Zjarr në fushën e mbetjeve në Krujë/ Tymi toksik përfshin zonën
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...

SPAK-u dhe drejtuesi gjerman i operacionit “Pandora” kanë zhvilluar një konferencë për shtyp, ku kanë dhënë detaje nga mashtrimet e ndodhura me "call center"-at.
Prokurori i SPAK-ut, Eneid Nakuçi, tha se është ushtruar kontroll në ambientet e një "call center"-i, ku janë gjetur prova materiale të shumta. Nakuçi tha se përgjegjësit e këtyre mashtrimeve do të vendsen përpara drejtësisë dhe ftoi punonjësit e "call center"-ave të mos bëhen pjesë e veprimtarive kriminale.
Nakuçi tha se janë lëshuar 8 masa sigurie, 5 arrest me burg dhe 3 arrest shtëpie. Hetimet janë zhvilluar paralelisht mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
“Është procedim i vitit 2024, fillimisht hetimi është regjistuar në fund të vitit 2023 në Gjermani. Ata fillimisht hiqeshin si oficerë policie, duke ju premtuar se ishin duke hetuar për humbjet që ata kishin bërë në 'Forex' dhe kriptovaluta. Gjatë hetimit këta shtetas i zhysnin qytetarët edhe më shumë në mashtrim. Më pas ne kemi bërë një kontroll të një 'call center' në vendin tonë duke bërë të mundur sigurimin e provave dokumetare dhe digjitale. Pas gërshtimit të provave ne i kemi kërkuar gjykatës 5 masa arrest në burg, 3 arrest në shtëpi.
Kontroll në ambientet e një 'call center'-i ku janë gjetur prova materiale të shumta. Kishim të bënim me hetime paralele në Shqipëri dhe Gjermani.
Autorët e këtyre mashtrimeve do të përgjigjen përpara drejtësisë për veprimet e kundërligjshme.
Shtetasit që punojnë në këta 'call center'-a të mos bëhen pjesë e veprimeve të paligjshme”, tha prokurori.
I pranishëm në konferencë, drejtuesi gjerman i operacionit Oliver Ofman, bëri me dije se operacioni “Pandora” ka nisur që në dhjetor të vitit 2023. Ofman tha se në një ditë janë përgjuar më shumë se 20 telefonata mashtruese. Më tej ai tha se janë goditur 12 qendra ndërkombëtare në kuadër të këtij operacioni si dhe zbuloi se telefonatat mashtruese bëheshin nga 5 shtete, mes të cilëve Shqipëria dhe Kosova.
Drejtuesi gjerman tha se goditja e këtyre veprimatrive kriminale do të vijojë më tej si dhe vlerësoi bashkëpunimin me SPAK-un për këtë operacion.
“Operacioni nisi në dhjetor të viitt 2023. Filluam të përgjonim në ditë mbi 20 telefonata mashtruese. Të kapeshin në kohë reale në mënyrë që të shmangnim humbje prej 10 milionë euorsh.
Paralelisht zhvilluam hetime në fushën e krimit kompjuterik që të lokalizonim qendrat e thirrjeve dhe autorët e këtyre thirrjeve. Më e rëndësishmja ishte goditja e kësaj organizate kriminale. Ky operacion ka çuar deri tani në goditjen e 12 qendrave ndërkombëtare. Janë arrestuar persona, mes të cilëve dhe organizuesi i infrastrukturës në Gjermani. Bashkëpunim shumë të ngushtë me SPAK-un dhe Policinë e Shtetit. Ky partneritet jashtëzakonisht domethënë për suksesin që arritëm.
Në ditën e sotme u bë e mundur të arrestoheshin 6 persona dhe ne vetë patëm mundësinë ta mbështesnim operacionin në terren. Ky sukses tregon fuqinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe dërgon një mezash për grupet kriminale. Kufijtë nuk do të na ndalojnë të mbrojmë njerëzit nga veprat kriminale.
Fondet e BE-së, vendimtare për të realizuar këtë operacion. Jemi mëse të vendosur që të vazhdojmë luftën kundër rrjeteve kriminale. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me partnerët tanë që t’i mbrojmë qytetarët nga këto krime mashtruese.
Evidentuam 8 skema mashtrimi, forma e kalimit të parave është e ndryshme. Një strukturë kriminale shumë komplekse. Qendrat e thirrjeve nga 5 shtete, por të dëmtuarit nuk ishin vetëm në Gjermani”, tha Ofman./ CNA
Të shtëna me armë zjarri në Borsh. Raportohet se është pla...
Trafiku në autostradën Tiranë-Durrës paraqitet i rënduar p...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Borsh. Raportohet se ja...
Kapet në një fshat në Shijak, një 39-vjeçar i dënuar në It...
Si rezultat i intervistimeve të detajuara të kryera në hyr...
Zbardhen pjesë nga komunikimet e anëtarëve të grupit krimi...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të mar...
Një 25-vjeçar me banim në Kosovë është vënë në pranga në p...
Babë e bir janë vënë në pranga në Ksamil, pasi kanë goditu...
Një 41-vjeçar gjeorgjian është vënë në pranga në Rinas pas...
Policia e Shtetit ka bërë me dije se efektivi i policisë s...
Policia e Korçës ka dhënë versionin zyrtar në lidhje me vr...
Detaje të tjera janë mësuar nga sherri në bulevardin "...
Mbrëmjen e djeshme, një konflikt mes dy personave ka a...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas...
Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për I. S., i...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Now” me Erla M...
Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme pranë urës...
Një konflikt ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku ka m...
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...