web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralizim i qarkullimit në protestën e PD-së/ Policia: Do përballeni me pasoja

28 Tetor 2024, 16:38, Aktualitet CNA

Paralizim i qarkullimit në protestën e PD-së/ Policia: Do

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me rrugët që do të bllokohen nesër, për shkak të protestës së thirrur nga Partia Demokratike.

PD ka kërkuar bllokimin nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të akseve rrugore “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

Policia e Shtetit deklaron se nuk duhet cënuar lëvizja e lirë e qytetarëve dhe e automjeteve, pavarësisht të drejtës për tubim.

"Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronave publike dhe private.

Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore, Policia e Shtetit iu ka kthyer përgjigjje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, theksohet se janë ndërmarrë masa për devijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugë alternative, në rast bllokimi.

Qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Rinasit, me qëllim daljen jashtë vendit, duhet që për shkak të trafikut që mund të krijohet, duhet të arrijnë në aeroport para orës 17:00, ose të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në kohë./ CNA





Lajmet e fundit nga