Terrorizmi me review-të kundër bizneseve/ Rama: Ato yje ndajnë Shqipërinë e dembelhaneve
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për terrorizmin me r...
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për terrorizmin me r...
Procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian dhe situata në vendet e përfshira në këtë proces, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor, janë tema kryesore e takimit të Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së, që mbahet të martën në Bruksel.
Në këtë takim, ministrat e bllokut kanë miratuar disa konkluzione për përparimin e vendeve në procesin e zgjerimit.
Sipas tekstit ministrat kanë përshëndetur përparimin që ka bërë Kosova në procesin e reformave, në forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, si dhe në luftën kundër korrupsionit, ndërsa kanë kërkuar nga vendi që të vazhdojë përpjekjet për luftë kundër krimit të organizuar.
Kosovës i është shprehur, po ashtu, mirënjohje për mbështetjen e qëndrimeve të BE-së ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë.
Në konkluzione shprehet mbështetja edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, si dhe pritja që çështja të përmbyllet sa më shpejt.
Nga Kosova, sikur edhe nga Serbia kërkohet që t’i shtojnë përpjekjet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me, siç thuhet, “besim të mirë dhe frymë të kompromisit”, për të arritur një marrëveshje ligjërisht obliguese.
Kërkohet që të dyja palët, pa vonesa, t’i respektojnë në tërësi të gjitha obligimet nga dialogu dhe të përmbahen nga veprimet apo deklaratat që nxisin tensione.
Në takimin e së martës ministrat e BE-së kanë arritur pajtim për t’i dhënë Bosnje e Hercegovinës statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Dhënia e statusit të kandidatit shoqërohet me kërkesat për Bosnje e Hercegovinën që të ndërmarrë hapa për forcimin e ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe menaxhimit të migracionit dhe të drejtave themelore.
BE-ja në këtë takim ka shprehur zhgënjim me Serbinë për ecjen prapa që ka bërë në përshtatjen e qëndrimeve të saj me ato të BE-së, sa u përket çështjeve të politikës së jashtme dhe sigurisë.
“Këshilli i BE-së shpreh keqardhje të thellë për ecjen prapa të Serbisë në përshtatje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, në veçanti kur është fjala për sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, si dhe veprimet e Serbisë në fushën e politikës së jashtme që shkojnë kundër qasjes së përbashkët të BE-së", thuhet në konkluza.
Në to, po ashtu, shprehet “pritja e madhe” e BE-së që Serbia t’i përmbushë obligimet që ka marrë përsipër në kuadër të kornizës negociuese me BE-në dhe të forcojë përshtatjen e saj me politikën e jashtme të BE-së dhe atë të sigurisë.
Serbia është vendi i vetëm në Ballkan që nuk i ka vënë sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Ministrat e BE-së kanë mirëpritur faktin që Qeveria e re e Serbisë e ka bërë integrimin në BE qëllim të sajin strategjik, por kanë kërkuar që kjo të ndiqet me veprime konkrete.
Me konkluzat që janë miratuar, mirëpritet edhe nisja e negociatave të anëtarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë, si dhe mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.
Në përgjithësi, vendeve të rajonit u është kërkuar që të angazhohen edhe më shumë në bashkëpunimin rajonal, forcimin e fqinjësisë së mirë dhe pajtimit.
Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat për anëtarësim në BE.
Derisa Bosnje e Hercegovina pritet të marrë statusin e vendit kandidat, Kosova pritet të aplikojë këtë javë për anëtarësim në bllokun evropian. Nga aplikimi për anëtarësim deri te marrja e statusit të vendit kandidat mund të kalojnë disa vite kohë./REL
Ish-ministri i drejtësisë, Aldo Bumçi, ka folur për me...
Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, u paraqit sot në...
“Konsolidimi i KLGJ dhe të Gjykatës së Lartë”, ishte aktiv...
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi gj...
Yuri Kim ka ashpërsuar tonet me politikën edhe pse nuk ka ...
Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me largimin e saj dhe debat...
Ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, është paraqitur sot në S...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka deklaruar se tashmë ja...
Prej disa ditësh moti i keq dhe reshjet e shumta kanë ...
Arben Krajës i mbaron mandati si drejtues i SPAK-ut në fun...
Gazetari Artan Hoxha në emisionin "Të Paekspozuarit" ka fol...
Prej disa ditësh situata në Veriun e Kosovës ka qenë e...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku foli mbrëmjen e sotme për...
Gazetarja Klodiana Lala ka kritikuar SPAK për dosjen e...
Analisti Neritan Sejamini komentoi deklaratën e minist...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar emrat e kandidatëve të...
Gazetari Artan Hoxha ka ngritur hije dyshimi në lidhje...
Biznesmeni Gjergj Luca dhe aktori i madh, Viktor Zhusti k...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është p...
Davide Pecorelli, 47 vjeç, biznesmeni nga San Giustino...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...