Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Senati amerikan miratoi një projektligj për kontrollin e armëve, një ndër legjislacionet më të rëndësishme mbi armët e zjarrit në gati 30 vjet. Pesëmbëdhjetë republikanë iu bashkuan demokratëve në dhomën e sipërme të Kongresit për të miratuar masën me 65 vota pro dhe 33 kundër.
Votimi pason ngjarjet tragjike të muajit të kaluar ku u regjistruan të shtëna masive në një supermarket në Buffalo, Nju Jork dhe një shkollë fillore në Uvalde, Teksas, që la 31 persona të vdekur. Projektligji tani do të duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve përpara se Presidenti Biden ta nënshkruajë atë. Kjo pritet të ndodhë brenda ditëve të ardhshme.
Edhe pse mjaft domethënëse, propozimet janë shumë larg asaj që kanë kërkuar shumë demokratë dhe aktivistë që kundërshtojnë shitjen e armëve në SHBA.
"Ky ligj do të ndihmojë në mbrojtjen e amerikanëve", tha presidenti Joe Biden në një deklaratë menjëherë pas votimit në Senat. "Fëmijët në shkolla dhe komunitete do të jenë më të sigurt falë këtij ligji".
‘Projektligji Bipartizan për Komunitetet e Sigurta’, i cili u mbështet nga të 50 senatorët demokratë dhe 15 republikanë, përfshin kontrolle të zgjeruara për blerësit nën moshën 21 vjeç, 11 miliardë dollarë financime për shëndetin mendor dhe 2 miliardë dollarë për programet e sigurisë në shkolla.
Ai gjithashtu siguron fonde për të nxitur shtetet që të implementojnë ligjet për të hequr armët e zjarrit nga njerëzit që konsiderohen si kërcënim.
"Sonte, Senati i Shteteve të Bashkuara po bën diçka që shumë besonin se ishte e pamundur edhe disa javë më parë: ne po miratojmë projektligjin e parë të rëndësishëm të sigurisë së armëve në gati 30 vjet", tha kreu i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, pas miratimit të legjislacionit.
Homologu i tij republikan, Mitch McConnell, tha se legjislacioni do ta bënte Amerikën më të sigurt "pa e bërë vendin tonë më pak të lirë".
"Kjo është një paketë ligjore e arsyeshme. Dispozitat e saj janë shumë, shumë të njohura. Ai përmban zero kufizime të reja, zero periudha të reja pritjeje, zero mandate dhe zero ndalime të çdo lloji për pronarët e armëve që i binden ligjit".
Shoqata Kombëtare e Armëve të Zjarrit dhe shumë republikanë në të dyja dhomat e Kongresit e kundërshtuan projektligjin, por ai mbështetet fuqishëm nga grupet e interesit që punojnë në polici, nga shoqatat që trajtojnë dhunën në familje dhe sëmundjet mendore.
Grupi mbi sigurinë e armëve “March For Our Lives”, i themeluar nga të mbijetuarit e atentateve në shkollën Parkland të vitit 2018 në Florida, mirëpriti avancimin e projektligjit.
"Ne e dimë se ka shumë punë për t'u bërë për t'i dhënë fund kësaj epidemie. Por shumë punë e palodhur na solli te vendimi i sotëm. Ne refuzojmë të heqim dorë ose të heshtim. T’i japim fund dhunës së armëve është beteja e jetës sonë," shkroi grupi në "Twitter".
SHBA-ja ka shkallën më të lartë të vdekjeve nga armët e zjarrit ndër kombet e zhvilluara të botës. Më shumë se 20,900 njerëz janë vrarë me armë në SHBA këtë vit, duke përfshirë vrasjen dhe vetëvrasjen./VOA
Avokatët në mbarë Shqipërinë, prej ditësh kanë bojkotuar s...
Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred...
Zëdhënësi i Këshillit të Europës ka publikuar konkluzi...
Rritet besimi i shqiptarëve tek institucionet në...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka hedhur akuza të f...
Ambasada e SHBA-së është institucioni më i besuar (52,...
Mungesë të theksuar të njohurive teorike. Të gjithë s...
Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, nga Shqip...
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Debati” në "A2CNN", ësh...
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) do të prezantojë bo...
Ish-zv.presidenti, Mike Pence, është pritur me duartrokitj...
Ish-zv.presidenti, Mike Pence, është pritur me duartrokitj...
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigur...
Ish-zv.presidenti Mike Pence ka mbërritur në Shqipëri,...
Ish-zv.presidentin amerikan Mike Pence ndodhet në Tira...
Vijon proptesta e avokatëve për të kundërshtuar hartën...
Akademiku, Artan Fuga ka analizuar atë çfarë ndodhi so...
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi ka bër...
Pas zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike, në qyt...
Meteorologët janë shprehur se Shqipëria është prekur n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...