EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Kriza globale energjetike e shkaktuar nga sulmi rus ndaj Ukrainës po ndikon edhe tregun e makinave elektrike. Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, kostoja e funksionimit të makinave elektrike po u afrohet atyre që operojnë me karburant. Sipas ekspertëve, kjo mund të vonojë tranzicionin nga makinat me karburant tek ato elektrike.
Një nga argumentet më të forta në favor të makinave elektrike ka qenë kostoja e ulët e operimit të tyre krahasuar me ato që funksionojnë me karburant. Deri më tani, mendohej se kostoja e karikimit të makinave elektrike ishte shumë më e ulët se mbushja e atyre që operojnë me benzinë ose naftë.
Për shkak të krizës globale të energjisë, kostoja e energjisë elektrike në Britani është tetëfishuar që nga shkurti, thotë Zyra e Tregut të Karburantit dhe Energjisë Elektrike (Ofgem).
Si në pikat publike të karikimit në rrugë, autostrada dhe qendra tregtare, ashtu edhe në shtëpi, karikimi e një makineje elektrike ka qenë gjithnjë e më i shtrenjtë këtë vit.
Sipas kompanisë “RAC”, kostoja e karikimit të makinave elektrike u rrit me 42 për qind që nga maji në Britani.
"Në disa nga pikat më të sofistikuara, karikimi me energji elektrike mund të kushtojë më shumë sesa mbushja e një makine me naftë ose benzinë. Një nga arsyet e rritjes eksponenciale të shitjeve të makinave elektrike ka qenë kostoja më e ulët e operimit të tyre", thotë Jim Holder nga kompania Haymarket Automotive.
Ai thekson se karikimi i një makine elektrike në shtëpi do të vazhdojë të jetë më i lirë se mbushja me benzinë ose naftë, pavarësisht rritjes së kostos së energjisë.
"Çmimi i makinave elektrike është i lartë, por ju mund përfitoni nga masa të ndryshme stimuluese, si lehtësimet tatimore dhe kostoja me e ulët e funksionimit të tyre. Nëse e karikoni makinën elektrike në shtëpi, tani është pothuajse e sigurt që do të paguani më pak sesa për mbushjen e një makine që funksionon me benzinë ose naftë. Por sigurisht, nëse përdorni pikat publike të karikimit me shpejtësi të lartë, atëherë kostoja do të jetë shumë më e lartë", thotë ai.
Për shkak se kriza e energjisë mund t'i shkurajojë njerëzit të blejnë makina elektrike, kjo mund të ngadalësojë edhe tranzicionin e tregut drejt makinave elektrike.
"Mendoj se vështirësia reale është se kompanitë e prodhimit të makinave duhet të vazhdojnë të shesin makina elektrike në shifra shumë të larta për të qenë në gjendje të krijojnë tregun e makinave të përdorura, që më pas do t’u krijonte mundësitë për blerje të këtyre llojeve të makinave edhe familjeve me të ardhura më të ulëta. Ky është rreziku real. Çdo pauzë tani nuk po vonon vetëm tranzicionin në një afat të shkurtër, por edhe krijimin e një inventari të makinave elektrike me çmime më të përballueshme", thotë zoti Holder.
Sipas një sondazhi të organizatës “AA”, 63 për qind e 12,500 shoferëve të pyetur thanë se rritja e çmimeve të energjisë do t'i pengonte ata nga blerja e një makine elektrike./ VOA
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është rikthyer 4 v...
Saimir Korreshi, deputeti që ka tërhequr vëmendjen për...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, ka publikuar...
Prej kohësh fenomeni i emigrimit të shqiptarëve drejt Brit...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka dhënë një m...
Saimir Korreshi është një nga deputetët që është evide...
Shqipëria kohëve të fundit është shndërruar në një “viktim...
Zv.kryetari i Komisioni të Sigurisë, Ferdinand Xhaferaj, p...
Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri. Sipas EMsC, ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se përgjatë këti...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, u ka bërë thirrje shq...
Policia ka paraqitur bilancin e punës përgjatë kësaj jave,...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një konference, ku...
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ndonëse është “zhd...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë thirrje për një ndërhyrje...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar historinë e një të riu...
Një 20-vjeçar ka tronditur me rrëfimin e tij, si përdo...
30 ekspertë të huaj dhe vendas, shkencëtarë, akadem...
Akademiku Artan Fuga ka reaguar në lidhje me debatin e...
Migrantët shqiptarë me qëndrim të parregullt në vendet e B...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...