Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të tyre, të paktën për qiratë ditore, duke e bërë vendin të dytin më të shtrenjtë në rajon, pas Malit të Zi.
AirDNA, një platformë analitike që jep të dhëna për njësitë akomoduese me afat të shkurtër, analizoi çmimet mesatare ditore (ADR), pra koston ditore të akomodimit, si dhe normën e zënies, kohën nga rezervimi deri në mbërritje dhe tendencat e kohëzgjatjes së qëndrimit në Europë.
Nga grafiku i publikuar rezulton se Shqipëria është e dyta më e shtrenjta në Ballkan, me një çmim mesatar prej 57/euro për natë. Vendi i dytë më i shtrenjtë në rajon është Bosnjë-Hercegovina, me 56 euro/nata, e ndjekur nga Serbia, me 51 euro/nata, Kosova, 42 euro/nata. Maqedonia e Veriut është destinacioni më i lirë në Europë, me 40 euro nata.
Gjithsesi, Shqipëria mbetet akoma e lirë në krahasim me Malin e Zi, që është konkurrenti direkt turistik dhe vendet e tjera të Europës. Në Mal të Zi, qiraja mesatare ditore është 79 euro/nata.
Në vendet e tjera afër nesh, në Itali, qiraja mesatare për një natë është 146 euro/nata, në Kroaci 130 euro, në Greqi 138 euro/nata.
Të dhëna të tjera të mëparshme të publikuara nga Monitor bënë të ditur se në Shqipëri kishte 26.3 mijë apartamente e njësi të tjera banimi ishin të disponueshme për t’u dhënë me qira gjatë vitit 2025. Këto njësi gjeneruan një rekord të ardhurash prej 134 milionë eurosh, me rritje prej 23.4% nga viti i mëparshëm.
Pesë vendet më të shtrenjta në Europë dhe pesë më të lirat
AirDNA rendit Monakon si destinacionin më të shtrenjtë në Europë për qiratë afatshkurtra, me 417 euro/nata, në një treg shumë të vogël dhe me ofertë të kufizuar, me rreth 270 lista aktive mesatarisht. Sipas platformës, udhëtarët rezervojnë mesatarisht 63 ditë përpara, ndërsa qëndrimi tipik zgjat 3.8 net, i ndikuar edhe nga ngjarje të mëdha si Formula 1.
Pas Monakos renditet Islanda, ku çmimi mesatar ditor arrin 209.9 euro, ndërsa Reykjavik mbetet tregu kryesor me rreth 2,500 lista aktive. Islanda ka kohën më të gjatë të rezervimit në Europë, me medianë 73 ditë, por edhe qëndrimin më të shkurtër, 2.6 net, pasi turistët lëvizin shpesh nga një zonë në tjetrën.
Andorra është e treta më e shtrenjtë, me çmim mesatar ditor 188.57 euro, e ndjekur nga Zvicra me 184.26 euro dhe Mbretëria e Bashkuar me 175.79 euro. Në Zvicër, tregje si Interlaken arrijnë deri në 284.30 euro në ditë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar çmimet më të larta nuk janë vetëm në Londër, por edhe në destinacione rurale e bregdetare si Suffolk, Lake District dhe Dorset.
Në kahun tjetër, vendet më të lira janë të përqendruara kryesisht në Ballkan dhe Europën Lindore. Maqedonia e Veriut është destinacioni më i lirë në Europë, me çmim mesatar ditor vetëm 39.81 euro dhe rreth 5,250 lista aktive.
Kosova renditet e dyta më e lirë, me 41.63 euro në ditë dhe rreth 2,800 lista aktive, ndërsa dallohet për rezervimet më të vona në Europë, me vetëm 7 ditë medianë nga rezervimi deri në mbërritje.
Moldavia vjen e treta, me 45.49 euro në ditë, por me normën më të lartë të zënies ndër vendet më të lira, 62.7%.
Serbia renditet e katërta, me 51.17 euro në ditë dhe një treg më të zhvilluar, me rreth 14,750 lista aktive.
Lista e pesë më të lirave mbyllet nga Bosnja dhe Hercegovina, me 56.33 euro në ditë dhe rreth 10,125 lista aktive, e mbështetur kryesisht nga tregu i Sarajevës dhe udhëtimet drejt Mostarit e Hercegovinës./Monitor
Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, ka dhënë dëshminë ...
Situata në urbanët e Tiranës vijon të jetë shqetësuese. Vo...
Këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca gj...
Bashkimi Europian ka aktivizuar kapacitetet më të mëdha nd...
SPAK ka zhbllokuar llogaritë bankare të lidhura me Zvërnec...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënim me 14 vite burgim pë...
Prokuroria e Tiranës caktoi 12 masa sigurimi, ‘Arrest në b...
Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshje...
Në historinë ekonomike të Shqipërisë post-socialiste, pak ...
Regjistrimet për herë të parë të automjeteve kanë shënuar ...
Gazetari Bledi Kasmi ka hedhur dyshime mbi drejtimin dhe o...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka folur mbrëmjen...
Gazetari Mentor Kikia ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me ...
Pas rreth tre orësh tubim para Kryeministrisë, protestuesi...
Deputeti i PD-së, Belind Këllicci ka folur mbrëmjen e sotm...
Prej tre orësh vijon protesta para Kryeministrisë kundër i...
Vijon prej rreth tre orësh protesta para Kryeministrisë ku...
Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në platformën X f...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në aktivitetin e...
Partia Socialiste festoi 35-vjetorin e themelimit të saj n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...