Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Shërbimi i dobët, zhgënjimi i pritshmërive, lufta në Ukrainë, e cila gjendet vetëm 300 kilometra nga plazhet e Bullgarisë, inflacioni që ka bërë që pjesërisht njerëzit të mos kenë shumë para për pushime si dhe shifrat e larta të COVID-it kanë çuar në rënien e numrit të turistëve në bregun bullgar të Detit të Zi. Në plazhet e gjata me rërë, ku dikur shezllonet ishin pranë njëri-tjetrit dhe mbizotëronte hare dhe rrëmujë, këtë vit është jashtëzakonisht e qetë.
Në qershor pronarët e hoteleve dhe operatorët turistikë u ankuan se në resortet bregdetare që dikur ishin shumë të frekuentuara, nuk kishte pothuajse fare turistë. Edhe në korrik numri i turistëve të huaj ishte dukshëm më i ulët se zakonisht.
Po ashtu pushimet në Detin e Zi në Bullgari nuk janë më aq të lira sa mendon dikush. Ofertat gjithëpërfshirëse (all-Inclusive) në Turqi dhe Spanjë janë shpesh më të lira se në Bullgari. P.sh. një javë me ofertë gjithëpërfshirëse në një hotel me tre yje në plazhin e Burgasit, ku pyetëm rastësisht, kushton rreth 1000 euro për person.

Turistët më të rëndësishëm për Bullgarinë, rusët dhe gjermanët, preferojnë të shkojnë në Turqi apo Spanjë këtë verë, thonë operatorët turistikë. Normalisht në Bullgari vijnë 450.000 deri 500.000 turistë rusë, por këtë vit ata nuk kanë ardhur fare, thotë Mariya Tabakova, e ngarkuar për turizmin në metropolin e Burgasit në Detin e Zi. Po ashtu ndërsa në vitin 2021 në Bullgari kaluan pushimet më shumë se 600,000 turistë gjermanë, këtë vit priten 40-50 për qind më pak.
Greqia çmime të ngjashme, por shërbim më i mirë
Shërbimi i keq dhe çmimet në rritje i stepin shumë turistë dhe vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit. Një koktej me lëng frutash në plazh në Bullgari kushton 20 për qind më shumë se vitin e kaluar. Një vakt i lehtë me sallatë dhe një shishe verë kushton rreth 60 euro për dy vetë. Një kafe kushton 2.50 euro. "Ushqimet janë shtrenjtuar dhe duhet ta kompensojmë disi”, shpjegon një kamarier.

E njëjta gjë vlen edhe për personat që kanë marrë me qira shfrytëzimi plazhet dhe të cilët humbjet i "kompensojnë” me çmime më të larta për çadrat dhe shezllonet. Në disa vende një komplet çadër dhe dy shezllone kushton deri në 20 euro në ditë. Prandaj edhe turistët vendas nga Sofja preferojnë më mirë të shkojnë në Greqi, ku çmimet janë të ngjashme, por shërbimi është më i mirë.
Faktor tjetër janë edhe pasojat e luftës së afërt, të cilat ndihen direkt në plazhet bullgare. Kështu në qershor në brigjet e Bullgarisë dolën rreth 3000 delfinë të ngordhur, sepse përdorimi i teknologjive sonare të luftës dhe shpërthimet kishin shkatërruar sistemet e tyre të ndjeshme të navigimit, ose mund të kenë qenë dhe viktima të operacioneve luftarake të drejtpërdrejta.
Pushimet në Detin e Zi në Bullgari mbeten një çështje ambivalente: natyra është e bukur dhe ushqimi është i mirë, por shërbimi është i keq dhe çmimet janë shumë të larta./DW
Sot bëhen 100 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatik...
Gazetari Jul Kasapi ka folur mbrëmjen e sotme për alar...
Aktori Edmond Budina ka sfiduar kryeministrin Edi Rama...
Ish-kryetarja e partisë së inceneratorëve, Monika Krye...
Autoriteti i Dosjeve ka reaguar pas deklaratave të bër...
Ditët e fundit, politikanë dhe ish-zyrtarë janë paraqi...
Ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-kryetari i LSI-s...
Dy vite e gjysmë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Bas...
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar kryeministrin Edi Ra...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar Prokurorin e Tir...
Personi që pretendohet se është spiunuar nga Ilir Meta gja...
Ish-kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, është para...
Është zbardhur letra e Autoritetit për Informimin mbi doku...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë ankimimin e ish...
Email-i që vuri në lëvizje Autoritetin për Informimin mbi ...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e E...
Gazetari Elvi Fundo ka reaguar pas kërkesës së Autoritetit...
Ka përfunduar negocimi teknik mes Shqipërisë dhe Italisë p...
Në Tiranë do të organizohet një koncert në kuadër të çelje...
Partia Demokratike, në një deklaratë për mediat, i ka bërë d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...