Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

"Kam parë me sytë e mi si policia kroare i ka keqtrajtuar shokët... disa madje i plagosën në këmbë, të tjerë i goditën në kokë, në sy".(Ehsan, djalë, 17)
"Një kontrabandist (...)nxori një thikë(...) vajza bërtiti, dhe u përpoq të shpëtonte, por ai e përdhunoi dhe ne e pamë me sytë tanë gjithçka". (Hasnen, djalë, 15)
"Kur shohin një djalë të bukur, e keqpërdorin, dhe policia nuk bën asgjë. Nuk luan rol, nëse ai është në rrugë me familjen apo vetëm. Mjafton të jesh i bukur". (Hanan, djalë, 17)
Këto janë pjesë nga 48 faqe raport me rrëfimet e minorenëve refugjatë që janë në rrugë vetëm ose me familjet e tyre. Shumica nga Afganistani, Pakistani, Iraku, Irani dhe Siria. Përmes së ashtuquajturës itinerari i Ballkanit - pra nga Turqia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi e Bosnje-Hercegovina ata duan të mbërrijnë në perëndim. Të dhënat janë mbledhur në kuadër të studimit "Wherever we go, someone harms us" të publikuar së fundmi nga organizata për mbrojtjen e fëmijëve, Save the Children. Studimi është kryer në bashkëpunim me Universitetin e Sarajevës, ku janë kryer intervista të gjera me minorenë nga mosha 13-19 vjeç në kampet e refugjatëve në Bihaç, Tuzla dhe Sarajevë. Për këtë studim janë intervistuar dhe 27 aktivistë për mbrojtjen e fëmijëve.

Autorët e krimeve janë kontrabandistë dhe policë
Vështirësia më e madhe që migrantët kanë në rrugën drejt perëndimit paraqitet në kufirin mes Bosnje-Hercegovinës dhe anëtares më të re të BE-së, Kroacisë, që në 1 janar 2023 bëhet edhe pjesë e hapësirës Shengen. Për të arritur këtë qeveria kroate ka ndjekur një politikë mjaft të ashpër dhe të dhunshme kundër migrantëve, me qëllimin e profilizimit si mbrojtëse e besueshme e kufijve të jashtëm të BE. Te metodat e policisë kroate bëjnë pjesë dhuna brutale dhekthimi ilegal i refugjatëve, i njohur si "pushbacks".
"Gjatë rrugëtimit të gjithë migrantët përballen me dhunën fizike, psikike dhe seksuale, por grupi më i rrezikuar janë fëmijët, sidomos ata që janë në rrugë vetëm, pa mbrojtjen e prindërve", thotë Tatjana Ristic, koordinatore e zyrës Save the Children në Beograd për DW. "Dhuna seksuale më së shumti vjen prej kontrabandistëve, ata janë të fuqishëm, fëmijët kanë frikë dhe janë të varur prej tyre. Por edhe familja nuk garanton gjithmonë mbrojtje. Edhe policët kryejnë akte dhune, e prej tyre nuk ka asnjë mbrojtje".

Djemtë të rrezikuar veçanërisht
Sipas studimit të Save the Children minorenët e pashoqëruar janë të detyruar të flenë në ndërtesa të rrënuara, me të panjohur, në frikë të vazhdueshme nga rrahjet apo dhuna seksuale. Djemtë janë veçanërisht të rrezikuar. Pa ndihmë dhe pa mundësi për të përpunuar përjetimet, shumë fëmijë e djem të rinj e kompensojnë frikën dhe stresin me alkool dhe drogë. Edhe numri i vetëlëndimeve dhe përpjekjeve për vetëvrasje është "mjaft shqetësues". Ristic thotë se "shumë rrallë bëhen denoncime". Më e keqja është se fëmijët e prekur e normalizojnë dhunën, e shohin si diçka normale dhe të pamënjanueshme, kur nuk bëjnë asnjë denoncim në rrugëtime që mesatarisht zgjasin 4 vite.
"Itinerari i Ballkanit nuk është aspak i mbyllur", thotë Tatjana Ristic. Marrëveshja e refugjatëve mes BE-së dhe Turqisë i ka reduktuar lëvizjet e migrantëve, por nuk u ka dhënë fund. "Në vitin 2021 përgjatë itinerarit të Ballkanit janë regjistruar 95.000 refugjatë", thotë Tatjana Rictic, por "shifra reale duhet të jetë shumë më e lartë". Save the Children ka shënuar rritje të fluksit të migrantëve për vitin 2022. Konkretisht kjo organizatë kërkon "mekanizma të legalizimit të migracionit" në itinerarin e Ballkanit. "Kërkesat për azil duhet të trajtohen individualisht, migrantët nuk duhet të dëbohen me detyrim nga kufijtë dhe pushbacks nuk duhet të ketë më", kërkon Tatjana Ristic në bisedë me DW. Po ashtu në kufij duhet të vendosen nëpunës që kanë një mënyrë humane komunikimi me fëmijët, grupin të lëndueshëm mes migrantëve./DW

Avokati Spartak Ngjela, me anë të një analize për luftën R...
Analisti Aleksandër Çipa, çështjen e lobimit të Partisë De...
Çështja e zhdukjes së Ervis Martinajt dhe përfshirja e ish...
Drejtori i përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullak...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione të detajuara m...
Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë mbushur liqene...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme, me një...
Të paktën 25 shtëpi në Tropojë u rrezikuan nga përmbytja d...
Të premten në Tiranë ndodhi një ngjarje që nuk e teproj të...
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, dje iu kundërpërgjigj...
Trafiku i drogës nga shqiptarët ka detyruar shtetin e Ekua...
Reshjet e fundjavës po sjellin deri në 1000 m3 në seko...
Liqeni i Ohrit dhe liqeni i Prespës, dy nga liqenet më...
Anulohen lundrimet e parashikuara nga Durrësi drejt Ba...
Janë shfaqur sërish probleme me sistemin TIMS në Shqipëri....
Ujësjellës Kanalizime në Durrës ka lajmëruar qytetarët...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar...
Një shtetas turk ka kërkuar azil në Shqipëri pasi pret...
CNA.al është një nga mediat që prej kohësh ka denoncuar af...
Nisur nga fluksi i lartë i automjeteve në akset rrugore gj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...