Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në nderimin e 80-vjetorit të kryengritjes antikomuniste të Malësisë së Madhe e para në Europën e Pasluftës së Dytë Botërore! Shteti autor i krimeve dje, sot hesht ndaj krimeve të komunistëve!
25 Janar 1945 është një ditë e shënuar dhe historike për Shqipërinë, një ngjarje që kujton guximin dhe sakrificën e malësorëve që nuk pranuan regjimin komunist dhe i treguan Europës se shqiptarët nuk pranojnë sllavizmin dhe stalinizmin enverist. Nuk kishte vetëm 2 muaj që Shqipëria ishte nën pushtimin e diktatorit stalinist Enver Hoxha, me mbështetje nga regjimi serb, malësorët u ngritën për të kundërshtuar këtë regjim gjakatar dhe represionin që ushtronin komunistët shqiptarë! Këta burra dhe gra trimëresha nuk ishin të frikësuar përballë masakrave të sunduesve enveristë, por të vendosur të mbronin nga humbja e identitetit dhe të drejtat e tyre.
Më 25 janar 1945, udhëheqësit e shquar si Major Llesh Marashi nga Shkreli, Mulë Delia Bajraktari nga Hoti dhe heroiku i mbrojtjes së kufijve Preng Cali i Kelmendit, filluan lëvizjen e parë antikomuniste në Europën pas Luftës së Dytë Botërore. Ky ishte një akt që tregoi se populli shqiptar, ndonëse i përballur me represionin e tmerrshëm të regjimit komunist, do të kundërshtonte çdo tentativë për të prishur traditat dhe identitetin kombëtar.



Ata qëndruan të palëkundur, duke mbrojtur besën dhe nderin, dhe duke pasur besim në Zot dhe komb. Sot, pas 80 vitesh, pasardhësit e kryengritjes antikomuniste të ndihen krenarë për veprën e kryer nga ata burra dhe gra të Malësisë së Madhe. Ata janë shembuj të pavdekshëm të qëndresës dhe sakrificës për liri dhe dinjitet kombëtar. Po të kishin pasur mbështetjen dhe vëmendjen e ndërkombëtareve ndoshta historia do të kishte ndjekur një rrugë tjetër, dhe fati i Shqipërisë do të ishte ndryshe.
Pas kësaj kryengritjeje Malësia e Madhe u masakrua nga diktatura komuniste dhe vuajti për më shumë se katër dekada, vetëm sepse kërkuat liri dhe drejtësi. Lëvizja antikomuniste e Malësisë së Madhe ishte e para në Europën pas Luftës së Dytë Botërore që i tha “Jo” diktaturës dhe terrorit sllavo-komunist.
Ky është një akt që do të mbetet gjithmonë në histori. Bilanci i kësaj rezistence është tragjik dhe shkatërrues: mbi 100 të pushkatuar, mbi 200 të burgosur që kaluan vite të tëra në kampet e internimit dhe mbi 200 familje të internuara. Ky është çmimi i lirisë që pagoi ky popull fisnik.
Ne e nderojmë këtë ditë, sepse ajo është një dëshmi e lavdisë së kombit shqiptar dhe e qëndresës ndaj çdo pushtuesi, pavarësisht regjimit dhe ideologjisë që mund të imponoheshin. Ne sakrifikuam për të siguruar lirinë e këtij kombi, por pas një gjysmë shekulli, pati një tradhti të dytë nga ata që zgjodhën ideologjinë e komunizmit dhe jo demokracinë.
Shqipëria, pas 1990-ës, u bë i vetmi vend në Europë që e harronte pasojën e komunizmit dhe nuk i dha drejtësi viktimave të tij. Ne u tradhtuam nga një klasë politike që jo vetëm nuk e dënoi regjimin komunist, por edhe e mbajti atë në heshtje dhe e përdori për interesat e saj.
Sot, pas 35 vitesh, më shumë se 6000 antikomunistë nuk kanë një varr, sepse politikës shqiptare i mungon vullneti për të njohur dhe dënuar këtë krim. Mbi 36,000 të burgosur politikë, që dhanë jetën dhe vuajtën për lirinë e Shqipërisë, janë harruar, ndërsa trashëgimtarët e diktaturës janë të pushtetuar dhe vazhdojnë të japin leksione demokracie, pa pasur asnjë ndjeshmëri për viktimat e sistemit që ata mbështetën.
Për më tepër, mbi 100,000 familje shqiptare që u dëbuan dhe u internuan, nuk gjetën mbështetje, dhe shumë prej tyre janë larguar nga atdheu, pa mundur të integrohen në shoqërinë shqiptare. Ky është një dështim i rëndë i shtetit shqiptar dhe një shenjë e pasigurisë që vazhdon të mbizotërojë Shqipërinë.
Shteti dje ishte autori i krimeve, sot shteti mbron xhelatët që i shkaktuan këto krime. 25 Janari 1945 është një ditë historike për qëndresën antikomuniste, është dita kur regjimit të Enver Hoxhës i thamë JO, dhe vazhduam për 45 vite t’u rezistojmë krimeve makabre dhe të ngjashme me krimet e nazistëve ndaj hebrenjve.
Hebrenjtë kanë ditën e kujtesës 27 janarin si ditë kujtese, përse ne shqiptarët të mos kemi 25 janarin si ditë kujtese ndaj rezistencës antikomuniste. Hungarezët krenohen me revolucionin e tyre të 1956, por ne që e nisëm revolucionin 11 vite para tyre, a s’kemi të drejtë të krenohemi si mbrojtës të fjalës së lirë dhe të identitetit kombëtar!
Ne, antikomunistët, kërkojmë që krimet e komunizmit të dënohen, dhe të bëhen e të jepet drejtësi për ata që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë. Nuk mund të ndërtojmë një demokraci të qëndrueshme dhe të drejtë pa njohur të vërtetën dhe pa kërkuar ndjesë për krimet që ndodhën.
Europa e ka dënuar komunizmin, Amerika e ka dënuar me karrige elektrike lëvizjen komuniste, ndërsa Shqipëria vazhdon të heshtë, duke përforcuar një sistem që ende mbron pasojat e regjimit.
Mosdënimi i krimeve të komunizmit, glorifikimi i ideologjisë komuniste si bazë për të sunduar shtetin janë të dështuar duke e çuar shtetin shqiptar nga një sistem demokratik në një sistem diktatorial.
Shteti shqiptar ka dështuar të mbrojë viktimat e komunizmit dhe të bëjë drejtësi për të kaluarën, ndërsa ka vazhduar të ndihmojë trashëgimtarët e diktaturës. Politikanët shqiptarë që janë ende në pushtet, jo vetëm që nuk e kanë dënuar komunizmin, por kanë heshtur dhe janë bërë bashkudhëheqës të një ideologjie të vjetër, të shkatërruar dhe të dështuar.
Malësia e Madhe, krahina që i tha jo komunizmit në këtë 80-vjetor të kryengritjes antikomuniste kërkon drejtësi përpara një shteti që hesht ndaj padrejtësisë që u është bërë antikomunistëve shqiptarë! 25 janari duhet të jetë ditë historike kombëtare dhe krenarie për Shqipërinë.
Kjo ditë bën krenarë shqiptarët në Europë për qëndresën, sakrificat dhe mbrojtën e lirisë. Në këtë ditë të shënuar na kalon në vëmendje thënia e Martin Luter Kingut: “Një padrejtësi në çfarëdo vendi është një kërcënim për drejtësinë kudo!”/ CNA
Kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hida, është paraqitur d...
Mbrëmja e së mërkurës, më datë 29 JANAR, do të sjellë eksp...
Kryepiskopi i Kishës Ortodokse autoqefale Shqiptare, Anast...
Kompania "Integrated Energy BV SPV", përgjatë vitit 2024, ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Në Katedralen Mitropolitane të Athinës, Mitropoliti i Ap...
Këtë të dielë në Mitropolinë e Athinës u mbajt mesha për K...
Gazetari Blendi Fevziu ndodhet në Damask të Sirisë ku ...
Liqeni i Ulzës kremton sot shpalljen “Park Natyror” si...
Është mbajtur paraditen e sotme në Katedralen "Ngjallja e ...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar publik...
Pas ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, ...
Këtë të diel, vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthj...
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Sh...
Atë Nikolla Kodheli ka deklaruar se Kryepeshkopi Anast...
Sinodi i Shenjtë i Kishës së Greqisë njoftoi se do të ...
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë...
Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka reaguar ...
Ceremonia e mortore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...