"E ka fituar dhe një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e Arubës"/ Këlliçi: Të anulohet procedura për Milot–Balldren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me publicistë, analistë, gazetarë të njohur dhe përfaqësues të shtypit të shkruar e medias elektronike në Shqipëri.
Në fjalën përshëndetëse, guvernatori Sejko i falënderoi të ftuarit për pjesëmarrjen, si dhe për pasqyrimin me realizëm dhe vërtetësi të të gjithë aktivitetit të Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2024, përfshirë dhe vendimmarrjen e saj në fushën e politikës monetare.
“Përmes punës suaj, Banka e Shqipërisë ka mundur të komunikojë me publikun vendimmarrjen e saj në fushën e politikës monetare dhe të stabilitetit financiar, të njoftojë ndryshimet rregullative dhe të rejat më të fundit në fushën e mbikëqyrjes bankare, sistemit të pagesave, edukimit e përfshirjes financiare dhe asaj digjitale financiare.
Profesionalizmi juaj na ka mundësuar një komunikim efektiv, duke ndihmuar transmetimin e politikave tona në ekonomi, e rrjedhimisht, në ruajtjen e stabilitetin e çmimeve, atij të sektorit financiar dhe të stabilitetit makroekonomik të vendit në përgjithësi”, - u shpreh guvernatori.
Ai theksoi se zhvillimet e reja teknologjike dhe pasiguritë globale e bëjnë komunikimin e bankave qendrore me publikun edhe më të rëndësishëm. Për Shqipërinë, ky komunikim merr më shumë vlerë, në kushtet kur individët sfidohen nga niveli jo i kënaqshëm i kulturës financiare, veçanërisht asaj digjitale.
Megjithatë, në sajë të punës dhe bashkëpunimit të ngushtë me mediat, banka qendrore ka arritur të përçojë në publik qëndrimin dhe pasojat e pritshme të çdo politike të ndërmarrë, duke pasqyruar të vërtetën dhe eliminuar çdo keqinterpretim apo devijim prej saj.
Në vijim të aktivitetit, u vlerësuan edhe tre fituesit e “Çmimit të Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2024” – një konkurs që organizohet prej 18 vjetësh nga Banka e Shqipërisë dhe i fton studentët shqiptarë kudo në botë të prezantojnë punimet e tyre në fushën e ekonomisë dhe financës.
Këtë vit në të morën pjesë 24 studentë të niveleve të ndryshme studimore. Temat e paraqitura trajtonin objektivat dhe politikat tradicionale të bankave qendrore. Njëkohësisht shumë prej tyre ishin fokusuar te çështjet që kanë dominuar aktivitetin e BSH-së gjatë vitit 2024, pa lënë mënjanë problematika që lidhen me ndryshimet klimatike, edukimin dhe përfshirjen financiare të popullatës dhe sistemet e pagesave.
Viti 2025 do të jetë një vit jubilar, pasi shënon 100-vjetorin e bankës tonë qendrore. Duke i paraprirë këtij përvjetori, disa nga temat ishin fokusuar në fushën e kërkimit historik, duke analizuar karakterin dhe evoluimin e marrëveshjeve tregtare, si dhe të zhvillimeve monetare e financiare. “E them me kënaqësi se temat përputhen me pritshmëritë tona dhe përmbushin karakteristikat më të mira të një pune shkencore.” – u shpreh Guvernatori.
Me çmimin e parë u vlerësua Markelian Blacëri, student në nivelin Master në Universitetin e Padovës, Departamenti i Ekonomiksit dhe Administrimit “Marco Fanno” – me temën e diplomës: “Hijet Afatgjata të Politikës Monetare: A Mund të Ndikojnë Goditjet e Politikës në Normën Natyrore të Papunësisë?”.
Kjo temë fokusohet në vlerësimin e ndikimit të politikës monetare mbi normën natyrore të papunësisë, duke analizuar dy lloje specifike goditjesh: së pari, goditjet tradicionale të politikës monetare dhe së dyti, ndryshimet në informacionin lidhur me qëndrimin e politikës monetare, të njohura ndryshe si “orientimi i bankës qendrore për të ardhmen e politikës monetare”. Për të shqyrtuar këto efekte, autori përdor një qasje të kombinuar të modeleve empirike.
Në fazën e parë zbatohet një model standard “Local Projection”, i pasuruar me metodologji Bayesiane. Së dyti, aplikohet një specifikim alternativ i modelit empirik, bazuar në metodologjinë SVAR (vektorët autoregresivë strukturorë).
Me çmimin e dytë u vlerësua Endri Deda, student në Universitetin e Parisit Dauphine-PSL, për temën “The Effect of Deep Trade Agreements on FDI flows”. Ky studim ka për qëllim të vlerësojë empirikisht efektet e marrëveshjeve të thelluara tregtare dhe dispozitave të investimeve mbi FDI-në, duke analizuar drejtimin dhe madhësinë e këtyre efekteve.
Modeli empirik bazohet në modelin gravitacional të tregtisë, i cili është zgjeruar me një variabël specifik që përfaqëson marrëveshjet e thelluara tregtare. Analiza është realizuar duke përdorur bazën e të dhënave “MREID” dhe Bankën Botërore për periudhën 2010-2021, për të vlerësuar ndikimin ekonomik të këtyre marrëveshjeve në nivel global.
Me çmimin e tretë u vlerësua Eneda Gjoka, studente në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, për temën “Përdorimi i Machine Learning për parashikimin e inflacionit në tendencat ekonomike”. Kjo tezë trajton përdorimin e teknikave të avancuara të Machine Learning (ML) për parashikimin e normave të inflacionit në Shqipëri, duke synuar përmirësimin e saktësisë së parashikimeve dhe ofrimin e njohurive të vlefshme mbi tendencat ekonomike.
Modelet tradicionale ekonomike shpesh hasin sfida në parashikimin e normave të inflacionit për shkak të kompleksitetit të ndërveprimeve midis politikës monetare, dinamikës së ofertës dhe kërkesës, si dhe ndikimeve nga ngjarjet financiare globale. Në këtë studim, eksplorohen teknika të ML, si analiza e serive kohore dhe rrjetet neurale të avancuara të tipit LSTM, për të identifikuar modele dhe për të parashikuar më saktë normat e inflacionit./ Revista Monitor
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për shqyrtimin e man...
Prokuroria e Posaçme ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së vend...
Sot Teatri i Kukullave në sheshin "Skëndërbej" ka hapur dy...
Kryetarja e komisionit të apelimit në PD, Adriana Kala...
Për deputetin e PD-së, Dashnor Sulën, fjalët e tepërta...
Ditën e sotme në GJKKO do të mbahet seanca paraprake për k...
Më 17 dhjetor do të mbahet në Bruksel Konferenca e tretë n...
Ditën e sotme po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Humbja totale financiare për buxhetin e shtetit nga shkark...
Moti i keq e me reshje intensive ka përmbytur qytetin e Bu...
Operacioni ‘BASSO PROFILO’ zbardhi aferat korruptive mes m...
Dhoma Vendore e Avokatisë ka denoncuar kaosin në të cilën ...
Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë pothuajse të gji...
Prej mëngjesit të sotëm i gjithë territori është përfshirë...
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë...
UNESCO, për të tretën herë, paralajmëron se rajoni i Ohrit...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ...
Këtë të shtunë, me 14 dhjetor 2024, po ju njohim me disa p...
Analisti Lorenc Vangjeli bëri një paralajmërim të fort...
Pas ngjarjes në Fier, ku në një shkollë të mesme u plagos ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...