web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpenzimet e Ramës/ Haxhiu: Duhet të ketë sqarim për çdo dhuratë

28 Tetor 2024, 21:50, Aktualitet CNA
Shpenzimet e Ramës/ Haxhiu: Duhet të ketë sqarim për
Baton Haxhiu

I ftuar në një emision televiziv, gazetari Baton Haxhiu, u shpreh se llogaridhënia dhe prezenca në çfarëdo ceremonie që merr pjesë Kryeministri Edi Rama duhet të ketë sqarim.

Haxhiu ka komentuar pjesëmarrjen e Ramës në ndeshjen e NBA-së në New York ku theksoi se çdo dhuratë duhet të deklarohet, nga kush e ke, arsyen pse e ke dhe a ka konflikt interesi.

 “Çdo dhuratë duhet të deklarohet, nuk është vetëm në Tiranë, por në të gjithë botën është i njëjti sistem, duhet të deklarosh nga kush e ke, arsyen pse e ke dhe a ka konflikt interesi.

Nuk dua të bëj krahasime, pasi llogaridhënia dhe prezenca në çfarëdo ceremonie të tillë, duhet të kërkojë sqarim. Unë nuk mund të flas për sqarimin dhe as të them pse është aty, apo kush ia bëri dhuratën, ai duhet të deklarojë. Ca të them unë për ndeshjen ose charterin? Ekzistojnë dy gjëra, në mund të krijojmë një diskurs, i cili e akuzon për përdorimin e  saj, dhe e akuzon Ramën për prezencën në një ndeshje basketbolli.

Nuk mund të them as më shumë dhe as më pak, se sa nëse e shkelin ligjin, atë që e kanë krijuar vetë politikanët, një ditë secili ballafaqohet me sjellje të tilla. Dikujt nuk i pritet, por së paku ë drejtësi, disa gjëra nuk bëhen pa u kopsitur mirë.

Do isha shumë i gëzuar sikur Rama të thoshte e kam blerë biletën vetë dhe kam shkuar për të parë një ndeshje basketbolli.”/CNA





Lajmet e fundit nga