I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM u rekomandoi të hënën më 30 shtator Komisionerëve Publikë që të ushtrojnë ankim ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Afrim Shehu. Sipas ONM, vendimi i Komisionit është i paqartë dhe duhet kontrolluar në Kolegj.
Prokurori Afrim Shehu u konfirmua në detyrë më 15 maj. Gjatë seancës dëgjimore në KPK ai u përball me pyetje për një bilanc negativ, të konstatuar para dhe pas fillimit të detyrës. Subjekti dha gjithashtu shpjegime për disa nga denoncimet e depozituara nga qytetarët. Megjithatë, Komisioni i gjeti bindëse shpjegimet e Shehut dhe e la atë në detyrë. Procesi i vetingut për Shehun u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Pamela Qirkon.
Afrim Shehu ka punuar si oficer i Policisë Gjyqësore dhe si avokat përpara se të emërohej prokuror i Republikës së Shqipërisë në vitin 2009. Për gati një dekadë ai punoi si prokuror pranë Prokurorisë së Durrësit, ndërsa në qershor të vitit 2023 u transferua në Prokurorinë e Tiranës përmes procedurës së lëvizjes paralele.
ONM çmon se disa prej çështjevce të trajtuara në vetingun e prokurorit Afrim Shehu nuk u vlerësuan si duhet, duke e bërë vendimin e Komisionit të paqartë, pasi duket se nuk bazohet në provat e administruara.
Sipas ONM, vendimarrja për Shehun, është në devijim të standardeve që mbahen zakonisht nga vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në praktikën e deritanishme të këtij institucioni, si dhe në kundërshtim me parimet dhe udhëzimet e vendosura nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA.
Vëzhguesit ndërkombëtarë vlerësojnë se Shehu nuk arriti të përmbysë barrën e provës lidhur me disa gjetje thelbësore që kanë rezultuar prej hetimit administrativ. Ndërkohë, evidentohet se kundërshtimet e subjektit ndaj gjetjeve, bazoheshin kryesisht në shpjegime të pabazuara në prova.
“Pavarësisht kësaj, Komisioni pranoi shumicën e shpjegimeve të tij, uli në mënyrë drastike minusin që rezultoi nga hetimi dhe vendosi ta konfirmojë subjektin e rivlerësimit në detyrë”, shprehen vëzhguesit ndërkombëtarë.
Në rekomandim paraqitet analiza e disa pasurive, për të cilat konstatohen deklarime jo qëndrueshme, ndryshime të burimeve të krijimit të pasurive të deklaruara më parë, si dhe rezultate negative financiare të ndryshme nga ato të konkluduara nga Komisioni. Sipas ONM, nga analiza financiare e viteve 2014-2016, rezulton bilanc negativ në shumën 7.3 milionë lekë.
Po ashtu, trajtohen dhe çështje profesionale, për të cilat ONM vëren se ka indice të rëndësishme që sygjerojnë se sjellja e subjektit bie ndesh me vlerat themelore që një magjistrat duhet të ketë.
Në përfundim, ONM çmon se vlerësimi i duhur i fakteve mund të çojë në shkarkimin nga detyra të prokurorit Afrim Shehu.
Shoqata gazetarësh, gazetarët dhe politika kanë dënuar...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Ambasada shqiptare në Izrael ka dalë me një njoftim, pasi ...
Në Berlin të Gjermanisë do të zhvillohet “Global Albanian ...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për sulmet e njëpa...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Raj...
Sarkazmat e biznesmenit dhe sipërmarrësit Gjergj Luca ...
Parlamenti ka shpallur vakancën në Gjykatën Kushtetues...
CNA, e cila ka rënë pre e sulmeve të njëpasnjëshme të ...
Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga...
Policia ka proceduar penalisht deputetët e opozitës, t...
Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar për përplasjen...
Ambasada e SHBA dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato...
Një ditë më parë, seanca parlamentare u shoqërua me dhunë ...
Opozita ka nisur aksionin e saj opozitar dhe po pengon dhe...
Deputetët e opozitës janë nën hetim për shkak të dhunës së...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka reaguar menj...
Ambasada e SHBA-së ka reaguar për situatën e krijuar pasdi...
Gazetari Isa Myzyraj ka dënuar ashpër sulmin e Aldor Ninit...
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme ku...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...