
Në Shqipëri, në qendrën e Gjadrit, cila do të presë migrantët që do të strehohen aty në bazë të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, punimet vijojnë ende. Hapja e saj, e parashikuar më 1 gusht, është shtyrë dhe për disa javë, për shkak të të papriturave që shoqëruan ngritjen e saj në një territor të shkretë, ndërkohë që qendra në Portin e Shëngjinit, ku migrantët do t’i nënshtrohen një procesi verifikimi, është gati. Marrëveshja e cila parashikon të dërgojë në Shqipëri, migrantët e kapur në det nga autoritetet italiane, është kritikuar gjerësisht nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Dikur Gjadri njihej si një nga bazat e rëndësishme të ushtrisë shqiptare. Muajt e fundit emri i kësaj zone po lakohet gjithnjë e më shpesh, pasi aty po ndërtohet qendra ku do të priten migrantët që do të mbërrijnë në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministri shqiptar Edi Ram dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
Fillimisht ishte parashikuar që migrantët e parë të mbërrinin në Shqipëri që në muajin maj. Më pas, gjatë vizitës së saj në qershor, në portin e Shëngjinit, në qendrën e pritjes së parë për migrantët, kryeministrja Meloni, njoftoi 1 gushtin si datën e nisjes së këtij operacioni, i cili është shoqëruar me debate të shumta dhe në Itali, për shkak të kostove të larta që shkojnë në qindra milionë euro.
Ambasadori italian Fabrizio Bucci, shpjegon për Zërin e Amerikës, se ndërtimi i qendrës në Gjadër, hasi në pengesa të papritura e që nuk mund të ishin parashikuar. "Faktori i parë, lidhet me natyrën e terrenit, i cili ishte i shkrifët. Nuk mund të ndërtonim mbi një truall që nuk ishte i qëndrueshëm. Për pasojë na u desh të bënim një punë të madhe për të forcuar terrenin. Janë ngulur në tokë, 7 mijë shtylla betoni, 13 metra të gjata dhe me një diametër prej gati 1 metër".
Një faktor i dytë që ndikoi në vonesat e punimeve, shpjegon ambasadori, ka qenë dhe moti, me temperatura tejet të larta:"Ne zbatojmë në kantiere, normativat italiane, të cilat parashikojnë ndalimin e punës në orët më të nxehta të ditës. Kështu që në javët e fundit, jemi detyruar të bllokojmë vazhdimin e punës nga ora 11 e ditës deri në 5 të pasdites”.
Qendra e Gjadrit shtrihet në një sipërfaqe pre 70 mijë metrash katrorë. E gjithë zona është rrethura me mure betoni dhe një gardh metalik që arrin deri në 5 metra e gjysëm lartë, në një perimetër prej 2.1 kilometrash.
Kampi është i ndarë në katër zona të mëdha, njëra e cila do të jetë për personelin italian, një tjetër ku do të strehohen azilkërkuesit, ndërsa një hapësirë është dedikuar për ata që nuk përfitojnë nga e drejta ndërkombëtare për azil e që do të duhet të riatdhesohen. Në një tjetër zonë të vogël, janë krijuar mjedise paraburgimi, për rastet e personave që do të përfshihen në krime brenda kampit. Secila zonë do të jetë e ndarë me gardhe rrethuese.
Në qendër të kampit, janë kapanonet me struktura të parafabrikuara, ku do të strehohen migrantët, në dhoma për katër persona me krevat marinari, dollape një tavolinë dhe karrike. Të gjitha mjedisat janë me ajër të kondicionuar. Është parashikuar po ashtu dhe një hapësirë ku besimtarët mund të kryejnë ritet e tyre fetare. Më tej janë mjediset për dushet, apo dhe mensa, furnizimi i së cilës siç shpjegon ambasadori, do të bëhet nga shoqëritë vendase. Po ashtu banorë dhe ndëmarrje vendase do të përfshihen në ofrimin e shërbimeve të ndryshme që nga transporti deri te pastrimi. Sipas ambasadorit italian do të jenë me qindra ata që do të punësohen direkt apo indirekt, duke dhënë kështu një impakt dhe për ekonominë lokale.
Kampi i Gjadrit do të duhet të presë deri në 3 mijë persona. Por në fazën e parë pritet të jenë disa qindra, ata që do të mbërrijnë. Marrëveshja e nënshkruar në nëntor, është shoqëruar me kritika dhe skepticizëm të theksuar nga shumë organizata ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut dhe të azilit. Në Gjadër janë parashikuar hapësira të posaçme për avokatët e migrantëve apo mbrojtës ligjor që do mund t’i ndihmojnë ata gjatë procesit të shqyrtimit të kërkesës për azil.
Po ashtu dhe në portin e Shëngjinit, pika hyrëse e migrantëve, do të ketë një dhomë të posaçme për organizatat e të drejtave të njeriut.
Këtu, siç thotë për Zërinë e Amerikës, përgjegjësi i qendrës Evandro Clementucci "do të verifikohet së pari gjendja shëndetësore e migrantëve dhe do t’ju jepen veshje dhe ushqim, si dhe do të mund të bëjnë dush. Më pas do t’i nënshtrohen kontrolleve më të detajuara nga ana e personelit mjekësor, për të vijuar me identifikimin, nga ana e përfaqësuesve të zyrës së migracionit".
Marrëveshja parashikon që në Shqipëri, nuk do të vijnë gra e fëmijë, apo familje të tëra. Falë një paraseleksionimi që do të bëhet që në bordin e anijeve italiane, në qendrën e Gjadrit do të përfundojnë vetëm migrantët me origjinë nga vendet të cilat konsiderohen të sigurta nga Italia, e ku për pasojë, mund të riatdhesohen./ VOA
Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, ka qëlluar me shu...
SPAK ka zbardhur detaje nga dosja e parë e incenerator...
SPAK ka zbardhur detaje nga dosja e parë për incenerat...
CNA ka raportuar se SPAK ka thelluar hetimet për incenerat...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në lidhje me ve...
Gazetari Blendi Fevziu postoi në rrjetet sociale një p...
"Mirel Mërtiri, Zoto & kompani" kanë gllabëruar qindra...
Ekstradohet nga Belgjika, Leonard Duka. Leonard Duka, i ...
Vendi ndodhet në pikun e sezonit turistik, e pikërisht ky ...
Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli 3 të arresturit që akuzo...
Të premten, Gjykata e Posaçme la në fuqi masën "arrest...
Ka marrë fund arratia për Dorian Petokun, i njohur ndr...
"Sky Sports Center" është qendra më e madhe sportive në Ba...
Ministria e Mbrojtjes njofton se në 24 orët e fundit janë ...
Prokurorit Ndini Tavani iu mohua nga një komision i ve...
Kryeministri Edi Rama doli sot sërish dhe tha se shifr...
Të premten në GjKKO do të bëhet vlerësimi i masave të sigu...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, u njoh nga afër me ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryes...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...