EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka vendosur shkarkimin nga detyra të drejtuesve të policisë së Korçës. Ky vendim vjen pasi një 32-vjeçar në Devoll u mor nga banesa dhe u mbajt me forcë për disa orë, duke u dhunuar fizikisht dhe kërcënuar për jetën.
Në njoftimin e mëposhtëm thuhet se pas një analize të kryer në lidhje me veprimet dhe menaxhimin e situatës, rezultoi se zinxhiri drejtues i policisë Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore dhe nuk ka menaxhuar siç duhet situatën.
Konkretisht, Proda ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Erion Ahmetin. Në vendin e tij është caktuar përkohësisht Islor Islami, i cili deri sot mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës.
Po ashtu është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit disiplinor, zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Hajri Kushe. Policia e Shtetit njofton se ka nisur hetimin disiplinor për gjithë zinxhirin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Komisariatit të Policisë Devoll, për mospërmbushje të detyrave të cilat kanë sjellë pasoja të rënda.
Kujtojmë se lidhur me dhunimin e 32-vjeçarit, janë shoqëruar tre persona, një prej tyre vëllai i deputetit Bledion Nallbati, Alti Nallbati. Dy personat e tjerë janë shtetasit me iniciale M.B. dhe T. Ç.
Njoftimi:
Policia e Shtetit
Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e ndodhur në Devoll, ku një 32-vjeçar u mor me forcë nga banesa, për motive të dobëta, u mbajt për disa orë, si dhe ndaj tij u ushtrua dhunë fizike dhe u kanos për jetën, dhe pas një analize të kryer në lidhje me veprimet dhe menaxhimin e situatës, rezultoi se zinxhiri drejtues i DVP Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore dhe nuk ka menaxhuar siç duhet situatën, duke sjellë pasoja në imazhin e Policisë në komunitet.
Për sa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka vendosur:
Shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Erion Ahmeti;
Pezullimin nga detyra të Zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Drejtues Hajri Kushe, deri në përfundimin e hetimit disiplinor.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, bazuar në nenin 121 të Ligjit për Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për gjithë zinxhirin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Komisariatit të Policisë Devoll, për mospërmbushje të detyrave të cilat kanë sjellë pasoja të rënda.
Po me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, deri në përfundim të konkursit për Drejtor Vendor, është caktuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Islor Islami, i cili deri sot mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës.
Policia e Shtetit siguron qytetarët se analizon me përgjegjësi çdo rast të mosveprimit profesional dhe në përputhje me ligjin nga punonjësit e saj, duke marrë masa ndëshkimore bazuar në Ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe në Rregulloren e Policisë. /CNA
Kandidati i pavarur për bashkinë e Vlorës, Gjergji Nika ka...
Një grua është në mesin e të akuzuarve për një vjedhje spe...
Familja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit ka rea...
Ish-kryeministri i Greqisë dhe ish-kreu i PASOK, Georg...
Nga sheshi Skënderbej në Tiranë, protestuesit kundër ndërt...
Gazetari Blendi Fevziu ka vizituar Malin e Shenjtë në Atho...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga aksioni ...
Rajoni i Shkodrës është në një rrezik të përhershëm nga pë...
Sot një grup aktivistësh kanë protestuar në Tiranë kundër ...
Edi Rama dhe Erion Veliaj mbajnë të dy një gjalmë të k...
Një ditë më parë u nda nga jeta ish-kryeministri i Shqipër...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës për çlirimin e ...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Avokati Spartak Ngjela ka ndarë pasditen e sotme një mesaz...
Gazetarja Klodiana Lala në një dalje televizive ka deklaru...
Pasi u dërguan për një vit për riedukim në Shkollën e Magj...
Ambasadorja e Austrisë në Shqipëri, Monica Zach deklaroi n...
Ish-ministri, Ditmir Bushati ka ndarë sot një mesazh për n...
Presidenca ka dekretuar hapjen e procedurave të aplikimit ...
Kjo e premte ishte një ditë seance plenare publike maraton...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...