EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Drejtues Madhor, Muhamet Rrumbullaku, mesditën e sotme, zhvilloi një takim me strukturat e Departamentit për Sigurinë Publike dhe ato të DVP Tiranë, me qëllim dhënien e porosive në fillim të vitit të ri shkollor 2022-2023.
Gjatë takimit ka kërkuar angazhim, profesionalizëm, etikë dhe kulturë nga punonjësit e policisë që do të jenë të planëzuar me shërbim, pranë shkollave, në të gjithë vendin dhe kërkoi gjithashtu, kontroll nga eprorët e tyre për zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e masave.
Gjithashtu, kërkoi që ndryshe nga çdo vit tjetër, pranë shkollave, të jenë të planëzuar patrulla të përgjithshme, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ndihmës/specialistë të policimit në komunitet, të cilët do të monitorojnë qarkullimin e automjeteve në afërsi të shkollave dhe do të ndihmojnë nxënësit dhe prindërit, me qëllim vijimin e trafikut normal dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme rrugore.
Punonjësit e policisë rrugore do të jenë prezent në të gjitha akset rrugore, kryqëzime dhe rrethrrotullime, për të monitoruar dhe për të menaxhuar trafikun, me qëllim moskrijimin e bllokimit të lëvizjes së lirë të përdoruesve të rrugës nisur nga fluksi i lartë i automjeteve të prindërve, me të cilat do të çojnë fëmijët në shkolla.
Shefat e komisariateve të policisë që kanë nën juridiksion, shkollat me numrin më të lartë të nxënësve në shkallë vendi, të takohen me drejtuesit e shkollave, për të hartuar plane pune të përbashkëta, me qëllim koordinimin e veprimeve me drejtuesit e shkollave dhe me bordet e prindërve, për ndërhyrjen në kohë, për të eliminuar dhe për të parandaluar depërtimin e fenomeneve negative apo përshkallëzimin e konflikteve të mundshme në shkolla.
Shefat dhe ndihmës/specilistët e policimit në komunitet, çdo ditë do të mbajnë kontakte me drejtuesit e shkollave, qeveritë e nxënësve dhe oficerët e sigurisë në shkolla, për t’u njohur me situatën dhe do të marrin pjesë në çdo mbledhje të bordit të prindërve, që lidhet me çështje të sigurisë në shkolla.
Shërbimet e policisë rrugore dhe ato të patrullës së përgjithshme të mos ndalojnë dhe të mos ndëshkojnë me masa administrative prindërit që do të çojnë nxënësit në shkolla, por të ndërhyjnë për të ndihmuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe lëvizjen e sigurtë të nxënësve, nga njëri kah i rrugës në tjetrin.
Me qëllim eliminimin e bllokimit të rrugëve përpara shkollave, policia e shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e prindërve që të mirëkuptojnë dhe ndihmojnë punonjësit e policisë, për menaxhimin e trafikut rrugor.
Policia e shtetit uron nxënësit dhe stafet pedagogjike, sa më shumë suksese në vitin e ri shkollor dhe garanton prindërit dhe qytetarët se ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë në shkolla, përreth tyre dhe në të gjithë territorin e vendit.
Ftojmë qytetarët të mbështesin akoma më shumë dhe të denoncojnë në komisariatin dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri, duke ju garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Korçari i famshëm, Ilir Vrenozi i ka bërë thirrje krye...
Kryeministri Edi Rama deklaron se sistemet e pikave ku...
Presidenti Bajram Begaj, është kujtuar të komentojë su...
48-vjeçari Shpetim Sefa, i cili u arrestua me 14 gusht...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka bërë me dije se p...
Me rastin e përvjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit dh...
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemit TIMS në Shqipë...
Pas më shumë se 24 orësh bllokim, është rikthyer siste...
Kryeministri Edi Rama ka nisur një aksion për konfiski...
Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime dhe kalim...
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, thotë se sistemi TI...
Zv.Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe E...
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se nuk është vetëm streh...
Drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Et’Hemaj, ka folur...
Prej disa muajsh, opozita ka paralajmëruar nisjen e protes...
Eksperti Fabian Zhilla thotë se Shqipëria nuk është i ...
Pak kohë pasi CNA.al e shpalli në kërkim, numri dy i P...
Pas sulmit kibernetik ndaj portaleve qeveritare, haker...
Në 20 korrik të këtij viti, televizioni kombëtar "Top ...
Ministria e Brendshme ka bërë me dije se pas punës së ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...