Aksidenti tragjik në Durrës/ Gjykata lë në burg autorin
Ditën e sotme në Gjykatën e Durrësit është mbajtur seanca ...

Shqipëria po shfaq një progres të qëndrueshëm në përdorimin e internetit, por po përballet me sfida të konsiderueshme në rritjen e kompetencave teknologjike të popullatës, sipas të dhënave më të fundit të raportit mbi treguesit e aftësive digjitale nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).
Gjatë vitit 2025 numri i individëve që përdorin rregullisht internetin në vendin tonë arriti në 86.1% të popullsisë, duke u afruar ndjeshëm me mesataren e Ballkanit Perëndimor prej 88%, ndonëse mbetet ende pas mesatares së Bashkimit Europian që arrin në 92%.
Ky trend pozitiv reflektohet edhe në sektorin privat, ku numri i ndërmarrjeve që ofrojnë trajnime në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK) ka arritur në 21.8%, një shifër që thuajse përkon plotësisht me standardet europiane.
Megjithatë, pavarësisht aksesit më të lartë në rrjet, niveli i aftësive digjitale mbetet shqetësues pasi nuk ka pësuar rritje përgjatë vitit të fundit. Sipas studimit Rajonal, vetëm 23.3% e shqiptarëve zotërojnë të paktën aftësi digjitale bazë, një shifër kjo dukshëm më e ulët se mesatarja e BE-së prej 56%.
Hendeku thellohet akoma më shumë në kategorinë e aftësive mbi nivelin bazë dhe te numri i specialistëve të TIK-ut, ku ky i fundit ka pësuar një rënie të lehtë në 1.0%. Këto të dhëna nxjerrin në pah nevojën urgjente për investime në edukimin teknologjik. Teksa infrastruktura dhe përdorimi po zgjerohen, aftësitë për të shfrytëzuar potencialin e plotë të epokës digjitale mbeten në nivele mjaft modeste krahasuar me partnerët rajonalë dhe europianë.
Punonjësit e TIK-ut zënë vetëm 1% të totalit të të punësuarve, teksa në BE është 5% dhe në Rajonin e Ballkanit 3%. RCC vëren se numri i pakët i punonjësve të TIK në vendin tonë nuk reflekton domosdoshmërisht mungesë interesi për profesionet teknologjike, por rrjedhjen e trurit (brain-drain), ku profesionistët më të mirë të fushës zgjedhin të punojnë për kompani të huaja jashtë vendit ose përmes platformave "freelance" që nuk regjistrohen në statistikat kombëtare të punësimit.
Gjithashtu, sistemi arsimor dhe kurrikulat e formimit profesional në vendin tonë nuk po ecin me të njëjtin ritëm si inovacionet globale, duke krijuar një mungesë të profileve specifike që kërkon tregu i sotëm. Teksa ndërmarrjet shqiptare përpiqen të digjitalizohen, mungesa kritike e ekspertëve e bën të vështirë këtë proces./Monitor
Ditën e sotme në Gjykatën e Durrësit është mbajtur seanca ...
Komisioni për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian ka m...
5 Maji shënon Ditën e Dëshmorëve të atdheut. Në këtë ditë...
Ish-deputeti Lefter Maliqi është paraqitur paraditen e sot...
Këtë të martë, në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohen dy an...
Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca për shqyrtimin e ...
Këtë të martë është caktuar treshja e gjyqtarëve që do të ...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, është para...
Sot është Dita e Dëshmorëve të kombit që kanë dhënë jetën ...
Media e njohur greke ‘Protothema’ ka publikuar një artikul...
Gazetari Artan Hoxha komentoi sot situatën e ndryshuar tër...
Ish-prokurori Eugen Beçi analizoi sot situatën e rritjes s...
Në burgjet e Fushë-Krujës dhe Peqinit janë zhvilluar kontr...
Ervin Salianji i njohur ndryshe si “Babalja” i dënuar për ...
Ish-presidenti i Kosovës ka dhënë një intervistë nga burgu...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë e...
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë p...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur nga burgu...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka komentuar vendimin e Ko...
Drejtori i dosjes “5D”, Redi Molla ka dalë nga qelitë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...