
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Madhor Muhamet Rrumbullaku, ka urdhëruar menjëherë pezullimin paraprak nga detyra të Drejtorit të Policisë Rrugore, Altin Qato, pasi qëlloi me shuplakë qytetarin.
Gjithashtu, ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore. Hetimi disiplinor do të kryhet në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Shtetit, e cila deklaron se i riu po kryente manovra në rrugë dhe i binte pa ndalim borisë.
Sipas bluve, i riu nuk iu bind thirrjes së policisë, i kundërshtoi dhe i ofendoi ata.
"Sqarojmë opinionin publik se qytetarët që shfaqen në video nuk ishin pjesë e protestës që po zhvillohej nga banorët e zonës në aksin rrugor Thumanë -Kashar, por udhëtonin me mjetin e tyre në drejtim të Tiranës, duke kryer manovra në rrugë dhe kundërshtuar e ofenduar punonjësit të Policisë Rrugore, të cilët i kanë këshilluar për të ulur shpejtësinë dhe për të qëndruar në rradhë deri sa të normalizohej lëvizja. Edhe pas këshillimit nga ana e punonjësve të Policisë Rrugore, këta shtetas kanë vijuar t’i bien pa pushim sistemit zanor të automjetit, duke shkaktuar shqetësim te përdoruesit e tjerë të rrugës dhe njëherazi irritim të tyre.
Shtetasit E. Q. 36 vjeç, dhe Gj.K, 36 vjeç janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht për “Mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të zbatuar ligjin dhe për të respektuar të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, duke mos lejuar asnjë rast të cënimit të tyre pa u ndëshkuar ligjërisht.
Ndërkohë, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe të përdoruesve të rrugës që të zbatojnë rregullat dhe udhëzimet e autoriteve policore në rastet kur ka ngadalësim apo bllokim të lëvizjes së automjeteve për arsye të ndryshme", thuhet në njoftimin e policisë./ CNA
Në Shqipëri, në qendrën e Gjadrit, cila do të presë mi...
Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, ka qëlluar me shu...
SPAK ka zbardhur detaje nga dosja e parë e incenerator...
SPAK ka zbardhur detaje nga dosja e parë për incenerat...
CNA ka raportuar se SPAK ka thelluar hetimet për incenerat...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në lidhje me ve...
Gazetari Blendi Fevziu postoi në rrjetet sociale një p...
"Mirel Mërtiri, Zoto & kompani" kanë gllabëruar qindra...
Ekstradohet nga Belgjika, Leonard Duka. Leonard Duka, i ...
Vendi ndodhet në pikun e sezonit turistik, e pikërisht ky ...
Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli 3 të arresturit që akuzo...
Të premten, Gjykata e Posaçme la në fuqi masën "arrest...
Ka marrë fund arratia për Dorian Petokun, i njohur ndr...
"Sky Sports Center" është qendra më e madhe sportive në Ba...
Ministria e Mbrojtjes njofton se në 24 orët e fundit janë ...
Prokurorit Ndini Tavani iu mohua nga një komision i ve...
Kryeministri Edi Rama doli sot sërish dhe tha se shifr...
Të premten në GjKKO do të bëhet vlerësimi i masave të sigu...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, u njoh nga afër me ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...