web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Punimet në Urën e re të Viroit drejt përfundimit/ ARRSH zbulon detajet e projektit

28 Mars 2026, 13:45, Aktualitet CNA

Punimet në Urën e re të Viroit drejt përfundimit/ ARRSH

Punimet për ndërtimin e Urës së re të Viroit janë drejt përfundimit, duke shënuar një investim të rëndësishëm në infrastrukturën rrugore në jug të vendit. Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve.

Sipas ARRSH-së, kjo urë konsiderohet një nga veprat prioritare për shkak të rëndësisë strategjike që ka për qarkullimin në zonë. Projekti ka përfshirë ndërtimin e një ure të re me dy hapësira drite, secila me gjatësi 16.50 metra, si dhe ndërtimin e një tombinoje që lidh urën e vjetër në digën e liqenit me lumin Drinos.

Gjithashtu, janë realizuar struktura në përputhje me kategorinë e rrugës C2, ndërsa janë përmirësuar edhe nyjet hyrëse dhe dalëse përmes një gjurme të re rrugore, e cila kalon paralelisht me rrugën ekzistuese në anën e lumit.

ARRSH bën të ditur se përfundimi dhe hapja e kësaj ure do të përmirësojë ndjeshëm gjurmën ekzistuese të rrugës, do të rikthejë kapacitetin mbajtës të strukturës dhe do të rrisë sigurinë rrugore. Njëkohësisht, pritet të shmangen ndërprerjet e qarkullimit që shkaktoheshin më herët nga përmbytjet./ CNA





Lajmet e fundit nga