AGSH “shuplakë” ministrit/ “Ervin Hoxha sulmoi mediat, të tërheqë akuzat”
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas ...

Busti i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u vendos në sheshin qendror të komunës së Tuzit, në Mal të Zi me ceremoni kulturore dhe në praninë qytetarëve të Malit të Zi, nga hapësira mbarëshqiptare dhe të mërgimtarëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Njëri nga nismëtarët e vendosjese së bustit të heroit kombëtar, ish zyrtari vendor dhe nënkryetari aktual i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj tha se Gjergj Kastrioti do të rrijë krenar përballë Bratilës së Ded Gjon Lulit, ku gërshetohet me përpjekjet e Malësisë ndër shekuj për ta arritur lirinë kombëtare.
“Kjo është një ditë e veçantë jo vetëm për Malësinë, por për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Kemi Gjergj Kastriotin Skenderbeun përballë Bratilës ku për herë të parë u ngrit flamuri për herë të parë pas vdekjes së kryetrimit. Është e vërtetë një gjë e madhe dhe dua të falenderoj çdo njeri që ka vendos qoftë një guralec në këtë projekt madhështorë”, tha zoti Camaj.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, vuri në dukje se inagurimi i bustit rithekson vlerat e Gjergj Kastriotit si një udhërrëfyes i kombit shqiptar, kryehero dhe frymëzimi i qëndresës së tyre.
“Për shqiptarët në Malin e Zi është një ditë shumë e rëndësishme dhe me rëndësi historike për shqiptarët në Malin e Zi të cilët rrezikohen nga asimilimi. Simbolika e inagurimit të bustit në Malësi është një shenjë e zhvillimit të shqiptarëve dhe përforcon bashkimin rreth identitetit dhe vlerave kombëtare për të cilët ne jemi krenar”, tha zoti Nika,
Ndërkaq, përfaqësuesi i shoqatave të mërgimtarëve në SHBA, zoti Ndrek Gjolaj që kontribuan për ngritjen e bustit, ngjarjen e vlerësojnë si një festë të madhe për shqiptarët kudo që janë.
“Gëzuar Malësisë dhe mbarë malësorëve kudo që janë përmendoren e Gjergj Kastriotit që po vendoset sot dhe ta gëzojnë brez pas brezi”, tha zoti Gjolaj, kryetar i Shoqatës Malësia e Madhe në Detroit.
Pas ndarjes së Tuzit nga Komuna e Podgoricës dhe krijimi i një komune te re, Kuvendi i këtij qytetit njëzëri miratoi vendimin për ngritjen e shtatores së Skënderbeut që ishte një ëndërr e kahmotshme e komunitetit në këtë zonë.
Busti i shumëpritur i Gjergj Kastriotit u realizua në bashkëpunim me diasporën shqiptare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërkohë që sheshin e ri e financoi Republika e Shqipërisë./ VOA
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas ...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha reagoi ditën e sotme...
Gazetari Spartak Koka ka reaguar në lidhje me hetimet ...
Spitali Universitar i Traumës ka reaguar në lidhje me ...
Policia e Shtetit ka dhënë një reagim të gjatë në lidhje m...
At Ilia Kotnani ka dhënë mesazhin e tij nëpërmjet ekranit ...
Në 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në ceremoninë ...
Qyteti i Korçës e ka traditë prej vitesh që në Katedra...
Me rastin festave të Nëntorit, ashtu si çdo vit u mbajt në...
Ambasada e SHBA-së ka bërë një urim të veçantë teksa thotë...
Urim për Pavarësinë e Shqipërisë ka ardhur edhe nga Se...
Ka nisur ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë në kuad...
Këtë të enjte kombi shqiptar feston Ditën e Flamurit, si d...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për 11...
Sot, Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë. Më 28 nën...
Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar Integrimit të të Burgos...
SPAK ka zbuluar detaje për aplikacionin “SKY ECC”, të ...
Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...