Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Të premten kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, u ka uruar Pashkët besimtarëve Orthodhoksë.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos uron besimtarët që gëzimi i ngjalljes së Krishtit t’u ndriçojë jetën gjithë njerëzve, duke i çliruar nga hidhërimi dhe mjegulla.
Mesazhi i plotë:
Pashka e këtij viti na fton në një betejë të vështirë. Këto vite, veçanërisht muajt e fundit, kanë grumbulluar rreth nesh, por edhe në zemrën tonë, një hidhërim të shumëtrajtshëm: Dhimbje të parrëfyeshme për shkak të fatkeqësisë hekurudhore dhe numrit të madh të të prekurve nga tërmeti tek fqinjët tanë, pikëllim të papërshkrueshëm për shkak të luftës së ashpër në Ukrainë. Këtyre hidhërimeve u shtohen edhe sprovat e ndryshme personale e shoqërore. Megjithatë, Kisha, përmes himnologjisë së mrekullueshme të Pashkës, na fton në një kalim vendimtar: «Pashka, me gaz le të përqafojmë njëri-tjetrin, Oh, Pashka, na çliron prej hidhërimit».
Hidhërimi dhe gëzimi gjenden përkrah njëri-tjetrit në jetën njerëzore. Kjo e vërtetë theksohet fort në ngjarjet e Javës së Madhe. Përpara Pësimit, gjatë Darkës Mistike, Krishti ua bëri të qartë nxënësve: «Kështu dhe ju pra tani keni hidhërim, por kur përsëri do t’ju shoh dhe zemra juaj do të gëzohet dhe askush nuk do t’jua marrë gëzimin» (Jn. 16:22).
Dhimbja shkakton tronditje gjatë ditëve të Pësimeve, por, në fund, ajo mposhtet në dritën e ngadhënjimit të Ngjalljes. Fjala dhe këshilla e parë vendimtare e Krishtit të Ngjallur drejtuar Miroprurëseve të përkushtuara, që rendën me vrap drejt varrit, ishte: «Gëzohuni!» (Mt. 28:9). Kur Krishti i Ngjalluar iu shfaq për herë të parë nxënësve të tij, Ungjillor Joani thotë se ata «u gëzuan kur panë Zotin» (Jn. 20:21). Gëzimi i Pashkës buron brenda dhimbjejes së shumtrajshtme që i kishte paraprirë: tradhëtia, mohimi, shpërfillja, vdekja në kryq. Pashka kryqngjallësore të çliron nga çdo lloj hidhërimi: Ngjallja e Krishtit vërteton fitoren e së vërtetës ndaj gënjeshtrës, të dashurisë ndaj urrejtjes, ngadhënjimin e jetës mbi vdekjen. Krishti i Ngjallur zhduk çdo gjurmë të Hadhit. Trondit pushtetin e vdekjes që sjell dhuna, krenaria, padrejtësia.
Gërshetimi i dhimbjes me ngazëllimin na lë pa fjalë. Megjithatë, harmonizimi i të kundërtave mbetet karakteristikë e jetës në Krishtin. Apostull Pavli e thekson këtë përvojë të jashtëzakonshme: «… në shumë hidhërime, por me gëzimin e Shpirtit të Shenjtë» (1 Thes. 1:6). Kemi të bëjmë me një harmonizim të habitshëm, me një kundërshti të çuditshme. Ai e përshkruan këtë në mënyrë më shprehëse në një letër tjetër: «Jemi të munduar nga çdo anë, por jo të ligështuar; jemi të pështjelluar, por jo të dëshpëruar; përndiqemi, por nuk jemi të braktisur; na kanë hedhur tej, por nuk kemi marrë fund» (2 Kor. 4:8-10). Edhe diku tjetër: «… jemi të hidhëruar, por gjithmonë të gëzuar; jemi të varfër, por pasurojmë shumë veta; nuk kemi asgjë, por në të vërtetë kemi gjithçka» (2 Kor. 6:6-11). Në librin e fundit të Shkrimit të Shenjtë, në Zbulesën e Joanit, përmblidhet, me anë të paraqitjeve simbolike tronditëse, harmonizimi i të kundërtave, ndërthurja e hidhërimit dhe fitores përfundimtare të Krishtit të kryqëzuar dhe të ngjalluar.
Harmonizimi i hidhërimit me gëzimin e Shpirtit të Shenjtë, për të cilën flitet, në pamje të parë duket i pamundur. Por, sikurse na siguron edhe Apostulli i kombeve, «unë mund të bëj gjithçka përmes Krishtit që më forcon» (Filip. 4:13). Kjo ndërthurje duket e pamundur, por marrëdhënia e ngushtë me Krishtin që pësoi dhe u ngjall e bën të mundur. Këtë kungim me Fjalën e Perëndisë së mishëruar e përjetojmë duke qenë pjesë e Kishës, e cila është Trupi i Tij mistik. Shpirti i Shenjtë, përmes këtij kungimi, vepron në jetën tonë, forcon dhe gëzon tërë qenien tonë. Ngjallja është parashijimi i fitores përfundimtare të Perëndisë, parashijim i dashurisë në amshim.
Gëzimi ngjallësor mbështetet mbi themele të forta. Së pari, mbështetet te siguria që na dha Krishti: «M’u dha çdo pushtet në qiell dhe në tokë» (Mt. 28:18). Përgjatë shekujve, shumë janë shfaqur si sundues të botës. Mirëpo, Ai që ka pushtetin përfundimtar për gjithçka që ndodh në qiell e mbi dhé është Zoti ynë Jisu Krisht. Themeli i dytë i patundur është siguria që dha Krishti i Ngjallur: «Unë do të jem me ju të gjitha ditët, deri në fund të kohërave» (Mt. 28:20). Zoti ynë nuk është i largët, nuk është vëzhgues shpërfillës i gjërave që ndodhin. Ai vazhdon të jetë “me ne” në të gjitha fazat dhe çastet e vështira të jetës sonë. Dhe, së treti: Gëzimi paskal shumëfishohet kur dhuron gëzim aty ku urrejtja është me tepri, aty ku dëshpërimi të merr frymën.
«Pashka, me gaz le të përqafojmë njëri-tjetrin,
Oh, Pashka, na çliron prej hidhërimit».
Hidhërimi dhe gëzimi këmbehen me njëri-tjetrin në jetën tonë. Në rrugëtimin tonë nuk mungojnë ngjarjet e dhimbshme të paparashikueshme, fatkeqësitë që kapërcejnë forcat tona dhe na vënë poshtë. Ndihemi të pafuqishëm për t’i përballuar dhe shpesh na pushton frika. Megjithatë, vullneti ynë le të mos bjerë në plogështi. Për sa varet nga ne, le të lëmë që drita e Ngjalljes të ndriçojë jetën tonë dhe Shpirti i Shenjtë të na dhurojë qëndresë, durim, shpresë. Gëzimi kryqngjallësor është tipar dallues i jetës në Krishtin. Prandaj, Apostulli korife e thekson me këmbëngulje: «Gëzohuni gjithnjë në Zotin. Përsëri ju them: Gëzohuni!» (Filip. 4:4, 1 Thes. 5:16).
Gëzimi i Ngjalljes le ta ndriçojë, pra, jetën tonë, duke na çliruar nga hidhërimi dhe mjegulla. Siguria e ngjalljes, fryma ngjallësore, le të jenë mbështetje dhe burim gëzimi çdo ditë në jetën tonë.
CNA ka denoncuar prej vitesh aferën me tre incenerator...
Ernejt Shyti, vrasësi i biznesmenit Behar Sofia gja...
Gjiganti mediatik "BBC" ka shkruar një artikull në lid...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pritur sot në zyrën e ti...
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ka përfundu...
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet s...
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, po zhvillon një konf...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka den...
Kolegji Zgjedhor ka pranuar anikimin e subjektit “Nism...
Prokuroria e Vlorës ka nisur një hetim për Qendrën e P...
Moti i keq ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin. Au...
Moti i keq dhe reshjet e dëborës kanë bllokuar përkohësish...
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Para së gjithash, mendoj...
Gazetari Ermal Mulosmani ka reaguar në lidhje me rekla...
Ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka emëruar drejtorin e...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo denoncoi sot se ministrj...
Sot “Top Channel” në edicionin e lajmeve, për të disatën h...
Gazetari Artan Hoxha tha se vendosja e tritolit në makinën...
Olta Xhaçka, ministrja e Jashtme e Shqipërisë po hetoh...
Shqipëria dhe Kosova janë vendet më të varfra në Europë. N...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...