web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përkeqësohet moti/ Drejtoria Portuale e Vlorës ndalon lundrimin për disa mjete

15 Janar 2023, 21:50, Aktualitet CNA

Përkeqësohet moti/ Drejtoria Portuale e Vlorës ndalon lundrimin

Meteorologët kanë parashikuar përkeqësim të motit përgjatë ditëve të javës së ardhshme.

Duke marrë shkas nga ky parashikim, Drejtoria Portuale e Vlorës ka dhënë urdhër për ndalimin e daljeve në det për një kategori të caktuar mjetesh lundruese, duke përfshirë anijet e vogla dhe ato të peshkimit.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

Njoftimi:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 16-17-18-19 Janar 2023 duke filluar nga ora 01:00 datë 16 Janar 2023, në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 5bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

1.Është ndaluar dhënia e leje – nisjes gjatë datave 16-17-18-19 janar 2023 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe të njoftohen për marjen e Masave për sigurimin e tyre.

2. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  16-17-18-19 Janar 2023.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

5. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 19 Janar 2023 ora 16:00./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga