Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

Tenori Rudi Sata ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj dy deputetëve të Partisë Demokratike, Flutura Açkës dhe Agron Gjekmarkajt.
Sata rrëfen nëpërmjet postimit të tij se ka bërë një kërkesë me anë të një letre që e ka dërguar te Ministria e Kulturës ku kërkonte informacion për për artin dhe kulturën dhe aktet ligjore mbi të cilat funksionojnë institucionet e artit.
Këtë kërkesë ai është shprehur se ka dashur ta bëjë pjesë edhe të kalendarit të komisionit mbi "Edukimin dhe Informimit publik", por kërkesa e tij nuk u vlerësua nga kryetarja e komisionit dhe njëherësh deputetja e PD-së, Flutura Açka.
Kjo ka bërë që tenori të shpërthejë ndaj Açkës dhe Gjekmarakajt, ku sipas tij ky i fundit bën avokatin e saj.
“Dy fjalë për deputetën Flutura Açka dhe Z/Agron Gjekmarkaj.
Paçka se Znj/Açka apo Z/Gjekmarkaj mund të pyesin veten dhe të thonë:
Kush është ky Rudi Sata...
(Normale kjo për Ju për nga mënyra se si erdhët në PD).
Po pak rëndësi ka për mua kjo nëse me njihni Ju apo nuk më njihni.
Tani unë shtroj pyetjen!
Me cilën pati përplasje deputetja Flutura Açka në komisionin e "Edukim dhe mjetet e informimit publik?
Cila ishte arsyeja qe pati debat???
Pse Z/Agron Gjekmarkaj bëri rolin e avokatit ndaj Znj/Açka???
Pa u zgjatur shumë!
Me dt 5/01/2023 une dorëzova ne Ministrinë e Kultures një letër ku mbështetur ne nenin 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës dhe Ligjit 119 të 2014 për të drejtën e informimit publik neni 3 pika 2, kërkoja informacion mbi Ligjin 10352 për artin dhe kulturën si dhe aktet ligjore mbi të cilat funksionojnë institucionet e artit si pjesë e pushtetit qendror.
Në këtë letër unë shprehesha se këtë kërkesë do e kërkoj dhe do i drejtohesha edhe Komisionit Parlamentar të "Edukimit dhe informimit publik" për ta futur në kalendarin e këtij komisioni për ta shqyrtuar.
Ku gjej rastin të falenderojë deputeten Ina Zhupa e cila sapo u informua u tregua e gatshme për ta futur në axhendën e këtij komisioni parlamentar.
Por për çudi kjo kërkese nuk vleresohet dhe nuk futet në axhendë.
Tani unë pyes publikisht zonjën e nderuar, deputeten e Partise Demokratike e cila është edhe kryetare e këtij komisioni.
1)A keni lexuar ju Znj/kryetare ligjin 10352?
Nqs e keni lexuar, a duhet të deklaroni qëndrimin tuaj ligjor në lidhje me këtë ligj që:
2)A mbartë ky ligj konflikt interesi?
3)A mbron ky ligj një skemë mafioze korruptive?
4)A duhet abroguar ky ligj?
5)A i plotëson ky ligj kriteret dhe staandardet e BE-së?
Perpara se te kundërshtoni deputeten Ina Zhupa e cila po mbron me dinjitet dhe profesionalizëm interesat e artistëve , do t’iu lutesha te informoheshit dhe pastaj të reflektoni duke e ftuar Ministren e Kulturës per interpelancë.
Gjithashtu kjo vlen edhe për Agron Gjekmarkaj i cili para se të bejë avokatin e Flutura Açkes e ftoj të bëjë detyrën e tij si deputet.
Politikisht si kontribut timin se çfarë kam bërë këto 10 vite opozitarizëm unë i them Açkës dhe Gjekmarkajt se :
Mua demokratet për atë ç’ka kam bërë (modestisht) me kanë quajtur “tenori i lirisë”.
Ndërkohë kur ju nuk ishit askundi.
Kaq për ju”, shkruan Sata në postimin e tij./ CNA.al
Gazetari Mitro Çela ka kujtuar ditën e sotme Agim Shuk...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një informaci...
Gazetari Elton Qyno, e ka konsideruar gjetjen dhe çmontimi...
Gazetari, Artan Hoxha ka ironizuar arrestimin e Matteo ...
Njerëzit e inceneratorëve kanë hapur një llogari banka...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nka mbajtur nje taki...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit n...
Një alarm është ngritur nga kryetari i Partisë së Liri...
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu zhv...
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Sekretari i Përg...
Roni Telegrafi, kryetari i komisionit te mjedisit në P...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka rea...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka deklaruar ...
Guardia di Finanza në vijim të operacionit të datës 2 jana...
Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, ka treguar sot se ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, A...
Sot një nga mbrojtësat e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetue...
 Kryebashkiaku Erion Veliaj Kryebashkiaku i Tiranës, Erio...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, edhe sot...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Baçi, ka publikuar disa f...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...