Pas shkarkimit nga detyra/ Ish-gjyqtari fiton betejën në Strasburg, dëmshpërblim nga shteti
Ish-gjyqtari Ervin Metalla ka fituar betejën në Gjykatën E...

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur për shpërthimin e ndodhur mëngjesin e së dielës në biznesin e Endri Meksit, në zonën e Xhamllikut.
Bregu tha se ka qenë një krim shumë i sofistikuar, pasi lënda plasëse është vendosur 6 orë përpara se të shpërthente. Më tej, ai tha se personi që ka vendosur lëndën plasëse ka qenë i maskuar pasi është kapur nga kamerat, si dhe është ndihmuar nga persona të tjerë.
Bregu e cilëson vënien e lëndës plasëse si një dhënie mesazhi pasi sasia ka qenë e përllogaritur për të mos shkaktuar dëme të jashtëzakonshme. Gazetari tha se ky rast duhet të shihet me përparësi pasi është një kërcënim ndaj një pronari televizioni.
“Duhet të themi që krimi i përket një grupi, i cili është pjesë e krimit të organizuar. Ka qenë shumë i sofistikuar. Lënda e sasisë plasëse mbi tarracën e dyqanit, është vendosur 6 orë para se të shpërthejë, ka qenë me kohëmatës. Është vendosur në 22:00 të mbrëmjes së të shtunës, ka shpërthyer në 04:30 të mëngjesit. Personi që e ka vendosur ka qenë i ndihmuar. E ka vendosur i maskuar, kamerat e kanë kapur, por është i maskuar. Nga mënyra si e shoh, nuk ka qenë për të dëmtuar banorët e pallatit, pavarësisht se ka bërë dëme në këtë objekt tregtar, edhe në xhamat e një subjekti tjetër. Ka qenë i përllogaritur të mos shkaktojë dëme të jashtëzakonshme dhe në njerëz. Është dërgimi i një mesazhi. Krimi i organizuar dërgon 60-70 mesazhe çdo vit, kjo e marrë nga një statistikë e procedimeve penale. Një prej tyre, kuptohet që erdhi në portën e MCN. Nuk do të nxitesha të flisja se cilat janë motivet. Kuptoj se nuk është vendosur se është pronë e Meksit që shet internet, por e Endri Meksit që ka një televizion. Mendoj se policia këtë radhë e ka marrë më seriozisht. Prokuroria aty e ka dosjen, është shkaktarja kryesore që shkuam deri këtu. Mund të pretendojë prokuroria që ka shumë dosje, por ka urdhër të prokurorit të përgjithshëm që kërcënimeve ndaj mediave u jepet përparësi. Të gjendet nëse kjo është personale e zotit Meksi, apo kjo ka lidhje me zotin Meksi si pronar i këtij televizioni”, tha Bregu.
Po në emisionin “Të Paekspozuarit” për incidentin në biznesin e Endri Meksit ka folur dhe gazetari Artan Hoxha, i cili tha se brenda një muaji e gjysmë ka pasur një seri episodesh kundrejt Meksit.
Hoxha tha se prokuroria dhe policia duhet të reagojnë për ngjarjet ndaj Meksit dhe të thonë se çfarë po ndodh. Më tej gazetari bëri apel për t’u parandaluar këto paralajmërime, të cilat sipas tij dihet se drejt çfarë rruge po shkojnë.
Nëse nuk ka reagim, tha Hoxha, atëherë t’i thuhet pronarit të televizionit t’i dalë për zot vetes dhe të mbrohet me kompani private apo gangsterë.
“Mjafton vetëm një element, brenda një harku kohor një muaj e gjysmë, ka ndodhur një seri episodesh. Në fund të fundit ka reagim, ore çfarë po ndodh? Kemi të bëjmë me një biznesmen që është i deklaruar, policia për t'i hequr kusurin vetes, të tregojnë ç’po ndodh. Prokuroria çfarë po bën? Kemi të bëjmë me pronarin e një media, një pronar të disa bizneseve që ka biznese specifike në disa fusha. Si ka mundësi që nuk ka reagim?
Kaloj përditë te rruga që u vendos ekspolozivi. Jehona e asaj, kur ka ndodhur shpërthimi ka qenë e tmerrshme. Fakti që e bëjnë pa u trembur, në fillim të vijnë te dera e televizionit, tani kjo, po shkojmë drejt një situate të njohur me bilanc problematik. Duhet të parandalojmë diçka që duket se në çfarë rruge po shkojmë. Te rasti konkret, nëse nuk reagon, thuaji pronarit të televizionit, dili për zot vetes, merr kompani private ose gangsterë dhe nuk afrohet njeri. Por ne i dimë bilancet e gangsterëve. Nuk po reagojnë për më tepër kur kemi të bëjmë me media”, tha Hoxha.
Ish-gjyqtari Ervin Metalla ka fituar betejën në Gjykatën E...
Gazetari Bled Marku ka denoncuar një rast të rëndë, të një...
Mediet dje raportuan se i burgosuri në qelitë e Durrësit, ...
Shqipëria po shfaq një progres të qëndrueshëm në përdorimi...
Ditën e sotme në Gjykatën e Durrësit është mbajtur seanca ...
Komisioni për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian ka m...
5 Maji shënon Ditën e Dëshmorëve të atdheut. Në këtë ditë...
Ish-deputeti Lefter Maliqi është paraqitur paraditen e sot...
Këtë të martë, në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohen dy an...
Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca për shqyrtimin e ...
Këtë të martë është caktuar treshja e gjyqtarëve që do të ...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, është para...
Sot është Dita e Dëshmorëve të kombit që kanë dhënë jetën ...
Media e njohur greke ‘Protothema’ ka publikuar një artikul...
Gazetari Artan Hoxha komentoi sot situatën e ndryshuar tër...
Ish-prokurori Eugen Beçi analizoi sot situatën e rritjes s...
Në burgjet e Fushë-Krujës dhe Peqinit janë zhvilluar kontr...
Ervin Salianji i njohur ndryshe si “Babalja” i dënuar për ...
Ish-presidenti i Kosovës ka dhënë një intervistë nga burgu...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...