Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Ish-ministri, Ditmir Bushati ka ndarë sot një mesazh për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati shprehet se me personalitetin e tij, Nano la gjurmë të thella.
Bushati thekson se Nano ishte figurë që do të mbahet mend si një njeri me botëkuptim liberal, kapacitet intelektual dhe mendje të shpejtë.
“Fatos Nano mbylli sytë sot përgjithnjë!
Është e vështirë të shkruash për jetën dhe karrierën politike e shtetërore të një personaliteti si Fatos Nano. Përshkrimi që ish-presidenti francez François Mitterrand i bënte jetës së tij politike si: “as e bardhë as e zezë, por domosdoshmërisht gri, me fije të bardha dhe të zeza”, duket se vlen edhe për përmasat politike të Fatos Nanos.
Unë nuk jam historian dhe ky shënim nuk merr përsipër të japë një përshkrim të plotë të trashëgimisë politike e shtetërore të Nanos, inteligjencës së tij të jashtëzakonshme dhe kthesave të papritura të karrierës së tij. Megjithatë, nuk mund të shmang faktin se personaliteti i tij la një gjurmë të thellë tek unë. Një njeri që, pavarësisht shumë nuancave gri që i ngjyrosin jetën, jam i bindur se do të konsiderohet nga historia si një burim frymëzimi për të gjithë ata që dëshirojnë të ndërtojnë një Shqipëri demokratike.
Fatos Nano ka meritën e jashtëzakonshme që transformoi Partinë Socialiste, nga partia më staliniste në Europë, në partinë e vetme në Shqipëri, me jetë të gjallë demokraktike. Pavarësisht luhatjeve të PS-së gjatë viteve të para të tranzicionit, në raport me NATO-n, Këshillin e Europës, Ballkanin, apo dogmat e marksizmit që ishin ende në programin e saj për shkak të nostalgjikëve të dikurshëm, Fatos Nano luajti një rol të jashtëzakonshëm, edhe nga burgu politik ku qëndroi padrejtësisht, për ta reformuar PS-në në drejtimin e duhur.
Botëkuptimi i tij liberal, kapaciteti intelektual dhe mendja e shpejtë simbolizohen tek deviza e tij: “të sakrifikojmë pushtet për të bërë shtet”. Fatos Nano ndau pushtet dhe përgjegjësi me personalitete politike brenda partisë dhe spektrit politik nga qendra në të majtë. Ai nuk iu nënshtrua impulseve të hakmarrjes ndaj kundërshtarëve të tij politik dhe as ndaj rivalëve apo kritikëve në parti. Fatos Nano realizoi për herë të parë dorëzimin paqësisht të pushtetit, duke organizuar zgjedhje të lira. Kësisoj ai themeloi institucionin e dorëheqjes dhe përgjegjësisë politike, duke siguruar një vend të rëndësishëm në histori.
Natyrisht, qeverisja e tij nuk ishte e imunizuar nga veset dhe fenomenet gërryese të korrupsionit e krimit të organizuar. Por, progresi demokratik i vendit, marrëveshtjet politike me kundërshtarët që e burgosën, të cilat prodhuan instiucione me bazë të gjerë politike, edhe sot e kësaj dite mbeten prova më e pakundërshtueshme e kontributit të paçmuar të Fatos Nanos.
Është për të ardhur keq që PS-ja dhe Fatos Nano nuk arritën të krijojnë një raport të shëndetshëm institucional pas dorëheqjes së tij në 2005. Do të ishte në nderin e PS-së ta kandidonte për president në 2007 dhe 2012. Gjithashtu, brezat e rinj në PS do të duhet të përfitonin nga eksperienca e tij politike, si shenjë pjekurie dhe përgjegjshmërie e një force politike që ndërton brezat e udhëheqësve të ardhshëm, duke vlerësuar traditën politike dhe çimentuar të menduarit në mënyrë kritike.
Nderim dhe respekt për Fatos Nanon! U prehtë në paqe”,-shkruan Bushati./CNA
Presidenca ka dekretuar hapjen e procedurave të aplikimit ...
Kjo e premte ishte një ditë seance plenare publike maraton...
Ish-kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ka l...
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar tërheqjen për të dhënë një...
Prokuroria e Posaçme ka njoftuar sot akuzën ndaj Zëvendësk...
Këtë të premte u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare ish-kry...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastuk...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ndarë para pak m...
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë ...
Ish-kryeministri Fatos Nano ka ndërruar jetë në moshën 73-...
Bashkia e Kamzës ka vendosur në mbledhjen e Këshillit Bash...
Përfaqësuesi i Presidentit në Gjykatën Kushtetuese Ilir Ru...
Përfaqësuesi i Presidentit, Ilir Rusmali, në Gjykatën Kush...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar fletët e votim...
Lëvizje të reja janë raportuar në komisariatet e vendit. S...
Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur ditën e sotme n...
Në deklaratën e tij para anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese...
Deputeti i PD-së, Besart Xhaferri, ka bërë një reagim në r...
Votimi për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komision...
Në Universitetin “Fan Noli” të Korçës u zhvillua një takim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...