VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...

Në qytetin e Pogradecit ka nisur puna për rehabilitimin e plotë të nënstacionit elektrik. Nënstacioni aktual është ndërtuar në vitin 1968, ndërsa i gjithë rrjeti elektrik ka një moshë mesatare 40-vjeçare. Me ndërhyrjen që tashmë ka nisur synohet modernizimi i këtij nënstacioni, duke rritur gjithashtu kapacitetin dhe fuqinë e tij për t’ju përgjigjur edhe zhvillimit të zonës.
Janë afro 40 mijë banorë të cilët do të përfitojnë nga ky investim, por edhe turistët e shumtë të cilët e vizitojnë Pogradecin gjatë gjithë vitit. Në këtë ndërhyrje parashikohet zëvendësimi i të gjitha pajisjeve aktuale të nënstacionit, si dhe dy transformatorëve, me pajisje të reja. Punimet do të përfundojnë në fund të këtij viti.
Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Administratorin e OSSH, Blendian Dalipi, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve.
“Ky rehabilitim që kemi nisur përbën një rikonfigurim total të nënstacionit. Do të kemi dy transformatorë të rinj nga 20 mega që minimalisht fuqia dhe kapaciteti i këtij nënstacioni trefishohet nga ajo që kemi sot. Sot kemi një fuqi prej 17 megash dhe në të ardhmen, pas një viti, do të kemi një nënstacion me 50 mega kapacitete të instaluara”, tha Dalipi.
Pas tri vitesh ndalim të investimeve, për shkak të tërmetit, pandemisë dhe krizës energjetike, tashmë OSHEE ka bërë gati planin dhe në shumë zona të vendit ka nisur zbatimi i projekteve për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike. Por, pavarësisht mungesës së investimeve, falë mirë menaxhimit, performanca e OSHEE ishte pozitive madje duke vijuar me uljen e humbjeve në rrjet.
Investimet e nisura, bëri të ditur ministrja Balluku, kanë në fokus fillimisht zonat urbane dhe veçanërisht ato turistike, për t’u shtrirë më tej edhe në zonat rurale të vendit.
“Ky është viti i parë që ne, pas të gjitha krizave që filluan me tërmetin e 2019 dhe pasuan me pandeminë dhe krizën energjetike, kemi një plan të mirë investimesh. Duke pasur një prioritet për zonat urbane, siç janë qytetet, sigurisht prioritet kryesor mbajnë ato qytete të cilat kanë dhe kapacitete turistike, duke qenë se turizmi ka qenë në vitin 2023 një nga sektorët më të suksesshëm, me 10 milionë vizitorë gjatë vitit dhe presim në 2024 mbi 13 milionë dhe sigurisht këto zona janë në fokusin tonë, siç është Pogradeci, Durrësi, Vlora apo dhe Ksamili. Por, nga ana tjetër, sipas një liste prioritare dalëngadalë ne do të futemi edhe në zonat rurale”, tha Balluku.
Ulja e humbjeve në rrjet mbetet një prioritet. Modernizimi dhe inovacioni i sistemit është një element kyç në këtë drejtim, i cili ndikon edhe në performancën e vetë kompanisë.
“Ne kemi një target të qartë që është ulja e humbjeve teknike në rrjet. Askush nuk duhet ta harrojë që i kemi marrë këto humbje teknike në vitin 2013 në nivelin 45% dhe sot jemi më pak se 19%. Synojmë që ta ulim dhe i gjithë plani i punës, gjithë koordinimi që duhet të ketë midis njësive, qoftë të OSSH-së, ashtu dhe të OST-së, në terren është që ne të kontribuojmë për uljen e këtyre humbjeve. Nga ana tjetër edhe modernizimi dhe inovacioni që do të vijë brenda ndërmarrjes ka pikërisht për synim këtë. Sepse me uljen teknike që ne përmendim shpesh duhet pasur parasysh që fillojmë dhe shëndoshim financiarisht kompaninë, duke i dhënë mundësinë kështu për të investuar më tej, qoftë në incentivimin e punonjësve, ashtu siç kemi bërë këtë vit duke rritur pagat me 30%”, u shpreh Balluku.
Investimi në nënstacionin e Pogradecit prek të gjithë qytetin, si dhe zonat turistik Drilon dhe Tushemisht. Nga ana e OSHEEE po investohet me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike edhe në zona të tjera të vendit./CNA
Policia e Shtetit ka publikuar një plan masash në lidhje m...
Europol gjatë një aksioni midis muajve prill dhe tetor...
Të mërkurën, më 15 shkurt, pritet të mbërrijë në Tiran...
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve lidhi së ...
CNA Media, një dritare mediatike që pasqyron punën e një e...
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se Prokuroria e Ti...
Dorëhiqet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Burgjev...
Tirana është veshur e tëra e kuqe në ditën e të dashuruarv...
Përfundon me sukses stërvitja kompaktësuese dimërore e Gru...
Kati i parë i shkollës Kushtrimi i Lirisë në Durrës ës...
Kryeministri Edi Rama është pritur nga Presidenti i Emirat...
14 shkurti njihet si dita e të dashuruarve. Çiftet në mbar...
Ekipi i ambasadës së SHBA-së në Tiranë ka pritur gjyqtarët...
Departamenti Amerikan i Shtetit zhvilloi këtë të martë një...
Këtë të mërkurë, datë 14 shkurt 2024, po ju njohim me titu...
Të paktën 40 kompjuterë janë infektuar me virusin që synonte...
"Preciosa", dyqani i markave më të njohura të orave, bizhu...
Në Tiranë, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim publik...
Gazetari Sokol Bregu dhe aktivistja Zhaklin Lekatari janë ...
Aktori i humorit, Visjan Ukcenaj ka ironizuar trafikun...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...