Kush e porositi dhe e pagoi Raportin e Avokatit të (Popullit) qeverisë?
Avokatja Adriana Kalaja, në një reagim në rrjetet sociale,...

Një sipërmarrësi në Tiranë mund t’i lindë sot një ide që i duket krejtësisht origjinale. Mund të investojë muaj pune, para dhe zhvillim teknologjik për ta kthyer në produkt, pa e ditur se e njëjta zgjidhje mund të ekzistojë prej vitesh në një laborator në Gjermani, një startup në SHBA apo një kompani në Azi.
Sistemi shqiptar i patentave ende nuk ka një mekanizëm të mirëfilltë kërkimi ndërkombëtar që ta evidentojë këtë në mënyrë të plotë.
Një manual i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), i përshtatur edhe për realitetin shqiptar, evidenton se në praktikën e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI), procesi i kërkimit të patentave nuk mbështetet në një sistem të dedikuar ndërkombëtar databazash për identifikimin e patentave ekzistuese në botë.
Dokumenti shpjegon se gjatë fazës së ekzaminimit, hulumtimi për patentat ekzistuese “inkorporohet” në proces, por nuk ekziston një program special apo sistem i automatizuar që të kryejë kërkime të plota në databaza globale të patentave.
Kjo do të thotë se një shpikje apo ide që konsiderohet “e re” në Shqipëri mund të ketë ekzistuar më parë jashtë vendit, duke krijuar rrezik për konflikte juridike, refuzime të mëvonshme apo humbje vlere për bizneset që investojnë në inovacion.
Në ekonominë globale të teknologjisë, kërkimi ndërkombëtar i patentave konsiderohet një hap kritik përpara se një kompani të investojë në zhvillim, prodhim apo hyrje në treg.
Vetë manuali paralajmëron se startup-et që neglizhojnë sistemin e pronësisë intelektuale mund të përballen me pasoja “fatale”, pasi mund të rezultojë që dikush tjetër e ka regjistruar më parë një zgjidhje të ngjashme.
Në një kohë kur Shqipëria po tenton të ndërtojë një ekosistem startup-esh dhe inovacioni teknologjik, mungesa e një infrastrukture të avancuar për kërkimin e patentave shihet si një hallkë e dobët. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme për startup-et shqiptare që synojnë tregjet ndërkombëtare, ku konfliktet mbi patentat dhe pronësinë intelektuale janë ndër betejat më të kushtueshme për kompanitë e teknologjisë.
Raporti thekson gjithashtu se patentat janë territoriale dhe të lidhura me juridiksione specifike, ndërsa databazat ndërkombëtare të patentave janë një burim jetik informacioni teknik dhe tregtar.
Një tjetër element që ngre diskutim është fakti se DPPI nuk kryen ekzaminim të plotë thelbësor të patentës në fazën fillestare.
Sipas dokumentit, një patentë e dhënë në Shqipëri ruan efektin juridik vetëm nëse pronari paraqet më vonë prova ndërkombëtare të patentueshmërisë nga zyra të huaja të specializuara. Në të kundërt, pas 10 vitesh ajo humbet efektin ligjor.
Në praktikë, kjo e zhvendos një pjesë të barrës së verifikimit te vetë bizneset dhe aplikantët, të cilët duhet të investojnë në ekspertizë ligjore dhe kërkim ndërkombëtar për të siguruar që ideja apo teknologjia e tyre është realisht e mbrojtshme.
Ekspertët e inovacionit prej kohësh kanë ngritur shqetësimin se Shqipëria ka ende një kulturë të dobët të patentimit. Shumë biznese fokusohen te shitja e produktit apo marketingu, ndërsa mbrojtja ligjore e teknologjisë, algoritmit, dizajnit apo markës shihet si hap dytësor.
Në një treg ku kopjimi mbetet i lartë dhe kapitali për kërkim e zhvillim është i kufizuar, kjo krijon një terren të brishtë për sipërmarrjet inovative./ Revista Monitor
Avokatja Adriana Kalaja, në një reagim në rrjetet sociale,...
Seanca për dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme është ...
Ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango, është paraqitur këtë ...
Apeli i Posaçëm vendosi zbutjen e dënimit për ish-deputeti...
Deputeti socialist Tërmet Peçi është paraqitur këtë të mër...
Prokuroria e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë ‘arrest ...
Një zbulim i ri në ujërat e gjirit të Vlorës ka nxjerr...
Telashet nuk kanë të sosur për bizneset, që nuk po gjejnë ...
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar që të jenë prezentë sot në...
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në ...
Ka përfunduar seanca në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ...
Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyjë seancën gjyqësore ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka folur për m...
Përfaqësuesit e kompanisë “Mabco” kanë zhvilluar një konfe...
Një kontroll i befasishëm është kryer këtë të mërkurë në I...
Biznesmeni Gentian Likaj është paraqitur ditën e sotme në ...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në konferencën e ...
Biznesmeni Elman Abule, një nga emrat e përfshirë në dosje...
Prokuroria e Sarandës ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje...
Deputeti socialist Erion Braçe është paraqitur këtë të mër...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...