërkojnë një punë të ligjshme, por shumë të tjerë vijnë në Britani për të punuar për mafian.
Ata kanë krijuar një perandori biznesi të lulëzuar në Europën kontinentale, dhe tani duan të bëjnë të njëjtën gjë në Britani. Dhe në këtë aspekt, në rrugë të mbarë. Siç raportoi gazeta “The Sun” në vitin 2019, shqiptarët kishin arritur “të vendosnin pothuajse tërësisht nën kontroll trafikun e kokainës në Britani, me një vlerë prej 5 miliardë paundësh”.
Në një artikull të botuar këtë javë, deputeti britanik Dejvid Dejvis shkroi se gjatë 2 viteve të fundit policia në zonën e tij elektorale Hambersajd ka “drejtuar 6 operacione që synojnë grupet kriminale të lidhura me shqiptarët, të dyshuar për vepra që variojnë nga trafiku i drogës deri tek mashtrimi”.
Dejvis beson se kriza duhet të trajtohet në burimin e saj, në Shqipëri. Dhe nëse qeveria e Tiranës refuzon të bashkëpunojë, atëherë BE-ja duhet të rishqyrtojë kandidaturën e Shqipërisë. Sepse “Le Parisien” kishte të drejtë në vitin 2000: mafia shqiptare po e korrupton Europën. Dhe ndoshta tashmë e ka korruptuar atë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, ka kër...
Një Parkim Modern Multifunksional i ngjashëm me atë të Pri...
Zbardhet dëshmia e 52-vjeçarit, Xherxh Laçi, i cili u arre...
Kontrabandistët e njerëzve kanë nisur udhëtime shërbimi Pr...
Pedagogët janë kthyer në auditore. Ata kanë vendosur që të...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka dorëzuar një padi në ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), ka shkaruar nga ...
Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, ka bërë me ...
Konfindurstria ka analizuar paketën fiskale dhe buxhet...
Ka përfunduar gjykimi për çështjen e tërmetit të 26 në...
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur p...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe bashkëshortja...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka treguar mb...
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar në lidhje...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Media e policia kanë bllokuar lajmin e aksidentimit në...
Kur kanë mbetur vetëm dy ditë nga mbyllja e aplikimeve...
Ambasadorja dhe përfaqësuesja e SHBA-së në Këshillin e Sig...
“Top Channel” në emisionin e tij kryesor, "Prime Time"...
Në seancën e sotme të “Shihemi në Gjyq”, dy motra kanë ngr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...