web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ministria e Financave ia ka futur kot”/ Kryebashkiaku socialist “shpërthen” në komisionin e “Territoriales”

7 Shtator 2022, 11:26, Aktualitet CNA

“Ministria e Financave ia ka futur kot”/ Kryebashkiaku socialist

Komisioni për Reformën Territoriale është përfshirë nga debatet.

Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka debatuar me deputeten e PD-së, për numrin e punonjësve të bashkisë.

Sipas Ndreut, në Bashkinë e Lezhës paguhen 450 punonjës, por sipas Çupit, referuar një shkrese të Ministrisë së Finanacve janë 788 punonjës.

Debati Çupi-Ndreu

Ndreu: Janë 450 që paguhen.

Çupi: Janë 788.

Ndreu: Moj zonjë e ke gabim. Jam kryetari i bashkisë. Nuk ka shanse që të kemi 788 punonjës. Keni marrë shifrën e vjetër, nuk është administrata ime.

Çupi: Po është shkresa e Ministrisë së Financave.

Ndreu: Po tani do të më mbushësh mendjen mua. Ministria e Financave ia ka futur kot. Ajo është bashkë me funksionet e deleguara. Mbase nuk jeni marrë vesh, 700 e ca bëhen bashkë me funksionet e deleguara sepse janë rritur zjarrfikësit e edukatoret. Nëse do të ta sqaroj 610 kanë qenë mbi, para reformës dhe kanë qenë 300 e ca me kontrata provizore. Kur kam shkuar në punë ka qenë 1000 e ca. Borderonë e kam firmosur vetë. Është ulur numri me vendim këshilli. Janë vendimet aty, ua bëj prezent kur të doni. Unë jam kryetari i bashkisë, po flas me kompetencë, jo si në kafe. I ke mbledhur bashkë.

Denaj: Këshilltarët të marrin në vëmendje dhe të saktësojnë me shkrim.

Ndreu: Janë funksionet e deleguara që paguhen nga qeveria.

Denaj: Ja do e saktësojmë shkresën me këshilltaren./CNA.al





Lajmet e fundit nga